Jo vetëm armatime, Rusia trajnon policët e Serbisë

5 Korrik 2021, 14:34Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, dhe ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko, ranë dakord të hënën që të vazhdojnë trajnimin e policëve serbë në institucionet e arsimit të lartë rus.

Trajnimi do të përqendrohet në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe të teknologjisë së lartë, trafikut të paligjshëm të drogës, si dhe në fushën e situatave emergjente, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Më parë, Vulin ka paralajmëruar edhe një stërvitje të përbashkët anti-terroriste të njësive speciale të Serbisë dhe Rusisë, që do të mbahet në vjeshtë.

Në muajin maj, Vulin ka vizituar bazën e Gardës Kombëtare të Federatës Ruse, të njohur si Rosgvardiya.

Atëbotë, ai ka thënë se Serbia “po realizon bashkëpunim të mirë me të gjitha shërbimet e sigurisë të Federatës Ruse”.

Rosgvardiya, sipas informacioneve në ueb-faqen e saj, është themeluar në prill të vitit 2016, me dekretin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Rosgvardiya është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Putinit.

Serbia bashkëpunon me Rusinë në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes dhe mban lidhje të ngushta me të, përkundër kërkesave të Bashkimit Evropian që Serbia – si vend kandidat për anëtarësim në BE – të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e bllokut.

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi kjo e fundit ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Serbia nuk u është bashkuar këtyre sanksioneve.

2 komente në “Jo vetëm armatime, Rusia trajnon policët e Serbisë”

  1. ?????? says:

    Edhe europe kurve i hap negocjatat..ai bashkepuno me rusin per cdo gje kurse europa kurve i han mutin serbise….europe fuck you bitch

    1. Kalec Dega says:

      ahahhhahaha, pyt Muti Merkel, ajo i di milionat qe furnizon Putinin….ne nje kohe qe Evropa i ka ba “bllokade”, lol…..
      =
      Bravo Serbe, te plasin nga inati barrkderrat police te al banistanit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje