Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një intervistë televizive për ABC u bëri thirrje shqiptarëve në Ulqin që të lënë sherret dhe konfliktet mes tyre dhe në vend të kësaj të bashkohen për të zhvilluar komunën. Sipas Abazoviç, komuna është më e varfra në vendin e tij, pavarësisht se potenciali i saj është më i madhi. Madje sipas tij, Ulqini ka mundësi që të bëhet një “brand i madh europian”.
“E vetmja komunë në bregdet që është e varfër është Ulqini, potenciali i saj është më i madhi dhe është e vetmja e varfër.
Duhet me ndryshuar diçka, një frymë të re, nuk duhet me u marrë më me kritika, ne duhet me treguar se jemi gati me sjellë gjëra të mira për këtë komunë. Duhet me u munduar me u promovuar dhe nuk duhet të jemi të kënaqur me disa gjëra minimale. Nuk jam arrogant të them që duhet menduar në mënyrë megallomane.
Por ky qytet, kjo komunë (Ulqini) ka mundësi me u bërë brand i madh europian dhe ajo duhet me qenë ambicia jonë. Ne kemi plane shumë të mëdha.
Kemi mundësi që të bëhemi një tren që ka me qenë një kompozim që gjithë zhvillimin e Malit të Zi ka me e drejtuar rreth BE-së. Kjo duhet të jetë ambicia jonë dhe jo të merremi me gjëra koti, parti, vende pune në komunë, me shamata mes nesh. Mendoj se ajo është një politikë që nuk ka sjellë kurrgjë.”- deklaroi Abazoviç.
Zv.kryeministri foli edhe për të metat e partive shqiptare, të cilat sipas tij në gjithë këto vite nuk kanë sjellë asnjë të mirë për avancimin e statusit të tyre. Abazoviç thotë se ata kanë nevojë për punë konkrete dhe jo për patriotizëm të rrejshëm.
RESPEKTE pafund për DRITAN ?? ABAZIN e NDERUAR !! DRITAN ABAZI SUPER DJALË me INTEGRITET dhe MORAL!! RROFTË DRITAN ❤ ABAZI ATDHETAR ?? dhe PATRIOT??
E para here qe me pelqen nje politikan i trevave shqipetare. Sikur Kërriçi Basha te ishte sa gjysma e ketij Dritanit, sot do ishte kryeminister.
Por eshte vetem nje kërriç i Gomarit Berisha.
Uroj që Dritan Abazoviç te jetë i vertetë necato qe thotë, sepse ka thënë gjera me shumë mend.
Eshte politikan i zgjuar si Albin Kurti.Po te behet Ulqini brand europian me e njohur do te behet ceshtja e shqiptareve ne Mal te Zi.Edhe katalonjasit e kthyen Barceloben ne nje brand europian dhe me e kerkuar eshte Barcelona se Madridi.Dritan Abazi i ka te gjitha te dhenat per tu bere nje burre shteti.Eshte perparimtar praktik dhe me zemer shqiptare.
Hani mut me gabel Ulqini se do ju nxjerre ne salamet
Kthehu në mbiemrin tënd shqiptar hiq oviç që të duket që në emër që je shqiptar sepse serbët atë shfrytëzojnë e thonë që jeni serb….
Pse “Abaz” eshte gje shqip?!
Të paktën nuk është serb ju heq alibinë serbëve që ju mjafton një prapashtesë oviç dhe i bënë të gjithë serb këtë po them, zotrote u mjaftoke me kundërshtimin …. Nga emri kuptohet shumë mirë nga është, dhe me heqjen e oviç nuk flitet më as për boshnjak meqë se kuptoje …