Si pjesë e marrëveshjes së koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut është një klauzolë se cila i garanton shqiptarëve postin e kryeministrit në vitin e fundit të mandatit.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha në një intervistë ekskluzive në A2 CNN se kjo pjesë e marrëveshjes do të përmbushet, qoftë edhe për një ditë të vetme.
“Ka qenë strategji e jona të thyejmë këto “kështjella të qeverisjes” në baza etnike. Ju e dini çfarë ndodhi kur u zgjodh për herë të parë kryetari i parlamentit shqiptar. Kur u zgjodh për herë të dytë nuk ishte më lajm për shkak se u bë pjesë e normalitet, që ky shtet është i përbashkët i maqedonasve dhe shqiptarëve. E njëjta me ministrin e Jashtëm. Me kryeministrin është e njëjta gjë. Për ne është me rëndësi që edhe një ditë të vetme të jetë kryeministri shqiptar. Në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të mos jetë më e rëndësishme nëse kryeministri është shqiptar apo jo”, tha ai.
I pyetur se cili mund të jetë emri i kryeministrit të parë shqiptar, Osmani tha: “BDI është një akademi politike dhe mos keni dilema se do të ketë shumë alternativa nga mund të zgjidhet”.
Ministri shqiptar në kabinetin e Zaev shtoi se statusi i shqiptarëve është transformuar rrënjësisht që me Marrëveshjen e Ohrit. “Sot kemi krerët e institucioneve shqiptarë, kryetari i parlamentit, unë si ministër i Jashtëm, ministri i Financave, i ambientit e shumë të tjera. Kemi krijuar një situatë bashkëudhëheqëse, shqiptarët janë bërë pjesë e rëndësishme të ekonomisë së vendit”, shtoi ai.
Qendroni te bashkuar, do keni gjithmone perfitime.
Nuk ju mposhtin dot.
Ju bashkoi Edi Rama, ju mesoi si mund te behesh i fuqishem, te marresh poste qe kurre nuk i mendonit.
Hahahaha….ju bashkoi Edi Rama thote sufllaqexhiu.
Jo po kim mahmuti
Pa shqiptaret Maqedonia e Veriut shperbehet brenda dites. Populli shqiptar aty duhet te forcoje pozitat e tij pasi keshtu mund te mbahet ne kembe ai shtet qe u themelua i tille per te qene tampon mes interesave Serbe,Greke,Bullgare dhe atyre Shqiptare. Shqiperia ka mbajtur nje qendrim realist ndaj Maqedonise se Veriut me te vetmin kusht afirmimin e pozites kushtetuese dhe shtetformuese te popullit shqiptar aty perkunder orekseve te fqinjeve te tjere qe duan ose synojne pjese te saj. Shqiperia eshte drejtperdrejt e interesuar ne stabilitetin e brendeshem dhe te jashtem te Maqedonise dhe kjo eshte dicka jetike per mbare Ballkanin. Nese Ballkani eshte quajtur Fuci Baruti,Maqedonia e Veriut eshte fitili. Ndoshta edhe per kete sllavomaqedonasit e kane kuptuar se me shqiptaret ne bashkeqeverisje shteti i tyre i perbashket eshte me i sigurt. Historikisht shqiptaret kane treguar se jane luajal me ata qe i miklojne dhe i gradojne ne pozita shteterore pavarsisht se ne fund kane dale me gisht ne goje. Por besoj se ky nuk eshte rasti pasi populli shqiptar aty perben realisht 30-35% te popullsise se pergjithshme.
Ne fillim ndrysho mbiemrin nga Osman ne Bardhyl, pastaj hapur do e kesh udhen!
Vaj vatani vaj mileti.
Keta festojn me vehten. Shqiptaret po ikin jashte. Keta merren me vehten, me lavde. Tetova nje qytet I piste me ne krye nje grue.
Gjuha shqipe vetem si perkthim pasi ta shkruajsh njehere maqedonisht.
Per keta me rendesi qenka dikush te behet nje dite kryeminister.
Ky eshte gjitholog, kampion rrenash.