Pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid, Mathew Palmer thotë se një qasje e tillë nuk e ndihmon dialogun Kosovë – Serbi.
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, tha në një intervistë për RTV21 se të dy palët duhet të fokusohen te e ardhmja e jo te e kaluara.
“Mendoj se qasja e tillë nuk do të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës. Dëshirojmë që jo vetëm për çështjen e Serbisë dhe Kosovës por edhe për gjithë rajonin, palët të fokusohen më shumë në të ardhmen, e jo në të kaluarën.
Është e rëndësishme që të gjinden pika të përbashkëta me Serbinë për ardhmërinë e Kosovës, të arrihet marrëdhënie normale dhe të gjejnë mënyrë për të bërë përparim. Nëse Kosova dëshiron të shkojë në gjykatë, kjo është e drejta e saj sovrane, por ne duam që ti përkushtohen dialogut dhe të arrijnë marrëdhënie normale me Serbinë.”- u shpreh Palmer.
Sipas tij, Kosova duhet të ketë argumente para se ta parashtrojë padinë për gjenocid ndaj Serbisë: “Duhet të kenë argumente para se të parashtrojnë padi. Është e komplikuar. Ne dëshirojmë Kosova dhe Serbia, përmes dialogut të ndihmuar nga BE, të përparojnë dhe të krijojnë mundësi për raporte më normale.”
Argumente!? Sa qesharak qe beheni! Duke qene se e dini cfare bejne shqiptaret per tju patur mik te madh, o birra kush mund te abuzoje. Ai ambasabori qe do zv se afermi I Ben prej kohesh presion Kosoves, qe te miratoje ascasionet serve, ndonse gjykata kushtetuese i quan antikushtetuese.
Mesa duket, Kurti eshte politikan qe “kerkon konflik”, dhe mendon se kjo e rrit si politikan.
Edhe nese kjo qe ai kerkon ka vend dhe duhet bere, NUK eshte AI qe vendos se cfare te beje Kosova, por ATA qe e krijuan ate, dmth SHBA. E dyta, ky gjëja, duhet te kuptoje se SHBA nuk e shikon Serbine si Kosova, pra, me shume armike. Jo, SHBA eshte superfuqi dhe ka politike globale, perfshire ate ballkanike. Ata thone” te fokusohemi te e ardhmja..” Pike, mbaroi. Ketu fillon puna, por Kurti, e shikon te ardhmen nepermjet historikes. Lere kete ta bejne historianet, NESE do te mbijetosh ne politike…ne te kunderten, shpejt a vone, do te perfundoje Kurti si vellau i tij Berisha dhe Like floriri…
Si nuk keni turp per budalliqet qe flisni !! e kontrolloni vehten apo debil hesapi.
Gjenocidi nuk i eshte bere amerikes por kosoves. Kosova eshte ajo qe duhet te bej padi.
Jo i dashur amerikan . Kjo hedh poshte teorine e burrave qe vendosen te nderhyjne me bombardime ne Serbi . E kuptoje qe i doni te dy. Kosoven e kini por Serbine kot lodheni .