Korrupsioni në Ballkan, është “miku besnik” i Rusisë

9 Korrik 2021, 13:44Rajoni TEMA

Nga Stephen Blank, Center for European Policy Analysis

Ballkani mbetet skena kryesore në betejën shumëplanëshe të Rusisë kundër Evropës. Serbia është pa dyshim objektivi kryesor i këtij rivaliteti për shkak të madhësisë, vendndodhjes dhe historisë së saj. Që të gjitha këto e bëjnë atë elementin qendror strategjik të Ballkanit.

Moska ka nxitur grushte shteti në Ballkan, ka filluar një luftë masive të informacionit kundër Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka krijuar leva të qëndrueshme ndikimi me mediat e rajonit, ka synuar sistematikisht kontrollin e linjave energjitike të rajonit, duke fshehur korrupsionin zyrtar të shumë-përhapur, duke përhapur narrativat historiko-fetare të rreme në të gjithë rajonin, dhe po punon për ta projektuar fuqinë e vet ushtarake atje.

Ajo e ka bërë këtë duke kërkuar ndërtimin e një baze ushtarake në Maline Zi, duke kërcënuar rregullisht platformat energjetike rumune në Detin e Zi, dhe duke ndërtuar një të ashtuquajtur qendër humanitare në Nish të Serbisë (edhe pse pavarësisht presionit rus, Beogradi ka refuzuar me të drejtë t’i japë kësaj qendre statusin diplomatik).

Në këtë përplasje të pafundme, korrupsioni i përhapur i zyrtarëve në Ballkan, mbetet një nga “armët” më të testuara dhe të vërteta në arsenalin e Rusisë.Në sektorin e mbrojtjes, korrupsioni zyrtar minon perspektivat e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, duke i tunduar zyrtarët që të arrijnë marrëveshje të errëta me Rusinë apo aktorët e tjerë dashakeq, si për shembull terroristët, duke i bërë ata të prekshëm ndaj shantazheve ruse.

Po ashtu ata i pengon bashkëpunimin me SHBA-në, pasi krijon varësi nga armët ruse, të cilat shërbejnë shpesh si një mjet për nënshtrimin ndaj Kremlinit të ushtrisë dhe qeverisë në këto vende. Raportet e fundit tregojnë se ka arsye të forta për t’u shqetësuar, duke pasur parasysh faktin se Ministri serb i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojša Stefanović dhe familja e tij, janë përfshirë në akte të mundshme korruptive.

Në mënyrë të veçantë, agjencitë qeveritare serbe kanë zbuluar se babai i Stefanović bleu armë me çmime preferenciale nga prodhuesi shtetëror rus i armëve, Krusik, dhe më pas i shiti me çmime të larta, duke siguruar një licencë për eksportin e armëve në kohën kur djali i tij ishte Ministër i Brendshëm.

Ndërkohë babai i ministrit pretendohet se i eksportoi këto armë në SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, ndërsa disa prej tyre përfunduan në duart e islamikëve radikalë në Jemen. Aktualisht,Serbia po negocion me BE-në anëtarësimin në këtë organizatë.

Por bisedimet po ecin shumë ngadalë, sidomos për shkak të mbështetjes ruse ndaj opozitës serbe, e cila refuzon lidhjet më të forta me Perëndimin. Nëse Serbia do të lëvizte në mënyrë të vendosur në kampin e demokracive perëndimore, atëherë të gjitha shtetet e Ballkanit do të lëviznin drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, dhe integrimi i Evropës përgjatë vijave demokratike do të çonte drejt një hapi të madh përpara.

Skandali Stefanović tregon se nëse Serbia dëshiron vërtet që t’i afrohet BE-së dhe NATO-s, duhet të spastrojë nga të korruptuarit Ministrinë e saj të Mbrojtjes. Këto raporte sugjerojnë gjithashtu se udhëheqësit serbë, janë gjithnjë e më të gatshëm të heqin dorë nga mbështetësi i tyre i dikurshëm.

Në raporte të tilla të vërteta, SHBA-ja dhe BE-ja duhet që ta inkurajojnë një veprim të tillë, në mënyrë që të lehtësojnë afrimin me Serbinë. Rusia është e vendosur që të diskreditojë demokracinë dhe ta ndalë integrimin evropian.

Një Evropë e integruar demokratike, e plotë dhe e lirë, ka qenë prej kohësh makthi i Kremlinit, për shkak të pasojave që mund të sjellë për stabilitetin e kleptokracisë së Vladimir Putinit. Sergei Ivanov, ish-Ministër i Mbrojtjes dhe shefi i kabinetit të presidentit rus Putin, deklaroi për “Financial Times” se demokracia ishte një “bardak”, pra një bordello kaotike. Por në të njëjtën kohë, një diplomat serb më tha vite më parë se shumë zyrtarë në qeverinë serbe do t`i mirëprisnin lidhjet më të ngushta me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.

Në fakt, bashkëpunimi NATO-Serbi dhe SHBA-Serbi është më i fortë se sa mund të shihet në pamje të parë. Por këto lidhje mbeten të panjohura për publikun e gjerë, edhe për shkak të luftës së fortë informative të Rusisë kundër SHBA-së dhe NATO-s, dhe fshehjes së përfitimeve të një bashkëpunimi më të madh me Perëndimin.

Kjo fushatë është një pengesë e madhe e Rusisë për pasjen e marrëdhënieve më të ngushta SHBA-Serbi. Ajo i fryn zemërimit mbi ngjarjet e dikurshme, si fushata ajrore e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, duke injoruar përfitimet nga zhvillimi demokratik për popullin e Serbisë 2 dekadat e fundit.

Korrupsioni zyrtarëve të lartë i shërben po aq mirë komprometimit të politikën serbe, mbajtjes ndezur të konflikteve ballkanike, sidomos mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë, dhe  e lejon Rusinë që të vazhdojë aktivitetet e saj destabilizuese në të gjithë rajonin.

SHBA-ja dhe BE-ja mund të bëjnë më shumë për të promovuar përmirësimin e qeverisjes Serbe, dhe për të pasur lidhje më të ngushta me të. Presidenti Joe Biden, që e njeh mirë Ballkanin, duhet ta pranojë ftesën e Aleksandar Vučić për të vizituar Serbinë, dhe kur të shkojë atje ta bëjë të qartë se një sektor i korruptuar i mbrojtjes po e mban Serbinë larg aspiratave të saj evropiane.

Biden duhet t’i shesë Serbisë, ashtu si kompanitë evropiane, armët e nevojshme për të përmirësuar ushtrinë dhe për ta pasur atë në standardet e kërkuara nga NATO, dhe për të zvogëluar ndikimin rus atje.

Gjeste të tilla do të shtonin përfitimet e publikut serb nga lidhjet me NATO. Aktualisht opinioni publik e vlerëson bashkëpunimin me NATO-n, por kundërshton fuqimisht anëtarësimin në këtë aleancë.

Nga ana tjetër, këto gjeste do të forconin pozitat e mbështetësve të integrimit me Perëndimin, të cilët më pas mund t’i ofrojnë qytetarëve prova të prekshme të përfitimeve nga ky integrim. Nga ana tjetër, kjo mund të inkurajojë emërimin e njerëzve të rinj në Ministrinë e Mbrojtjes dhe gjetkë, për të promovuar një cikël të virtytshëm të qeverisjes së përmirësuar dhe të nxisë simpatinë për BE-në dhe NATO-n.

Ekspertët e dinë se strategjia e zakonshme e Perëndimit me rajonin nuk do të funksionojë më. Kjo vlen si për Beogradin ashtu edhe për kryeqytetet e tjera të Ballkanit, po aq sa vlen edhe për BE-në dhe NATO-n.

Modeli aktual ushqen korrupsionin, për të cilin akuzohet sot Stefanović, dukuri kjo që e përshkon të gjithë rajonin, duke qenë një ndër pengesat më të vështira për përparimin e Ballkanit. Ky model duhet çrrënjosur, sepse nëse lejohet lulëzimi i korrupsionit, kjo jo vetëm që do të minojë qeverisjen e mirë në Ballkan, por edhe paqen që mezi u arrit në rajon. Dhe ky do të ishte një çmim shumë i lartë për t’u paguar. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

4 komente në “Korrupsioni në Ballkan, është “miku besnik” i Rusisë”

  1. sumatra says:

    Po tamam se edhe ai amerikani i ri qe u perzje ne punet e Gerdecit rus ishte. hahahahahaaaaa

  2. Jon says:

    Nuk eshte e plote. Rusia nxit korrupsion kudo, edhe ne EU edhe ne USA.

    1. xenisllobos says:

      Sakt! Rusia dhe Kina jane shtete rrugaçërie. Janë banditet dhe piratet e kohërave moderne. Kremnlini eshte centrali i kleptokracise gjigande ne Rusi.

  3. Mashtrusi kapxhi says:

    “L’Europa ricatta l’Ungheria e stende tappeti rossi a Erdogan”
    Un giornale turco, critico del presidente-sultano, contro Merkel e Rutte. Minacciano Orban di togliergli il Recovery e alle spalle degli altri paesi europei danno il doppio dei soldi ad Ankara

    Giulio Meotti
    2 hr ago
    9

    “È iniziata una nuova era nei legami dell’UE con il presidente Erdogan sulla scia del vertice che si è tenuto a Bruxelles il 24-25 giugno. L’UE ha accettato di fornire 3 miliardi di euro di sostegno finanziario alla Turchia”. Così scrive il giornale turco critico di Erdogan, Duvar. “Merkel e il suo governo, così come l’UE, sono stati in contrasto con il primo ministro ungherese Orban sui diritti LGBTI, mentre hanno scelto di rimanere in silenzio contro Erdogan e la posizione dura del suo governo sui diritti LGBTI. L’UE, che si è opposta alla Russia e alla Bielorussia per la libertà di stampa, non dice nulla che il governo Erdogan criminalizza i giornalisti e che la Turchia è uno dei paesi al mondo col maggior numero di giornalisti in arresto”. Duvar è spietato nella sua analisi: “La Merkel è il più importante sostenitore di Erdogan nell’UE ed Erdogan lo sa, ovviamente”.

    Nelle scorse ore, il giornalista turco Erk Acarer, molto duro con il presidente turco e fuggito nel 2017 dal suo paese perché perseguitato, è stato attaccato e aggredito fuori da casa sua, a Berlino. “Sono fascisti e islamisti di Akp e Mhp”, ha commentato su Twitter. Can Dündar, ex direttore del giornale Cumhuriyet, anche lui in esilio in Germania, ha detto: “Un messaggio chiaro di Erdogan”. E’ lo stesso Can Dündar che in una intervista a El Periodico spagnolo ha attaccato il doppio standard della UE: “E’ un’enorme delusione per tutte le forze democratiche in Turchia che credono nella democrazia, negli standard europei, nella libertà di stampa, nell’uguaglianza tra uomini e donne e nella laicità. Ci aspettavamo che l’Unione Europea appoggiasse i combattenti per la libertà in Turchia, invece preferisce dare il suo appoggio a Erdogan nel momento peggiore della sua carriera politica. Angela Merkel ha visitato la Turchia più di ogni altro paese negli ultimi anni. Perché non ha incontrato membri dell’opposizione?”.

    Il resoconto delle frenetiche trattative a Bruxelles fra Europa e Turchia viene da Hugo Brady del Centro internazionale per lo sviluppo delle politiche migratorie di Vienna (ICMPD) ed ex consigliere di Donald Tusk, che in un lungo scritto pubblicato dal Groupe d’études géopolitiques spiega: “La Cancelliera Merkel e il suo alleato Mark Rutte, il primo ministro olandese, hanno deciso di giocarsi il tutto per tutto. Alla vigilia di una riunione a Bruxelles per firmare un accordo praticamente pronto tra Europa e Turchia, Rutte ha offerto unilateralmente alla Turchia il doppio dello stanziamento previsto (6 miliardi di euro), oltre a un ulteriore scambio di profughi, che prevedeva che l’Europa avrebbe reinsediato un siriano per ogni richiedente asilo rimandato in Turchia dalla Grecia. Gli altri leader erano furiosi. Merkel e Rutte avevano segretamente concesso condizioni migliori alla Turchia alle loro spalle”. L’Olanda, che oggi dice all’Ungheria che può lasciare la UE, è uno dei paesi che più premono per l’ingresso della Turchia nella stessa UE.

    Contro questa ipocrisia si accanisce anche Valérie Toranian, direttrice della Revue des deus mondes: “Avremmo voluto che l’UE lanciasse le stesse grida di indignazione quando la polizia di Erdogan ha represso la Marcia del Pride a Istanbul sabato scorso. Ma i colloqui in vista del riavvicinamento con la Turchia all’ultimo vertice europeo hanno rivelato altre priorità: un nuovo assegno da miliardi di euro per fermare l’arrivo dei migranti. L’arcobaleno LGBT può aspettare. Dopotutto, la Turchia non fa (ancora) parte dell’Europa. L’Ungheria continua a irritare gli Stati membri: doveva esplodere un giorno”. Ursula Von Der Leyen, presidente della Commissione UE, torna a definire “vergognosa” la legge ungherese e a tacere sulla Turchia, dove appena lo scorso aprile era stata lasciata da Erdogan senza sedia nel summit di Ankara. Va da sé che a nessuno in Europa o alla Uefa sia venuto in mente di colorare uno stadio quando la Turchia giocava agli Europei di calcio, per giunta nei giorni in cui la Turchia usciva dalla Convenzione per la difesa dei diritti delle donne.

    E mentre staccavano un consistente assegno al ricattatore Erdogan, a Bruxelles ricattavano l’Ungheria di sospendergli i fondi del Recovery. I famosi “valori” di una Europa che trasforma il premier di un paese membro in un dittatore e tratta un vero dittatore (Mario Draghi non aveva chiamato così Erdogan?) che vorrebbe fare entrare nella UE come un sincero democratico.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje