Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, tha se ky mision i sundimit të ligjit i BE-së në Kosovë, kishte për qëllim të hiqte nga skena politike, ata që i cilësoi si “peshq të mëdhenj”, ose ata persona, që ishin parë nga ky mision, si pengesë për dialogun Kosovë-Serbi.
Gjatë një raportimi para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Simmons tha se misioni i EULEX-it nuk ishte mision “i sundimit të ligjit, por ishte mision politik”.
“Pasi u emërova në këtë post (kryetar i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it), u takova në Prishtinë me shefin e operacioneve civile Kenneth Dean. Gjatë këtij takimi, ai ma bëri shumë të qartë qëllimin e misionit që të largojë nga jeta politike personat, që ai i përshkroi si ‘peshq të mëdhenj’. Gjatë asaj bisede ai më tha se dhe po citoj ‘pres të shoh gjyqtarët e EULEX-it që të dënojnë ata që akuzohen nga misioni’. Sipas tij, gjyqtarët e EULEX-it duhej ‘të luanin rolin e tyre’ që misioni të kishte sukses. Për mua ishte e qartë se suksesi do të matej me numrin e dënimeve”, tha Simmons.
Simmons tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte prioritet për EULEX-in.
“Ata që i dolën në rrugë procesit (të dialogut) u panë si pengues dhe duhej të largoheshin nga postet udhëheqëse”, tha ai.
Ai tha po ashtu tha se dënimet në rastet për krime lufte, siç ishte rasti i njohur si Kleçka dhe Drenica 1 dhe 2 – ku ishin të përfshirë figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – ishin parë nga Brukseli si kruciale për përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, ka nisur më 2011. Ky proces thuhet se ka për synim normalizimin e plotë ndërmjet dy shteteve.
Simmons tha se EULEX-i ka transferuar të dhëna në Serbi, që kishin të bënin me mizoritë e pretenduara të kryera nga serbët gjatë luftës. Ai tha se EULEX-i e dinte që Serbia nuk kishte vullnet për të hetuar dhe gjykuar këto raste.
Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Simmons po ashtu tha se EULEX-i asnjëherë nuk ka mohuar pretendimet e tij për korrupsion, duke shtuar se nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës duan të hapin hetim për EULEX-in, ai do të japë detaje lidhur me shumë raste.
Raportimi i Simmonsit, sipas juristëve në Kosovë nuk do të ketë ndonjë efekt juridik, pasi sipas tyre, zyrtarët e EULEX-it kanë imunitet dhe nuk mund të ndiqen penalisht nga institucionet kosovare për veprimet që mund t’i kenë kryer gjatë mandatit të tyre në Kosovë.
Ndryshe, që nga viti 2017 kur Simmons u largua nga misioni i EULEX-it, bëri akuza të shumta për keqpërdorime dhe ndikime politike në procese gjyqësore që udhëhiqeshin nga EULEX-i.
Një version krejt tjetër për akuzat e ish-gjyqtarit Simmons e ka Misioni Evropian për Sundim të Ligjit EULEX.
Në këtë mision kanë thënë se pas akuzave që bëri Simmons në vitin 2017, një ekip i pavarur hetimor i udhëhequr nga një gjykatës në pension i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë hetoi pretendimet e tij, por se ai dështoi që të mbështeste akuzat që kishte ngritur.
“Sidoqoftë kur iu dha mundësia për të mbështetur pretendimet e tij të ndryshme, Simmons dështoi që t’i ofrojë ekipit hetimor ndonjë provë që do të mbështesnin pretendimet e tij, përfshirë disa nga çështjet për të cilat ai tani ankohet, duke zgjedhur kështu që ankesat e tij t’i transmetojë në domenin publik”, kishte thënë EULEX-i.
Më tej misioni i EULEX-it thotë se Simmons ka dështuar në çdo përpjekje të tij ligjore që të vërtetojë akuzat për keqpërdorime në këtë mision dhe pretendimet e tij i quan “lajme të rreme”.
EULEX thotë se ish-gjyqtari Malcolm Simmons ka qenë vet subjekt i hetimeve të pavarura për akuza serioze për keqpërdorim gjatë kohës sa ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në këtë mision.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar qasje në raportin e hetimeve të zhvilluara nga Bashkimi Evropian ndaj ish-gjyqtarit Simmons si nga misioni i EULEX-it po ashtu nga Bashkimi Evropian.
Zyrtarët për informimin në kuadër të zyrës së Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, kanë sugjeruar që t’ju referohemi përgjigjeve të misionit të EULEX-it.
Ndërkohë, misioni i EULEX-it në Kosovë ka thënë se për shkak të konfidencialitetit nuk mund të ndajë raportin e hetimeve, por thonë se të gjeturat e hetimit i janë dorëzuar ish-gjyqtarit, Malcolm Simmons si dhe autoriteteve britanike të cilat sipas tyre duhet të vendosin nëse do të ketë ndonjë veprim ndaj zotit Simmons apo jo.
Juristi Ehat Miftaraj, njëherësh drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, beson se raportimi i ish-gjyqtarit Simmons ka për qëllim vetëm informimin pasi sipas tij, bazuar në marrëveshjen e Kosovës me BE-në sa i takon EULEX-it, prokurorë e gjyqtarë të EULEX-it kanë pasur imunitet.
Si rrjedhojë, sipas Miftarajt, institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë kompetencë për të zhvilluar çfarëdo hetimi penal apo administrativ në këtë rast.
EULEX u godit nga akuza për keqpërdorime edhe nga zyrtarë të tjerë që kishin punuar në këtë mision.
Akuza për keqpërdorime dhe korrupsion kishte ngritur edhe ish-prokurorja britanike, Maria Bamieh. Ajo akuzoi këtë mision për largimin të padrejtë nga puna pasi bëri akuza për korrupsion kundër prokurorëve dhe gjykatëseve ndërkombëtarë që shërbenin në Kosovë.
Bamieh pretendonte se kishte qenë në njohuri se si një gjyqtar i EULEX-it kishte pranuar rreth 300 mijë euro në kompensim për të liruar nga akuzat një ish-zyrtar të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pas largimit nga ky mision, Bamieh ka vazhduar betejën e saj ligjore kundër EULEX-it në Britani të Madhe.
EULEX është misioni më i madh i dërguar jashtë vendi nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i EULEX-it është t’i mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë.
Që nga ardhja në Kosovë në vitin 2008 ky mision i ka kushtuar BE-së qindra miliona euro. Bazuar në vendimin e fundit të mekanizmave të BE-së, EULEX-i ka mandat deri më 14 qershor, 2023 duke pasur një mandat të kufizuar.
JO te gjithe gjyqtaret e eulex apo unmik Kane qene antikosovar,kete e deshmon edhe Simmons,ne fakt e ka deshmuar edhe me pare dhe ne shume raste nuk eshte ber noter i urdherave politik si dikur shume gjykates JO vetem te huaj por mjerisht edhe kinse shqiptar, por sa do e pranojne udheheqesi e sotem te kosoves sidomos presednike osmanka por edhe kurti e shumica e qeveritareve te kosoves, sepse populli mjerisht eshte kthyer ne dele dhe ka menduar se osmanka dhe kurti do u japin te hane me luge dukati, sidoqofte çdo popull meriton ate qe kerkon, e kosova (nje pjese) mjerisht kishte shume udbash qe Kane flliqur gjithandej rracen dhe tash Jane te kenaqur ti shofin ne burg armiqt e serbise e ne pushtet pjellen e tyre, po le te “durojnee” edhe pak sa serbia me eulex dhe unmik ti shtrijne rrrnjet ployesisht dhe do shifni osmanken e kurtin duke vallzuar me vuqiqin e llajqakun vallen e bashkim vllaznimit.
Puna eshte e ngaterruar.
Me sa duket nga ky shkrim, EULEKS eshte nje organizme evropiane e korruptuar. Zyrtaret e EULEKS kane patur qellim te perfitojne euro nga Serbia, apo kushdo qe paguan… Dihet qe Serbia eshte nje shtet qe e ka bere Kosoven rrumpalle, nepermjet korrupsionit te lidereve shqiptare. Kete ajo po zbaton edhe me lideret e EULEKSIT…
EULEKSI dhe lideret e saj kane punuar vetem per interesin e tyre dhe kane paraqitur te dhenat sipas paguesit. Meqe Serbia ka paguar me shume, ata e kane favorizuar ate dhe kane fshehur dokumentat. Rasti tipik eshte edhe Basha, qe nuk ben perjashtim nga ky llum evropian i grumbulluar ne EULEKS.
Jo me kote Evropa dhe Amerika ka vene ne pikepyetje EULEKSIN… Jo me kote edhe Kosova kerkon qe EULEKS te largohet…
Edhe ate qe thote ky i ashtuquajtur Simmons se EULEKSI ka pastrar politiken kosovare nga ata qe nuk kane dashur diallogun, nuk eshte e vertete. I pari qe ka sabutuar diallogun ka qene Kurti…. Ata zevendesuan Hashimin me Kurtin jo per te ndihmuar diallogun, por per te goditur UCK. Me kete rast ata i kane sherbyer Serbise. Ne kete muteri te EULEKSIT, Kurti ka qene figura me e pershtatshme per te plotesuar kerkesat e serbit.
Serbi vazhdon te paguaje spiunet e vet dhe ne shqiptaret “merremi” me politike.
Kosovaret i besojne Kurtit se ai eshte i varfer dhe nuk ka pare ne banke. Ne ketej i besojme Bashes se do beje demokraci… Si Kurti dhe Basha genjejne. Kurti nuk i pergjigjet direkt pyetjes se me cfare te ardhurash ai mban familjen ne Norvegji dhe Basha nuk jep spjegime per kaseten…
Te dy jane “ushtare” te EULEKSIT, qe i sherbejne atij qe paguan me shume…
Te na e rruaje ky EULEKSI, sepse po te mos ishte KFOR, Kosova do ishte prone e serbit me administrator Bashen dhe Kurtin. Saliu mungon nga lista, per arsye moshe, por edhe sepse ka rene ne depresion nga “non grate” amerikane. Iliri merret me betejen kunder Amerikes ne Malim me Gropa. Rama ky “shkop i gjate” nuk di se nga ta kapi…Rrumpalle e vertete!