Kryetari i ri i PDK, Memli Krasniqi e nis nga Prekazi i të rënëve për liri

4 Korrik 2021, 19:29Rajoni TEMA

Memli Krasniqi e nisi aktivitetin e tij si kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosoves prej aty ku prehen te rënët për liri të familjes së Adem Jasharit.

“Prekazi mbetet udhërrëfyesi ynë për çdo punë që bëjmë për vendin, sepse këtu ka lindur dhe ka marrë kuptim liria e popullit tonë”, shprehet ai në një postim në rrjetet sociale, në shoqërim të fotove që përcjellin nderimin e dëshmorëve të Kosovës.

Krasniqi e konsideron vizitën në kompleksin Memorial të Dëshmorëve të UÇK-së në Marinë, burim frymëzimi e fuqizimi për vetëdijen politike dhe për punët e shumta përpara.

Ish-themeluesit e PDK-së, ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, janë në gjykim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Memli Krasniqi, i rritur në PDK, por pjesë e brezit të ri në drejtimin e politikës kosovare, thotë se, “e kaluara jonë është shtylla mbi të cilën qëndron e sotmja që do mundësojë ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”.

2 komente në “Kryetari i ri i PDK, Memli Krasniqi e nis nga Prekazi i të rënëve për liri”

  1. Eshte e kupttueshme nji Skandal i tille ,
    Po instalojne ne Politiken Kosovare njerez qe do t’i sherbejne Padronit te Huaj ,
    kunder Kombit Shqiptare per te thelluar hendekun mes Shqiptareve pra Kosove Shqiperi ,
    Si Al bin Kurti edhe ajo copa e mishin bullica Presidente edhe ky tjatri tani ,
    jane e njejta gje qe Mafiozet Nderkombetare bene me Shqiperine mbas ndryshimit te sistemeve
    ku ne krye vune nji Funderine e pederast Serbie dhe ÜPutane e gjithe Nderkombetareve salih berisha !
    Me Kosoven po luajne te njejten Loje .
    Dite shume te veshtira do vijne per Kosoven ,nqs heshtet nga populli dhe Patriotet e UCK-se nqs
    ka ala te paarrestuar ,
    keni me pa .

  2. gazetari says:

    Pershendes Memli Krasniqin, qe u zgjodh kryetari PDK.E kam degjuar ne disa emisione si i intervistuar, dhe eshte jashtezakonisht i pergatitur.
    Keshilla e pare qe do ti jepja, per organizimin e kesaj partie, te shkoje te takoje kreun e Partise Socialiste Edi Ramen dhe te mare mesime si duhet te veproje per ngritjen e PDK si nje parti moderne,parti qe te perfshije,ne radhe te pare te rijte, intelektualet e degjuar,te perfshije njeres me reputacion,te perfshije te larguarit,dhe te kritikoje pa reshtur,Albin Kurtin, si nje populist, karjerist ,dhe i lidhur, me Sali Berishen Lulezim Bashen,armiq teUCK..se..te lidhur me Beogradin.Me nje leter te hapur, ti drejtohen presidentit Biden,dhe ti tregojne gjithe skenarin qe u pergatit per arestimin e drejtuese te UCK..se dhe kjo u be,pake dite , kur do beheshin zgjedhjet..etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje