Memorie.al publikon historinë e panjohur të Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes shqiptare që humbi jetën në moshën 27 vjeçare në rrethana tragjike dhe ende të pazbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Queens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni. Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit në ngarkim të Aleksandër Kondos, e deklasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arshivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike.
Nga Dashnor Kaloçi
(Vijon nga numrat e kaluar)
Relacionet e Punëtorit Operativ dhe Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, lidhur me qëndrimin dhe bisedat e Kondos e Sukniqit me të arratisurit politikë shqiptarë në SHBA-ve
Marrë nga P.op. B.S.
Dhënë nga B.p. “6431”
Datë 20.12.1985
I N F O R M A T Ë
Sipas të arratisurit………………………………, del se para dy javësh kanë ardhur me banim në SHBA, të arratisurit Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi……………………………………., ka thënë se pas disa ditësh, të lart përmendurit, i ka pasur për darkë, në banesën e tij. Siç ka njoftuar telegrafikisht këtë të dhënë e marrin me rezerva. Sepse këtë problem e kemi ndjekur dhe me burime të tjera dhe deri tani, nuk kemi pasur ndonjë sinjalizim të tillë, që ata të kenë ardhur këtu për këtë arsye, meqenëse është hera e dytë që ky burim, na e jep kështu dhe mendojmë se kjo e dhënë, nuk është e vërtetë.
Për këtë punë i kemi kërkuar burimit se sa e sigurtë është e dhëna e tij dhe se është shprehur se nuk është takuar me të, por atij i ka thënë……………………………, dhe…………………………………, të cilët dhe mund ta kenë gënjyer. Shtoi se kur burimi, njoftoi në takimin e mëparshëm për ardhjen në SHBA, të A. Kondos dhe Xh. Sukniqit, ai është nisur nga një letër që……………………………….., i kishte dërguar disa shokëve të tij këtu. Aty u thoshte se është bërë gati dhe se do vijë bashkë me dy të lartë përmëndurit në SHBA.
Edhe burimi “6431”, theksoi se vonesa e A. Kondos dhe Xh. Sukniqit për në SHBA, sipas thënieve të………………………., bëhet me qëllim nga organet jugosllave, për shkak të një gjyqi që jugosllavët do ta bëjnë, për dy vetë dhe që sipas tyre janë dërguar me detyra nga sigurimi shqiptar, në drejtim të këtyre të dyve. Dhe për këtë arsye, Aleksandri dhe Xhelali, do ju dalin në gjyq si dëshmitarë.
Sipas burimit……………………….., vazhdojnë të jenë në ndjekje të organeve të vendit për tregti drogërash.
E dhëna u nxor në 5 kopje.
Për…………………………………….., Aleksandër Kondon dhe Xhelal Sukniqin.
Puntori Operativ
Sekret
Ekzemplar Nr 5
Tiranë më 7.10.1986
Marrë P.op. M.Gj.
Dhënë burimi “6131”
Datë 24.3.1986
I n f o r m a t ë
Gjatë një vizite që të arratisurit A. Kondo dhe Xh. Sukniqi, kishin bërë në lokalin që ka burimi, kishin thënë që gjatë kohës që kishin qenë në Jugosllavi, janë trajtuar shumë mirë nga organet vendase. Sipas tyre, burimi theksoi se me ta kuadrot e organeve të UDB-së, kanë mbajtur kontakte të shpeshta dhe i kanë shfrytëzuar, për të marrë prej tyre informata të ndryshme për vendin tonë. Ata, tha ai, kanë folur shumë keq, duke theksuar në veçanti diktaturën e fortë që ekziston në Shqipëri, frikën e popullit nga organet e Sigurimit, gjendjen shumë të vështirë ekonomike, etj. Ata theksuan gjithashtu se i kanë pyetur dhe i kanë dhënë informata të karakterit ushtarak, sidomos dislokimin e reparteve të ndryshme, punimet e llojeve të ndryshme xheniere, armatimin që dispononin, mbi stërvitjet që janë bërë e do të bëheshin, duke theksuar se për sa më sipër kanë folur aq sa dinin.
Të sipërmit kanë folur gjithashtu se gjatë kohës së qëndrimit në Jugosllavi, janë mbajtur nën kontroll për të mos u ndodhur gjë. Kjo, kanë thënë ata, ndodhi kur u mësua dërgimi nga Sigurimi Shqiptar i dy personave, me rrugën e arratisjes, të cilët kishin si detyrë asgjësimin e tyre. Të dy kanë pranuar propozimin që u është bërë nga organet jugosllave dhe janë vënë në shërbim të tyre, duke firmosur edhe deklarata bashkëpunimi, për të punuar për ta, kudo që të jenë në Perëndim. Kanë thënë se janë përdorur si dëshmitarë nga jugosllavët, për të dy personat nga rrethi i ……………………………., që u dërguan si të arratisur sipas tyre, për asgjësimin e këtyre të dyve.
Njëri nga ata u dënua me burg, pak ditë përpara largimit nga Jugosllavia, ndërsa tjetri, nuk është kapur akoma. Ata kanë thënë se Xhelali, mbërriti në New York në datën 5 shkurt, ndërsa Aleksandri në datën 7. Dy ditë para, kanë qëndruar në shtëpinë e N.K. Më vonë për gati dy javë në dhomën që ka i arratisuri……………………., në New Jersey. Mbas kësaj u larguan dhe shkuan në një vënd tjetër po në New Jersey. Dy javë më parë, janë larguar dhe janë vendosur në një hotel, në afërsi të selisë sonë tha burimi, (në 32 Street ndërmjet 5-6 Avenue). Ky hotel edhe më përpara është përdorur dhe vazhdon të përdoret për strehimin e të arratisurve të ndryshëm. Burimi ynë tha se edhe gjatë kohës që po qëndrojnë këtu, ata kanë marrë kontakte jo vetëm me të arratisur të kohëve të fundit, të cilët i pyesin për familjarët e tyre në Shqipëri, por edhe me krerët e emigracionit, të cilët janë të interesuar për gjëndjen në vëndin tonë.
Sipas burimit i cili i ka dëgjuar edhe vetë, të dy bëjnë propagandë armiqësore, kundër RPSSH-së. Më aktiv në këtë drejtim është Aleksandri, ndërsa tjetri nuk para flet. Asnjëri nga të dy, thekson burimi, nuk është penduar për aktin e kryer. Jo vetëm kaq, por Aleksandri ka thënë se do të japi intervistë për TV vëndase dhe në “Zërin e Amerikës”, po të jetë nevoja. Aleksandri që është më i acaruar, ka deklaruar se do të ndërmarri edhe veprime të bujshme ndaj nesh.
Prandaj tha “6131” ruhuni e bëni kujdes. Në një rast thotë burimi, kur morën vesh se vdiq shoqja Semiramis, Aleksandri tha se “e ka mbytur vetë, se don të martohet me………………….” Në këtë moment, thekson burimi, u nxeha dhe e ofendova keq Aleksandrin. Ndër të tjera i thashë se “çfarë thua more budalla, se ata janë të njëri tjetrit” dhe ai duke e parë se e teproi shumë, u largua.
Puntori Operativ
SEKRET
Ekzemplar Nr 1
Tiranë më 15.10.1986
I N F O R M A T Ë
Sipas P.C., i cili është takuar në një rast me të arratisurin Aleksandër Kondo, në restorantin…………………, dhe me banim në New York, Aleksandri kishte folur shumë keq për gjendjen në Shqipëri dhe në veçanti fliste me urrejtje të madhe për regjimin.
Nxjerrë sipas raportit të burimit “6432” dt 8.4.1986 në dy kopje
Oficeri i Drejtimit
Sekret
Ekzemplar Nr 1
Tiranë më 15.11.1986
EKSTRAKT
Nxjerrë nga radiogrami i rez. New York Nr.1315 datë 2.11.1986 dhënë nga burimi “6120”
Aleksandër Kondo, është larguar nga puna që ka pasur në New York dhe është takuar përsëri me Xhelal Sukniqin. Të dy kanë…………….., në qendrën e punës ku punonte Aleksandri………………………dhe kanë blerë një makinë të madhe, për ta përdorur privatisht për transport mallrash nga një qytet në tjetrin.
Puntori Operativ
Relacion i Kryetarit të Degës së Sigurimit për agjenturën shqiptare në SHBA-ve, të cilëve u tërheq vërejtje lidhur me mos ndjekjen e survejimin si duhet që i bëhet Kondos e Sukniqit
Shoku A. Th.
Së pari dua të theksoj se, është shumë keq për ne që Aleksandër Kondon e ndjekim pa ndonjë plan masash, për kohën që po kalon në New Jork. Një veprim i tillë, për një person që paraqet rrezikshmëri të theksuar, është i papranueshëm. Kjo tregon papërgjegjësi dhe menefregizëm të theksuar. Unë nuk e kuptoj se me se merreni ju. Së dyti, brenda datës 10.12.1986, të hartoni planin e masave dhe ta sillni për miratim. Në rast se edhe objektet e tjera 2/A do i ndjekësh kështu, do të jetë shumë keq për ty dhe shumë keq për mua, që të lë ty të livadhisësh.
Kryetari i Degës
Tiranë më 27.11.1986
Shënim
Të gjitha objektet e përpunimet e tjera, janë dhe ndiqen me plane të rregullta masash.
Puntori Operativ
Relacionet e Informatat e Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit lidhur me bisedat që ka bërë Aleksandër Kondo për Kongresin e VIII-të të Partisë në Tiranë dhe takimet e tij me shqiptarët e arratisur në SHBA-ve
Sekret
Ekzemplar Nr 2
Tiranë më 25.11.1986
Shoku B.S. nga New Jorku me telin nr.1452 datë 20.11.1986 njofton:
Duke folur rreth zhvillimit të Kongresit të 9-të të PPSH-së, tha burimi se, masa e të vjetërve nisur nga mentaliteti i tyre që kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë akoma, prisnin që në këtë kongres që do të zhvillohej pa Enver Hoxhën, të shpërthenin grindjet dhe lufta për pushtet, midis grupeve dhe fraksioneve, që sipas tyre ekzistojnë dhe lindin herë pas here, në gjirin e Partisë.
E kundërta theksoi ai, ndodh me të rinjtë dhe me ata që janë me shkollë. Këta, i kundërshtonin thëniet e të parëve duke thënë se: nuk ka për të ndodhur asgjë, vetëm se kishin shumë shpresa, se në kongres do të vendosej për një amnisti të përgjithshme dhe në veçanti, faljen e emigracionit të pasluftës dhe lejimin e tyre për të vizituar familjet që kanë në Shqipëri.
Për këtë problem, Aleksandër Kondo ka thënë se: “Unë për vete edhe nga ky kongres, nuk pres asgjë, pasi si në çdo vend komunist, ashtu edhe në Shqipëri, kongreset janë formale. Gjithçka bëhet dhe vendoset në një tjetër vend. Në Shqipëri jetojnë tre milionë vetë. Nga këta, një milionë janë popull i thjeshtë, një milionë kuadro të shtetit dhe agjentë të sigurimit, ndërsa një milioni tjetër, të burgosur dhe të internuar”.
Sa më sipër nga burimi “6131”.
Shënimi i shokut Ministër: Kur, ku, dhe si është takuar B.p. me A. Kondon?
Ku punon, banon dhe me çfarë jeton, A. Kondo?
Përveç burimit tonë, kush tjetër e ka takuar ose ka mundësi kontakti me A. Kondon?
Puntori Operativ
Sekret
Ekzemplar nr
Tiranë më 2.8.1986
I N F O R M A T Ë
Sipas të arratisurit S.A. të arratisur nga rrethi i………………….., në vitin 1985, për në Jugosllavi, del se Akesandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, janë bërë gati dhe do të udhëtojnë për në SHBA, ku do të stabilizohen me punë e banim në datën 7 shkurt 1986.
Nxjerrë nga raporti informativ i takimit me B.p. “3869” datë 29.1.1986
Puntori Operativ
Sekret
Ekzemplar nr
Tiranë më 5.8.1986
I N F O R M A T Ë
Aleksandër Kondo, është vendosur me ndihmën e…………………….., në një dhomë jo të përshtatshme në lagjen më të keqe të New Jorkut (Harlem) për të cilën ai është i pakënaqur. Aleksandër Kondo, mban shoqëri me………………………………..!
Nxjerrë nga raporti informativ i b.p. “3869”
Puntori Operativ
Sekret
Ekzemplar nr 1
Tiranë më 6.12.1986
Shoku R.L. me telin nr.1240 datë 8.12.1986, njofton New York:
Tuajit Nr.1452 datë 20.11.1986:
Me porosi të shokut Ministër verifikoni:
Kur dhe si e ka takuar “6131” A. Kondon.
Ku punon, banon dhe me çfarë jeton, A. Kondo.
Veç “6131” kush tjetër nga burimet e ka takuar ose ka mundësi kontakti me A. Kondon.
Për këto çështje dërgoni njoftim sa më shpejt.
Veprimtarinë e A. Kondos dhe Xh. Sukniqit, ndiqeni me përparësi, hartoni planet e masave për ndjekjen e tyre dhe dërgojini në rastin më të parë.
U nxor për A. Kondon dhe Xh. Sukniqin
Puntori Operativ
Sekret
Ekzemplar Nr
Tiranë më 16.8.1986
Shoku B.S. me telin Nr.963 datë 7.8.1986 nga New Jork njofton:
Sipas………………………., kohët e fundit kishte marrë letër nga………………, Johanesburgu, ku i shkruante dhe përpiqej të nxiste që të intensifikojë propagandën kundër Shqipërisë e të organizojë punën e nxjerri gazetën, veçanërisht tani në prag të kongresit. I thoshte, që të kenë shpresë dhe besim sepse së shpejti, do bëhet diçka dhe për ta.
Siguronte se kohët e fundit, kishte pasur kontakte e korespondencë me personalitete amerikane, të cilët i kanë premtuar, se së shpejti do t’i vijë radha dhe emigracionit shqiptar. Dhe SHBA-ja, do ti ndihmojë e nxisë me të gjitha forcat kundër regjimit komunist…………………………, u ka shkruajtur dhe disa krerëve të tjerë letra të tilla, por sipas……………………, këto nuk duhet të jenë të vërteta…………………………..përpiqet t’i nxisë e t’i bashkojë për të evidentuar degradimin e OKLL.
Sipas………………………….., në Jugosllavi, i kishin detyruar të flisnin në RTV, duke i kërcënuar me riatdhesim në Shqipëri. I patën kthyer madje, deri në liqenin e Shkodrës, për ti trembur dhe i kishin thënë se dhënia e intervistës, do të ishte një nga provat, që nuk i kishte dërguar sigurimi shqiptar……………………………… pati hezituar për intervistë, për shkak të pasojave ndaj familjes dhe jo për regjimin, që e urren në maksimum. Ka theksuar, se për atë që bëri Sigurimi Shqiptar e ndjek këmba këmbës, ndoshta për ta vrarë.
Para disa kohësh, i patën çuar një të arratisur të vjetër, një pasanik që ishte pronar ndërtesash në New Jersey, dhe nga pyetjet dhe bisedat që i bëri ky e kuptoi menjëherë, se ai ishte agjent i Sigurimit. Dhe ky me marifet e sikterisi. Mburret se nuk ka frikë nga kurrkush dhe se nuk i ka ardhur akoma radha, por do të hakmerret dhe do ta tregojë veten se kush është. Nuk ka ekspozuar ndonjë plan për veprime. Është i interesuar, që të investojë para në ndonjë firmë biznesi dhe po nuk i eci, do të transferohet në Itali. Për gjendjen në Jugosllavi flet mirë.
……………………., nga rrethi i Shkodrës, i arratisur para disa kohësh nga ushtria, bashkë me një shok. Tjetri u kap nga rojet tona. Ndërsa ky, është stabilizuar në Detroit, pranë kushëririt të tij. Shikojnë punën e tyre dhe mban qëndrim indiferent ndaj nesh. Është arratisur për aventurë. Po kështu i arratisuri……………, është stabilizuar pranë kushëririt…………………, nuk flet keq për Shqipërinë, por thotë se u arratis pasi i’u mërzit jeta si bari në mal.
Aleksandër Kondo, ka filluar punë si pastrues në lokalet e seksit në New Jork. Ka thënë se u ka dërguar disa para, familjes së tij në Shqipëri, por ja kanë kthyer mbrapsht. Është plotësisht i dërrmuar, i zhgënjyer dhe madje i penduar, por për kryeneçësi këtë gjë nuk e shpreh. Gjatë kësaj kohe, nuk është shprehur për ndonjë veprim.
Oficeri i Drejtimit
Po cilit shqiptar i duhen keto historira dhe te jene te verteta? Pak historira te tyre kane sot?
Mos e kalo kaq lehte kete ceshtje! Ka 30 vjet qe shqiptareve ju eshte bere shpelarje truri! Pervec pastaj faktit qe shoqeria shqiptare pesoi nje goditje te forte psiqike ne vitin 1990, ku shume persona u shfazuan nga trute dhe ashtu kane ngeluar edhe sot pas 30 vjetesh! Kjo do te thote se shoqeria shqiptare ka 30 vjet qe ka nje semundje te rende mendore, pasoje e mashtrimeve dhe propagandes gjoja antikomuniste, e cila ndikon shume ne menyren e pershtatjes dhe sjelljes se nje pjese te popullsise se sotme ne realitetin e sotem! Njerezit e goditur menderisht, qe ju duket se “jane vrare, jane dhunuar, jane persekutuar etj etj” kane sindromin e te persekutuarit qe ne lindje dhe sjellja e tyre shoqerore eshte e ditur qe eshte sjellje psikopatike dhe problematike. Kur keta lloj debilash qe jane te semure mendore faktikisht, kane rastin te kene ne dore pushtet apo vendimmarrje ne shoqerine shqiptare, pasojat jane te renda e deri katastrofike dhe gjithe shqiptaret kete realitet tashme e dine, por thjesht duhet ta kuptojne se pasoje e cfare eshte kjo. E pra eshte pasoje e goditjes ne tru te nje pjese te shqiptareve ne 1990-199, qe fluturuan me pras ne bythe dhe e propagandes antishqiptare (te fshehur si antikomuniste) qe ka 30 vjet qe na ka care trapin. Sa me shpejt qe ta kuptoje cdokush dhe shoqeria shqiptare ne pergjithesi kete te vertete, aq me mire psikologjia kolektive e shoqerise sone do sherohet dhe do kthehet ne normalitet, sepse kemi 30 vjet ne anormalitet “tranzicion’.
Ne se nuk te pelqejne , thjesht perse i lexon . Une mendoj se keto shkrime kane shume rendesi mbasi eshte mire qe brezi i qe ka lindur mbas 90es duhet qe ta marri vesh se nga çfare kriminelesh udhehiqej vendi per rreth 45 vjet , sigurisht te udhehequr nga kryekrimineli skizofren narcisit kjofte largu Enver Halja ……..
Trupeshk, brezi i ri dhe gomere si ty duhet te dine se ka statistika te sakta per cdo gje, sepse shteti ka funksionuar shume mire ne Shqiperi (shteti komunist eshte me i mireorganizuari ne gjithe historine shqiptare, deri me sot). Sipas STATISTIKAVE SHTETERORE te sotme, qe cdokush mund ti gjeje ne Ministrine e Drejtesise, gjate viteve 1945-1990 ne Shqiperi per ceshtje politike kane marre denime te ndryshme (internim, gjobe, burgim, pushkatim) rreth 16 mije persona (prej te cileve 2 mije jane te denuarit me vdekje, ku 80% e tyre ne vitet e pasluftes 1945-1948). Pra ne 45 vjet te pushtetit komunist, ne nje popullsi prej 3 milion banoresh jane denuar per arsye politike 16 mije persona, qe statistikisht do te thote 0,53% e popullsise se Shqiperise!!!!
Organizata e “Ish te perndjekurve politike” e ka shtuar numrin e personave dhe e ka cuar ne 25 mije ne 45 vjet (duke numeruar si te denuar politike shume te burgosur ordinere, hajdute, mashtrues, pederaste, kurva, halabeke etj). Por edhe nese merret e mireqene se keta te denuar ordinere jane “politike” numri i pergjithshem perseri e con perqindjen ne 0.7% te popullsise. Pra ne cdo rast, ne 45 vjet te pushtetit komunist, me pak se 1% e popullsise kane patur probleme dhe denime “politike”, nderkohe qe 99% e popullsise nuk kane patur ndonje reperkusion ligjor.
KJO ESHTE E VERTETA QE DUHET TE DIJE RINIA E SOTME dhe te kuptoje propaganden trushpelarse dhe idioteske “antikomuniste” te pas viteve ’90. Ndersa per idiote kalibri si Aleksander Kondo apo ky TRUPESHKU i mesiperm, nuk eshte e nevojshme asnje, sepse tipa te tille kane pjerdhur perfundimisht dhe gomere te tille analfabete dhe injorante, gomere do mbeten deri ne fund te jetes!
Ky kondua qe nuk dinte as te numeronte. Vetem klasen e 5 te tetevjecares mezi e mbaroi te shkolla 11 Janari ne Tirane dhe pastaje nderpreu dhe e la shkollen fare.
Lerjani Families ta qaje.
Ai per veten e tij vetem sa i rendonte tokes
Ky kondua qe nuk dinte as te numeronte. Vetem klasen e 5 te tetevjecares mezi e mbaroi te shkolla 11 Janari ne Tirane dhe pastaje nderpreu dhe e la shkollen fare.
Lerjani Families ta qaje.
Ai per veten e tij vetem sa i rendonte tokes
Ok ta besojme qe nuk i vinte shkolla , por ama arriti te behej kampion Europe ,e kjo eshte diçka e madhe qe jo çdo njeri mund ta beje . Keshtu ne nje moment ja pati dhene truri te largohej gjoja nga vendi ma i lulezuar ne bote , pra ate qe e bene te gjithe mas renjes ne hale te bunkereve te sistemit te deshtuar komunist , e megjithe ate ju duket normale qe ai te ndiqej nga kriminelet e sigurimit e mbase edhe ti marrin edhe jeten vetem se keshtu deshironin kriminelat e asaj kohe kjofte largu Enver apo Ramuti me Nexhmie kurven, shiko si mburren tru bunkeret me sigurimin e asaj kohe pamvaresisht se te gjithe punonin kunder popullit me njerezit ma te poshter mbase te botes , (jo te gjithe ) Turp te keni , por ju nuk e njihni kete fjale , e as nuk e keni njohur , sepse keshtu ju pati shkolluar kjofte largu njeriu i ri pa asnje ideal njerezore fatkeqesi kombetare njerez te poshter ….
O po gjalle qenke ti ore gomar. Te ura e Paçellekut pashe afishen tende more fytyre derr!
Per tru bunkeret Kur te shtypesh tastieren per te shkruar verifikoji te dhenat qe ke mbi kampionatet e Europes ne ngritjen e peshave,
sepse ne asnje dokument nuk figuron emri i budallait Kondo as si fitues i ndonje medaljeje te bronxit, pasi do te ishte perfshire
ne Fjalorin Enciklopedik te Sporteve te Shqiperise.
Nga te gjitha keto materiale mua me terheq vemendjen niveli medioker i punonjesve te sigurimit te shtetit.Materialet e prodhuara prej tyre duket sikur i perkasin vitit 1943-1945 mga njeres me dy klase fillore.Mjere shteti me cfare kuadrosh kane punuar.Kur kane patur kete nivel keta punonjes te zbulimit shqiptar,po me ata qe punnin poshte neper deget e puneve te brendeshme?
Sigurisht ne nje miljon spiun te sigurimit te shtetit eshte dhe i ati i Kondos nje gardist e komunist i ndyre.
Shiko si dalin ish sigurimsat legena pushta njerez ma te ulet qe mund te kene nji popull , e keqja eshte se ju ishit te tille jo vetem ne kohen e kjofte largut Enver , por ju jene po kaq pe poshter e te pa bese edhe tashti qe koha juaj ka vite qe ka perenduar . Mos e humbeni durimin shoke hetuesa apo ish oficera , sigurimsa , une thjesht e urrej ate kohe pra kohen e diktatures (bashke me ata qe ju ka ngelur ora 30 vjet mbrapa ) e cila qendroi ne kembe edhe fale jush fatkeqesisht per 45 vjet , por fale Zotit e U S A ra ne hale bashke me ju ne 90et , jashteqitja e kombit …..kola me shume shoke e dine se per cilet e kam fjalen ……… nuk ja vlen te zgjatesh ma shume , ju e keni shume te veshtire te ndryshoni mbasi semundja Enverjane e mallkuar pati hy thelle ne trupin tuaj …..