Kadilli zbulon çfarë u diskutua në Kryesi: U miratuan propozimet e Bashës

15 Korrik 2021, 21:00Politika TEMA

Fatbardh Kadilli, ish-kandidat për kreun e Partisë Demokratike, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë. Në një deklaratë për mediat, Kadilli tha se janë miratuar vetëm ndryshimet e kërkuara nga Basha dhe propozimet e tij u diskutuan me nxitim.

Më tej ai bëri thirrje për bashkim dhe tha se PD mund ta gjejë forcën dhe Kuvendin Kombëtar, ku duhet të nisë një proces i ri.

Mbledhja e Kryesisë miratoi vetëm ndryshimet e miratuara nga kryetari. Nuk mori një hap të rëndësishëm, por jemi ende në kohë për të shfrytëzuar Kuvendin Kombëtar për të hapur një proces kuvendimi me të gjithë shqiptarët, për të denoncuar të keqe, por edhe për të parë me përgjegjshmëri, për ta bërë këtë parti të pastër.

Ndryshimet e propozuara nga unë u diskutuan para kohe dhe më shumë anëtarë të Kryesisë ndaj mendime të ndryshme dhe kryetarin Basha ndajmë koncepte të ndryshme për rolin e kryetarit të partisë. Uroj që Kuvendi Kombëtar të kuvendojë që të ndryshojmë veten tonë, të jemi më të hapur”, tha Kadilli.

2 komente në “Kadilli zbulon çfarë u diskutua në Kryesi: U miratuan propozimet e Bashës”

  1. Xha. Jaho says:

    Qenkan me gjithemene te tredhur te gjithe keto PD-istat.
    Shko mor Kadil krijo grupin tende parlamentar dhe krijo levizje te re dhe venja emrin si te duash p.sh: Pd e reformuar, apo e Re, po Bashkimi i se djathtes se reformuar…. si te duash. Por mos u lodh kot me bijte e Shqere Berishes sikurse Lulka.
    Ne shtator mblidh nja 20-30 debutet qe te mbeshtesin dhe injoroje komlet Lulken sepse nuk eshte parti demokratike.
    Bo opozite me kulture emancipues kunder qeverise ne pushtet te Z. Rama, por hiqni dore nga fjaloret e rrugeve (Oligarke,hajdute, etj etj…). Te perdoresh nje fjalor te ndyre ndaj kundershtarit eshte sikurse me i fut nji plumb kembes tende sepse populli nuk i ha mo keto lloj sjellje veçse ata çeçenet e Rrumpalles. E pate fjalorin e Like Floririt (Sfurqe, dajak, dhune) dhe LSI doli me kepuce te kuqe ne zgjedhje. Edhe Lulka po me nji brim i bie fyllit: Rama mafiozi, oligarki, hajduti, drogaxhiu etj etj…: Askush ne boten demokratike te vertete (Europe p.sh) nuk perdor nje fjalor te tille ndaj kundershtarit por jep fakte dhe programe para popullit per ti a mbush mendjen dhe te votohet nga populli.
    Prandaj Kadil, fto Harxhin, dhe brezin e ri ne nje aventure te re per ti ofruar Shqipetareve nje alternative te djathe dhe po qe se eshte e mundshme me karakter ekologjik sepse planeti duhet mbrojtur sikurse edhe natyra e Shqiperise, dhe krijo levizjen e re. Eshte momenti, largohu nga Lulka sepse po qe se je i paster mos ki frike, sepse SPAK do te arrestoje Lulken e Salen e Liken etj etj dhe PD e tanishme do njolloset perfundimisht nga prilli 2022. Prandaj po qe se je i paster ik sa s’eshte vone Kadil dhe shoqerohu nga te ndershem, rini, persona qe kane studju jashte, nga Shehi, etj por jo nga Nishana, Topalla, Patoza a kudi une.
    Good Luck dhe ndigjoje Xha Jahon se ka pak pare mend !

  2. Berti says:

    KADILLI ME VJEN KEQ QE TA THEM….LODHESH KOT !
    AJO PARTI KA KOHE QE KA MARRE FUND.KAM QENE NDER TE PARET, KAM LUFTUAR SHUME NE QYTETIN TIM PER ATE PARTI POR JAM DOREZUAR.AJO PARTI U BRUMOS SIPAS MENTALITETIT KOMUNIST TE LIDERIT TE SAJ HISTORIK.ATY TANI E TUTJE DO TE BEHET ÇFARE THOTE KRYETARI, NUK DO LEJOHEN KRITIKA NDAJ KRYETARIT, NUK DO TE KETE ZGJEDHJE TE LIRA BRENDA PARTISE, KUSH E TEPRON FLAKET NE RRUGE, DUARTROKITJE FALLCO PER CDO GJE QE THOTE KRYETARI DEMBEL , I VETMI KRYETAR OPOZITE QE PASUROHET PA QENE NE PUSHTET.
    SHKURT MUHABETI ESHTE KTHYER SI PARTIA E PUNES.PRA ESHTE DOMOSDOSHMERI QE E DJATHTA TE FORMATOJE NJE PARTI TE VERTETE DEMOKRATIKE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje