Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Speciale, zbulohet data kur do mbahet seanca e radhës

12 Korrik 2021, 18:45Rajoni TEMA

Më 21 korrik mbahet seanca e radhës në Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Mësohet se dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik në orën 14:30.

Ajo do të mbahet në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesve të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë.

Sipas njoftimit në Dhomat e Specializuara, palët e lartëpërmendura kanë të drejtë që deri me 16 korrik t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë apo në të kundërtën argumentimet do t’i japin vetëm në seancë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje