Një prokuror publik në veri të Greqisë la të lirë dy persona të arrestuar për trafik droge, pasi autoritetet pranuan se substanca e bardhë e sekuestruar në makinën e tyre ishte pudër adezivi dhe jo kokainë.
Sipas asaj që raporton e përditshmja Kathimerini, prokuroria tërhoqi akuzat për posedim dhe trafik droge kundrejt dy shqiptarëve të moshës 38 dhe 44 vjeç, pasi këta të fundit dolën në gjykatë të mërkurën në qytetin verior të Selanikut.
Një laborator shtetëror ku u analizua pudra tha se substanca e sekuestruar nga policia, që fillimisht u besua se ishte kokainë, në fakt ishte pudër për ngjitjen e drurit, pjesërisht e kristalizuar për shkak të temperaturës së lartë në bagazhin e makinës së tyre.
Dy shqiptarët u mbajtën të ndaluar për 2 ditë, ndërsa autoritetet konfiskuan telefonat e tyre celularë, makinën dhe 2,900 euro, që dyshonin se ishin përfitime nga trafiku i drogës.
Megjithatë, kur u vërtetua se në fakt pluhuri i bardhë nuk ishte kokainë, dy shqiptarët u lanë të lirë dhe iu kthyen edhe sendet e tyre.
Jam i sigurt se shqipot ne fjale, kishin edhe kokaine ne makine, por e kishin fshehur mire, duke vene ngjitesen e drurit si kamufllazh…(!!!???)
O Nik leshi po pse more vjell helm more dhe nuk gezohesh qe vellezêrit tanë dolen td paster si kujton ti se i fali policia , ti qenke nje non qire dhe nje djal shkerdhat rri urt se do hash ndonje tulle mbas koke me kete akuze te dyte qe i ben atyre. Policia greke duhet ti kerkoje falje publike dhe duhen te dem shperblehen.