Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka kryer disa analiza shtesë, ku në kanë rezultuar disa baktere jo patogjene që sipas këtij institucioni japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, IKSHP-ja ka bërë me dije se uji nga kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm.
“Uji nga kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm. Më datë 15 Korrik 2021 është bërë analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike e tri (3) mostrave të ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon fshatrat: Prilep, Irzniq, Gllogjan – Komuna e Deçanit (burimi i Gurrave të Hasanagës).
Në këto 3 mostra sasia e klorit rezidual është 0.00. Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit.
Uji nga kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm.
Në këto 3 mostra sasia e klorit rezidual është 0.00.
Rekomandime: