KPK rikthen sërish në shkollë prokuroren, pas 10 vitesh në punë: Ke nevojë të mësosh e trajnohesh këtë vit

14 Korrik 2021, 11:24Kronika TEMA

Pas problemeve të shumta me kriterin profesional, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë nga detyra për një vit prokuroren e Lezhës, Riselda Fishta, duke e detyruar atë që të kryejë trajnimin 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Nga Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e pezullimit nga detyra për një vit të prokurores së Lezhës, Riselda Fishta e cila do t’i nënshtrohet gjatë kësaj periudhe trajnimit profesional në Shkollën e Magjistraturës.

Vendimi i Komisioni erdhi pas konstatimeve të problemeve të shumta në kriterin profesional. Ndërkohë, Fishta u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 12 korrik, u evidentua një listë e gjatë problemesh të konstatuara nga dy inspektime, një i kryer nga Prokuroria e Përgjithshme dhe një prej Ministrisë së Drejtësisë, ku në të dyja rastet prokurorja Fishta është ndëshkuar me masë disiplinore vërejte, në një rast me paralajmërim për shkarkim.

Subjektit i ishte kaluar barra e provës për dhjetra çështje për moskryerje të hetimeve dhe zvarritje të proceseve hetimore.

Fishta pranoi problemet e konstauara gjatë inspektimit të parë për periudhën 2012-2014 duke u justifikuar se ishte në fillesat e ushtrimit të detyrës. Ndërsa gjetjet e inspektimit të dytë i kundërshtoi si të pabazuara.

Megjithatë Komisioni kreu verifikim rastësor për disa çështje të hetuara në vitet e mëvonshme nga subjekti, prej nga janë evidentuar sërish probleme.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për prokuroren Fishta kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa(Bungo) dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Riselda Fishta përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Ajo punon prej një dekade si prokurore në Prokurorinë e Lezhës.

3 komente në “KPK rikthen sërish në shkollë prokuroren, pas 10 vitesh në punë: Ke nevojë të mësosh e trajnohesh këtë vit”

  1. K says:

    Sistemi i drejtesise ka nevoje per injorante!

  2. Angjelini says:

    Paaftesia e saj tregon jo vetem se kush e perfaqesonte Shtetin Shqiptar por edhe se sa poshte ka rene sistemi edukativ ne Shqiperi, e sidomos aj universitar. Me master por nuk din te formuloj nje akuze.

  3. "Mrekullia" says:

    Kot lodheni me Riselden – at, kur nuk ka mundur te jene te afte profesionalisht per 10 vite pune e do te mesojne per nje vit!
    Kujdo do i vinte turp te rikthehet ne auditoret e niiversitetit (magistratures) per te mesuar per ate qe kjp palle prokurore se arriti ne 10 vite pune.
    ….kohe e humbur do thoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje