Në një intervistë dhënë revistës gjermane “Der Spiegel” presidentja e Kosovës ka theksuar se Hashim Thaçi ka qenë president dhe kryeministër në kohëra historike dhe ai s’duhet nga askush të njolloset si “zagar i amerikanëve”.
Nga Enver Robelli
Revista gjermane “Der Spiegel” ka një traditë të gjatë të akuzave paushalle ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë traditë tani e ka përsëritur edhe një gazetar i “Der Spiegel” gjatë një bisede me kryetaren e Kosovës. Ai i është drejtuar Vjosa Osmanit me këtë pyetje: “Presidenti Thaçi, shpeshherë i shpotitur si zagar në prehër të amerikanëve, gjendet në burg në Hagë. A nuk ka ardhur koha për t’u emancipuar (Kosova) nga fuqia botërore SHBA?” Përgjigjja e Osmanit ka qenë e qartë: “Përkundër krejt diferencave politike që mund t’i kemi pasur me Thaçin, askush nuk do të duhej ta quante atë ‘zagar të amerikanëve’. Thaçi ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike. Sa i përket marrëdhënieve me SHBA-në: ato nuk varen nga personeli udhëheqës politik. Ato janë një lidhje e veçantë, që na mbajnë bashkë. Ne nuk e harrojmë rolin e amerikanëve në Kosovë në vitet 90-të”.
Sipas Osmanit, për aq kohë sa Serbia destabilizon rajonin, prania e SHBA-së dhe ndërkombëtare është e domosdoshme në rajon.
Osmani ka kundërshtuar revistën gjermane edhe lidhur me konstatimin se me kërkesën e saj që Serbia të kërkojë falje për krimet në Kosovë nuk ka kontribuuar për shtendosjen e situatës. Presidentja tha se ajo i përket një gjenerate politike në Kosovë që pa ngurrim shprehet si në Kosovë ashtu edhe në botën e jashtme. “Një trup i cili është i lënduar rëndë, nuk shërohet duke e qepur lëkurën në sipërfaqe. Në rastin e Kosovës kjo domethënë: kërkoj të gjenden viktimat e zhdukura të luftës – kjo duhet të pranohet nga Serbia. Përndryshe prej 2000 të pagjeturve gati një e treta nuk janë shqiptarë. Të gjithë këta meritojnë drejtësi. Por pala serbe nuk i tematizon krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit, madje edhe më keq: kjo trashëgimi po mbrohet”.
Në ndërhyrjen e gazetarit se Osmani po e përdor fjalën gjenocid sa i përket krimeve serbe pa pasur bazë juridike, presidentja u kundërpërgjigj: “E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur. Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”.
Osmani i ka bërë apel presidentit serb që kriminelët të nxirren para gjyqit. Në Kosovë, sipas saj, janë përdhunuar mijëra gra. Shumë gra kanë identifikuar kriminelët, Vasfije Krasniqi Goodman për shembull, ajo është parlamentare. Padia e saj ka mbetur pa efekt. Osmani ka kritikuar BE-në për zvarritjen e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës dhe ka nënvizuar se identiteti i kosovarëve “është europian”.
Presidentja Osmani tha se nuk dëshiron të përzihet në punën e gjykatave, kur u pyet nga “Der Spiegel” mbi Gjykatën Speciale. Ajo tha: “Kosova s’ka asgjë për të fshehur. Me rëndësi është të mos ketë një barazim moral mes asaj që ka kryer aparati shtetëror serb dhe asaj që ndoshta kanë bërë individët – jo Kosova si vend apo UÇK”. Raportin e Dick Martytit Osmani e quajti një njollë të padrejtë që maskon të vërtetën: “Ne kosovarët kemi qenë viktima të regjimit gjenocidal të Millosheviqit”.
..cudi , i amerikaneve …dhe jo Drenices….
Vjosa ka folur mire. Nuk kuptoj pse gazetari gjerman nuk do te jete objektiv, dhe kthen ne problem qendror fakte periferike.
Po ka shkruajtur komentuesi “Kalec Dega”, nuk ke ç’te shkruash me, “I KA THENE TE GJITHA”
Nese jane te verteta keto qe shkruan shoku Enver,me rezulton qe eshte hera e pare qe Voza merr note kaluese
“Uria” e Shqiptarit, gjithë ekzitencen e tij e ka të lidhur me një copë “byreku” të huaj. At’herë, nqse në 30 vitet e fundit e deri sot, lind problemi se cilin copë byreku duhet të kafshojë Shqiptari, byrekun Serb, apo byrekun Rus, apo Byrekun Kinez apo burekun e pidhit të nënës se ketij gazetarit Gjerman, personalisht jam i bindur 1000% që kombi Shqiptar duhet të ushqehet me byrekun Amerikan. Poshtë tradhetarët e kombit dhe UDB-ashët shqip-folës të kollonës së 5të, që gjinden në gjirin e popullit Shqiptar të udhëhequr nga shkerdhata Sali Berisha. Vetëm “helmi” i markës Amerikane do ndihmojë popullin dhe kombin Shqiptar, të pastrohet nga minjte kanaleve të zeza, që kanë pushtuar “keshtjellen” Shqiptare nga themelet deri në çati….!!Rrespekt të perjetshem për heroin e popullit Shqiptar Hashim Thaçin. Rroftë dhe perparoftë për jetë motra jonë e madhe Amerika. USA USA USA USA USA USA USA USA.
Nese je sunit se pari nuk je shqiptar dhe perseri nese je sunit nuk ka sesi te jesh filoamerikon pasi amerikoni nuk mund te jete filosunit!
Revista ” Der Spiegel” njè njollè yndyre nè kravatèn serioze tè Gjermanisè. Mjafton tè lexosh pyetjet qè i drejtohen Pres, tè Dardanisè pèr tè kuptuar se sa tè fèlliqur janè. Po tè sjellin nè mèndje qè USA ishte ai shtet qè jo vetèm mèkèmbi Gjermaninè, por edhe e Bashkoi atè! Ky palo gazetarè mosmirènjohès e bukèshkalè ndaj Usa. Vetèm njè pyetje si kjo: .a nuk ka arrdhur koha qè (Kosova) tè emancipohet nga SHba?!? A nuk ju duket njè pyetje qè mund ta ketè bèrè njè rus, ose pro tiyre? Jo, njè gjerman nuk mund tè flasè kèshtu pèr Shba. ” Der Spiegel merr distancè, jeni pèr tè ardhur keq. Jo keq Vjosa, fjalèt e tua kanè atè ndjenjèn e meritokracisè dhe tè unitetit. Pikèrisht atè qè duhet tè bèjè Presidenca dhe ajo qè i shèrben mè shumè Dardanisè.
Kjo osmanja dhe robelja nuk jane te kenaqur qe ky gazetaruci i quan pro amerkan.Keta gjithe kohen kane punuar dhe punojne kundra UCK
Mè falni por ku e shikoni mbrojtjen e Vjosès?A ka ofez mè tè rèndè kur ky bastadart i njè reviste ekstremiste tè ofendoj Ish Kryeminstrin dhe ish presidentin e Kosovès ndèrsa Vjosa jonè na pèrgjigjet me delikates.E mèsoj unè se si i jepet pèrgjigja disa gazetarève lapanjoz;nè rradhè tè parè duhej tè ndèrpriste intervistèn menjèher dhe ti spjegonte kètij fillonazisti,kèrko falje pèr ofezèn qè bère ndaj ish K/ministrit dhe gjithashtu kèrko falje pèr ofezèn ndaj Kosovès,ndryshe intervista mbyllet.Kèshtu mbrohet dinjiteti i njè vendi .Nèqofte thot pèr kosovès se èsht nè prehrin e SHBA do tè thot se e ka edhe me shqipèrin,por ky zotèri harroj Kenedin kur shkoj nè Berlin dhe tha se dhe unè jam berlinez,nuk ishte amerika qè fshehu me qindra nazist??Nuk ishte amerika qè e ndihmoj gjermanin tè rimèkèmbej nga ana ekonomike?Kthejmè fletèn tani,meqènse situata aktuale nè europè èshtè pa kokè dhe pa kèmbè kèta lepurusht sovranist me nder hedhin bajga me anèn e gazetarève ,harruam se Shroider ish K/ministri gjerman e bleu Gazprom duke punuar pèr rusèt gjithashtu pak ditè mè parè po nè Gazprom pèrfundoj ish K/Ministri francez Fillon,kèta emra influencojn nè politikèn gjermane dhe atè franceze.Rusia po i blen njè nga njè dhe zonja Vjosa mund ti thoshte gazetarit(bastard)se as nazistèt nuk kanè kryer krime dhe pèrdhunime nè Kosovè siç vepruan Servèt.Mendoj se gazetari mund tè luaj rolin e zèdhènèsit pèr SERVETdhe Rusèt
Ne kosovaret thote osmani me penen e robellit kemi qene viktima te milloshevicit.Jo kosovaret, por Shqiptaret kane qene viktima te gjenonidit serb.Sikur te kishte patur kosovare si robelli dhe osmanka lehte e kishte Miloshevici,
Ty “kalec Dega”, ta shqeftë dega e lisit pi..dhin e grave të familjes tënde. Kurse ty “plehraaaaa arabe” duhet t’ju tregosh motrave, nënës dhe kunatave tua çfarë është syneti tek synitët, dhe jam i sigurtë që nën ndikimin e femrave të fisit tënd, edhe ti do bëhesh një pro-synit fanatik…..!! a më kuptove bythë-shpuar.