Kur fashistët italianë nxirrnin gazetën “Tomorri”

17 Korrik 2021, 09:37Dossier TEMA

Gazeta “Tomorri”, e njohur gjerësisht prej publikut shqiptar të pas Luftës II Botërore nga fraza e filmave të Kinostudios “Shqipëria e Re”: “Gazeta Tomorri me lajme të reja”, ishte historikisht e dyta gazetë shqiptare që mbante këtë emër.

E para u botua në Elbasan prej Lef Nosit dhe kishte synim kryesor t’u kundërvihej politikave të Xhonturqve.

Kurse e dyta filloi të botohej pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.

Në këtë fotografi, të shkrepur nga fotografi i Istituto Luce më 17 korrik 1942, paraqitet shtypshkronja, moderne për kohën, e gazetës “Tomorri”.

Është për t’u theksuar se pushtuesi kishte huazuar jo thjesht emrin e një gazete të mëparshme, por emrin e malit të shenjtë për një pjesë të madhe të shqiptarëve, atij që Naimi e quan “Baba Tomorri”, si emërtesë për gazetën që përçonte propagandën zyrtare të fashizmit në Shqipëri.

Fotografia është pjesë e Fototekës së AQSh.

4 komente në “Kur fashistët italianë nxirrnin gazetën “Tomorri””

  1. Baliu says:

    Ani more qa ka lidhje, shtypshkronje moderne per te perhapur “driten”, mandej do “Komisija Letrare” me “penda te arta”, vendbanime te reja per “mikpritjen shqiptare” etj., diqka shum ngjashem me kohen e sotme.

  2. Scutari says:

    Hajde gazeta Tomorri ne lajmet e fundit! GazetaTomorri!! Hajde gazeta!! diku nga filmat shqiptarë…..

  3. emigranti says:

    Propoganda fashiste e gazetes Tomorri kunder qeverise legjitime e monarkise shqiptare u trashegua dhe u perdor edhe me eger ne shpifje nga gazeta komuniste Zeri i Popullit.

    1. ca po thua says:

      Qeveria zogiste ishte “legjitime”? Natyrisht me ndihmen e ushtrise serbe qe pushtoi Tiranen dhe vune Zogollin ne krye!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje