Kur familja Kika i falte komunitetit tiranas 5000 metra katror truall

16 Qershor 2021, 16:50Dossier TEMA

Nga Shpëtim Luku 

Diku nga viti 2005 një linjë financimi e Komunitetit Europian u destinua për ndërtimin e objekteve arsimorë në Shqipëri.

Mirëpo që këto financime të bëheshin konkrete e të trupëzoheshin në formen e një ndërtese shkollore kishte një kusht.

Duhej që toka ku do ndërtohej objekti të ishte pronë e komunitetit ose e bashkisë. Çka do të thotë se nëse nuk plotësohej kushti i dytë, humbej edhe financimi i BE-së.

Mirëpo në këtë botë ka edhe njerëz brilantë, humanistë të pashoq, fisnikë të vërtetë, të cilët në raste të tilla peshojnë interesin e tyre privat me atë publik e kur peshorja e interesit e përfitimi më i madh anon nga publikja, atëhere bëjnë atë veprim, i cili as nuk mund të imagjinohet nga shumica e njerëzve të tjerë.

Sikurse ka vepruar Familja Kika në Tiranë në vitin 2005, duke i dhuruar komunitetit 5000 metra katror tokë, në të cilën më pas do të ndërtohej shkolla Atë Zef Pëllumbi.

Sigurisht që në perceptimin kolektiv, ky është një gjest i pazakontë human në një ambient të toksifikuar, ku egoizmi individual ka kapur majat, ku degradimi moral është bërë një fenomen masiv, ku lakmia për pasuri e katandi me çdo mjet e mënyrë nuk po njeh kufi, ku grabitqarët realë e potencial janë bërë lukuni.

Por për familjen Kika ky dhurim ishte dëshmi e vlerave të larta njerëzore, tregues i një botëkuptimi fisnik, sipas të cilit “pasuria nuk duhet të shërbejë për të kënaqur egot tona, por për të ndihmuar të tjerët të ndihmojnë veten”- sikurse thote Andrew Carnegie.

Ndaj, sjellja në kujtesë e gjesteve të tilla humanitare është kurdoherë e vlefshme.

3 komente në “Kur familja Kika i falte komunitetit tiranas 5000 metra katror truall”

  1. Tironsi says:

    Shembull i vertete qytetarie, bravo

  2. shqiptari says:

    Patjeter qe fali 5000 m2 dhe ndertoi 250000 m2 apartamente ,besoj se llogaria eshte e thjeshte.Megjithate mund edhe te mos kishte falur asgje sepse klasa e re te babeziturve qe eshte krijuar 20 vitet e fundit nuk po kursen as edhe nje lulishte apo park femijesh vetem e vetem qe te ndertoje pallate.Ndoshta duhet pergezuar por kete le ta beje ZOTI qe gjykon me drejt.

  3. Qytetaria Shqiptare says:

    Informacione te tilla jane te rralla (dhurime per komunitetin), qe jane me interes te vecante per ne gjithe shqiptaret. Ne rastin konkret ky shkrim i gazetarit Sh.Luku eshte per t’u “pergezuar”, i cili ne vijim te shkrimit te jepte dhe ndonje foto te kesaj Familje te nderuar e jo foton e vet ? ! ? ! ? !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje