Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me dhjetë vjet burgim serbin Zoran Vukotiç për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë nga gjykatat e Kosovës. Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër Vukotiçit në mars të vitit 2020.
Sipas një njoftimi së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Zoran Vukotiç, si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, “kishte marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, në kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, kishte kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cilësoi dënimin e Vukotiçit si “lajm të mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët, por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës”.
Sipas të dhënave të prezantuara nga institucionet në Kosovë, gjatë luftës së fundit, janë rreth 20 mijë raste të dhunimeve seksuale nga pjesëtarë të forcave serbe.
Nuk jane te dhena te prezantuara nga institucionet e Kosoves por shifra te shpikura nga OKB ne 2002.
Quhen ” estimations” edhe pse mund te jene pa baza fare.
Shifta 20,000 eshte shifer pa baze.
Nuk e kuptoj cfare duan te arrijne Shqiptaret me kete vet viktimizim.
Për vetë viktimizim pyet serbet se ata jane te fushes ti palikari….pastaj per nje mendim te dyte pyet veten edhe greket e tjere perreth teje