Bashkimi Evropian duhet ta gjejë një mënyrë për ta integruar Ballkanin Perëndimor, gjë e cila do ta nënkuptonte konsolidimin gjeografik dhe politik të kontinentit evropian, deklaroi ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
”Ky proces është në interes strategjik të të dyja palëve dhe kërkon përfshirje më të madhe të vendeve nga rajoni në debatin mbi të ardhmen e BE-së, në atë mënyrën që u inicua përmes panelit ‘E ardhmja e Evropës’ gjatë Forumit të Prespës”, theksoi ai.
”Në afrimin e rajonit me BE-në, Brukseli do të duhej patjetër të garantonte një proces të parashikueshëm dhe të besueshëm, përmes të cilit të dy palët do t’i përmbaheshin obligimeve të pranuara – realizimin e reformave për fillimin formal të negociatave për anëtarësim, si për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nuk ekziston mënyrë tjetër që Evropa të jetë e plotë, përveç integrimit të pjesës që i mungon”, shtoi Osmani.
Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, mbajti fjalimin në panelin e ministrave të Jashtëm, me temë ”Komuniteti Ndërkombëtar dhe Ballkani Perëndimor: Si t’i japim fund karantinës?”.
Në panel morën pjesë edhe ministrat e Jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Republikës Çeke, Bosnje-Hercegovinës, Greqisë si dhe zyrtarë të BE-së.
O juve sikur ju ka pjelle Enveri, qe gjithmone fajin e kane armiqte e jashtem per gjendjen miserabel te brendeshme ne shtetet shqipfole. Ti kerkosh europes te gjeje ajo rruge per te ne integruar ne ne BE eshte nje lloje si ti thuash mesuesit qe te gjeje rruge dhe mundesi per te kaluar nxenesin edhe kur ai nuk di asgje. Edhe Rama ngeli duke fajsuar Europen dhe mburrur qeverine, per te gjithe ne shqip folesit po e dime dhe po e verteton SPAK qe nuk ka 1 sektor pa korruptuar qe ja vjedhur ne maksimum fondet publish. Nqs ka ndonje qe di quite dhe 1 sektore te pakorruptuar no tregoni ju lutem.