Fjalimi në Gjuhën Shqipe, Zaev: Pres sqarime nga Xhaferi

10 Korrik 2021, 19:12Rajoni TEMA

A e kanë provokuar deputetët bullgarë ose ka tjetër arsye që në një nga tre sesionet e Parlamentit Evropian në të cilat mbajti fjalim, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, u drejtua në gjuhën e tij amtare, në vend të gjuhës maqedonase që është zyrtare në komunikimin ndërkombëtar, do të duhet të  sqarojë vetë ai, nga pozita e “rojes” kryesore të Kushtetutës, siç thotë Kryeministri Zoran Zaev.

“Talat Xhaferi në kundërshtim me Kushtetutën ka mbajtur fjalim në Parlamentin Evropian  dhe është e saktë të thuhet se ka pasur tre sesione, në dy sesione ka folur në gjuhën maqedonase, në të tretin ka folur në gjuhën shqipe, i provokuar nga disa individë nga Bullgaria fqinje, të cilët kanë thënë se do të bëjnë bashkim të gjuhëve tona, që assesi nuk është e vërtetë. Po, kemi gjuhë të ngjashme, por të  ndryshme dhe të njohura ndërkombëtarisht. Nuk do të kërkoj përgjegjësi, sepse pres pikërisht nga Kryetari i Kuvendit ta sqarojë atë që ka ndodhur atje.”

Xhaferi në një  intervistë televizive pjesërisht ka sqaruar pse është shërbyer me gjuhën që e njeh më së miri.

“Mbetem në qëndrimin se nuk e kam shkelur Kushtetutën dhe se askujt nuk i kam lejuar festë në Komisionin për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian. Duke pasur parasysh të gjitha zhvillimet nuk kam lejuar festë dhe kam vlerësuar se është më e përshtatshme të drejtohem në gjuhën që e njoh më së miri, ndërsa kjo është gjuha ime amtare. E njoh edhe gjuhën zyrtare, përkatësisht gjuhën letrare maqedonase.”

Partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe “E Majta”, në Kuvend, tashmë kanë paralajmëruar interpelancë për Kryeparlamentarin, me pretendime se e ka shkelur Kushtetutën. Profesoresha në Fakultetin e Drejtësisë, Tanja Karakamisheva, në këtë kontekst përmes rrjeteve sociale i ka bërë thirrje.

“Xhaferi, të thirresh në të drejta natyrore në shtet të rregulluar juridikisht nuk është arsyetim! Është turp për ty kjo që e flet! Sikur je jurist!”

Në nenin 7 të Kushtetutës me amendamentet kushtetuese, që kanë dalë nga Marrëveshja Kornizë e vitit 2001 është rregulluar përdorimi i gjuhëve të bashkësive në nivel lokal dhe në institucionet shtetërore, për çka përbërja e mëparshme e Kuvendit ka miratuar edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Gjuha maqedonase mbetet zyrtare kur bëhet fjalë për komunikimin ndërkombëtar.

24 komente në “Fjalimi në Gjuhën Shqipe, Zaev: Pres sqarime nga Xhaferi”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Zaev mos u habit, keshtu ndodh kur turkun Talat e ul ne shtepine tende,madje ai se shpejti do te te nxjerre edhe nga shtepia,duke luajtur
    ….. autocthonus!!!

    1. Bimi says:

      O ti dylber asfalie…shkollohu ca se kur te bien bithet nga mosha kush do te mbaje me evro pastaja

      1. shqipo says:

        Pisoglendi Sunit ti beje te fala turku Karamanli, qe erdhi nga Turqia dhe zuri vendet e arvaniteve! Por atij dhe Kara-ve te tjere si ai, u ka dale boja … Te mos flasim per Karatzaferis dhe Kazantzidhis e me rradhe!

    2. Barut Flaka says:

      Hahahaha: Sa bukur qe e shkruan gjuhen me te bukur ne bot e cila eshte nena e te gjithe gjuheve. Kurse une nuk e di qe egziston gjuhe “greke” apo maqedonse ne kete bot. Te fala jonulles o “ grek” nga halli.

    3. Fatosi-kosove says:

      Per sunitin, e mo te lumt o i mjer do mbahesh mend si i vetmi majmun ne bote qe di te shkruashe shqip,ne fakt qe di te ofendosh e fyen shqiptaret vetem se duan veten e tyre dhe respektojne te tjeret per dallim nga ta,kurse Ty ste prehet dam thuhet nga anet tona shko gjurmo ndoj banane diku dhe vazhdo kangen me zaevin qe sdo ishte kurre kryeminister pa Xhaferin dhe shqiptaret.

    4. E says:

      Xhaferri eshte autokton ne trjet e tija.Po ju koloneve grek te ardhur nga Lindja e Mesme ju ka ardhur momenti te falenderoni Arberoret qe ju pranuan ne trojet e tyre dhe te kerkoni falje per trillimet tuaja gjate gjithe historise.

    5. Tyli says:

      I mbajte ere janulles sot …. He sunit monster mbetje turko sllave ishe me pushime ca dit sa te harroj skandali i monstres.

  2. Jon says:

    Shume korrekte kerkesa e Zaev. Nese Kushtetuta e Maqedonise se Veriut shprehet se ne komunikim nderkombetar perdoret gjuha e Maqedonise se Veriut, atehere z.Xhaferri duhet ta respektoje kete. Nuk ngeli patriotizmi per tu treguar ne te tilla raste dhe per te provokuar bashkejetuesit e nje kombesie tjeter. Nese Xhaferri dhe Shqiptaret e tjere jane vertete patriote, te bashkohen dhe te dalin te gjithe si koalicion dhe jo si zogjte e korbit. Turp z.Xhaferri qe ben te tilla provokime dhe i jep shans vmro-dpmne qe te kerkoje interpelance duke i krijuar edhe probleme Zaevit dhe duke cuar uje te Partia pro-ruse e Gruevskit.

    1. shqipo says:

      Ore kaqol, edhe zevendes/kryeministrat apo ministrat shqiptaro-makedonas sot dhe me pare, kane perdorur shqipen ne komunikimet me nderkombetaret. Kjo eshte e sigurte 100%, pra nuk eshte hera e pare, prandaj reagimi i politikes ne MV eshte thjeshte “per te kaluar kohen”! Nese ka ende ndonje pengese ligjore, duhet menjehere te behen ndryshimet ligjore per heqjen e pengesave. Gjuha shqipe eshte gjuha e makedonasve te lashte te Lekes se Math, ndersa sllavishtja eshte gjuha e ardhacakeve bullgare te shek VII-te e.s.
      Ndersa ne rastin ne fjale, Kryetari i Kuvendit te Makedonise se Veriut, duke perdorur gjuhen shqipe ne perfaqesim nderkombetar, i ka treguar bullgareve se shteti ne fjale MV eshte shtet jo vetem i bullgareve perendimore (te ashtuquajturve sllavo-makedonas) por edhe i shqiptaro-makedonasve dhe se ky shtet ka dy gjuhe zyrtare, jo vetem bullgarishto-perendimoren (sllavomakedonishten) por edhe shqipen e vjeter te vendasve! Pra bullgaret kur perballen me Republiken e Makedonise se Veriut, kane te bejne jo vetem me sivellezerit e tyre bullgare (qe refuzojne te thone se jane te tille duke pretenduar se jane “makedonas”) por edhe me shqiptaret, qe jane pasardhesit e makedonasve te lashte! Tashme bullgaret e moren mesazhin!

  3. ben says:

    Kushtetuta e bythes. Bullgaro-maqedonasit e kane gjuhen shqipe, gjuhe zyrtare, prandaj mos hane mut kot.
    Zoteria eshte shqiptar dhe ka folur ne gjuhen e tij amtare.
    Njesoj si Kanadaja ku perfaqesuesit e saj ne bote mundet te flasin anglisht ose frengjisht, gjithmone ne perputhje me gjuhet qe njihen nga vendet ku ato shkojne.

  4. Bimi says:

    Z. Xhaferri burr me kulture me sa duket…shqipja eshte e vetmja gjuhe qe justifikon ekzistencen e atij shteti te sajuar
    Mos te ishte shqipja dhe shqiptaret mbeteshin vetem placka e vjedhur lart e poshte nga barinjte sllavo mongole

  5. What says:

    What?gjuhe maqedonese?apo bullgare!

  6. What says:

    What?gjuhe maqedonese?apo bullgare!!!!!!!Shqipe

    1. aleko says:

      Gjusem per gjysem me shqipetare dhe maqedonas eshte ky shtet dhe ende ne kete vend diskotohet per perdorimin zyrtare te gjuhes shqipe…Cfare tmerri!…

  7. What says:

    What?gjuhe maqedonese?apo bullgare!!!!!!!Shqipes po i vjen koha

  8. drilon says:

    Kafsheri Ballkanese, cte keqe ka te flasesh ne gjuhen antare, mire e kane Bullgaret Maqedonia eshte nje shtet qe perbehet nga grek, bullgar e shqipetar…
    Ky komentusi qe shan turqit duhet te jete shpellar kompler RRK.

    1. Undefined says:

      Ku jane “greket” ne Maqedoni….???? Edhe ne kufirin…maqedino-grek….ne fshatrat kufitare flitet vetem shqip e sllavish…..ku “leshin” jane keta “greke”….kur dhe vete…maqedonasit….e pjeses se Greqise flasin ne Shtepite e tyre….sllavisht….

    2. informacion says:

      o Driloooooooooon, nuk ka asnje “grek” as ne Makedonine e Veriut e as ne Makedonine e Jugut.

  9. Adriatik says:

    O Jon, po përpara 2001shit ç’fare thoshte kushtetuta e Maqedonisë? Sa te drejta kishin Shqiptarët? A nuk u shkel kushtetuta kur plasi lufta per të drejta te barabarta? Ku eshte barazia kur ti i flet dikujt ne gjuhën tënde ndersa une nuk mundem te flas në gjuhën time dhe me detyron te flas ne gjuhen tende?
    Mentaliteti juaj është mentalitet skllavi.
    Sbato rregulloren dhe mbaj koken poshte!

  10. Ren says:

    Shume mire, ka folur ne maqedonisht (si do zaevi ) por ka folur edhe ne gjuhen e VETE shqipe qe e njeh me mire, pse do te ndalosh gjuhen time ti a si ? ! Atehere je nje dhunues . Fatkeqesi per ndonje tradhtar llapaqen qe mohon gjuhen dhe identitetin e vete

  11. ymer janulla says:

    Ju lumtë zoti talat. Shqiptarët janë vendasit në shtetin artificial maqedonas. Durim dhe punë. Do vijë koha që maqedonia do bëhet shqiptare, ashtu siç ka qenë

  12. Undefined says:

    Shqiptaret e te gjithe trevave te mbetura jasht kufive….flasin shqipen pervec……buceve arvanitase…..

    1. shqipo says:

      Edhe arvanitet flasin shqipen …

    2. shqipo says:

      … edhe arnautet e Turqise flasin shqipen …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje