“T’i tërhiqet vëmendja Vaçe Zelës” pse e zemëroi artistja Sigurimin gjatë turneut në Greqi

2 Qershor 2021, 09:17Dossier TEMA

Shqiptarët në Greqi, ose emigrantët ekonomikë siç quhen në dosjen e ish-Sigurmit të Shtetit “Pallati i Madh i Kulturës”, shfaqen të përmalluar për vendin, gjuhën dhe patriotët e tyre. Në takimet me artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, gjatë viteve ’70, disa të arratisur kërkojnë gjatë këtyre turneve të dinë për familjarët e tyre duke theksuar vazhdimisht se “s’kanë asnjë qëllim të keq, veç të marrin ndonjë haber për ta”, por operativët ishin gjithmonë aty për t’i larguar.

Në raportim përmendet emigranti DH.T nga Labova e Gjirokastrës, i cili jo vetëm që i shoqëron artistët tanë në shfaqje, por,  u blen edhe bileta shqiptarëve e grekëve që t’u tregojë një copëz Shqipërie në skenë. Në fund të takimit, ai i rrëfen grupit shqiptar të artistëve, dëshirën e tij të madhe për t’u kthyer qoftë dhe njëherë në vend të tij, e të mos ndahet nga kjo jetë pa e shkelë tokën amë.

Kritikat që shoqëronin artistët gjatë këtyre udhëtimeve ishin nga më absurdet. Dëshira për të rrëmbyer një gotë uzo, për të porositur në hotel një shampo, apo për të bërë një shëtitje në orët e vona konsideroheshin deri edhe si akte fashiste. Nga më rebelët e grupit, që nuk u falnin lehtësisht operativëve të sigurimit grimat e pakta të  lirisë, ishin Vaçe Zela dhe Besim Zekthi.

Por agjentura ua kthen “haraçin”, duke i kritikuar në raportet e tyre për udhëtimin në Greqi të dhjetorit të të 77-ës e qëndrimin e zgjatur me përkthyesin K.G. Ky i fundit siç ata theksojnë në dosje do të mundohej t’u merte informacione në tym dhe ndonëse kishte tentuar t’i ofronte këngëtares një dhuratë ajo nuk kishte pranuar.

Me kundërshtinë e saj, Vaçja  u  ishte bërë pengesë edhe në përpjekjet për të frenuar artistët në gostitë që shtoheshin për nder të tyre, për të porositur qoftë edhe një filxhan kafe .

Sigurisht që shqetësimi i operativëve ishte të mos pasqyrohej varfëria e mjerimi i vendit, pasi një nga detyrat e Partisë ishte që artistët  të tregonin jashtë vendit për arritjet e mëdha të politikës komuniste shqiptare.  Për të gjitha këto sjellje të Vaçes sipas informacioneve të dosjes do të rekomandoheshin të merreshin masa.

Survejimi i operativëve të dosjes nr.126 ishte i tillë, një çark ku zihen ngushtë të drejtat minimale të artistëve. Një sistem ndjekje ku deri në vitin 1991 tërhiqej zvarrë edhe liria e ikonave të skenës si Vaçe Zela, deri në thyerje të intimitetit.

Ajo i sfidoi kufijtë, duke ngritur në këmbë edhe publikun e huaj, madje pa e ditur ata se nga vinte e në ç’gjuhë këndonte. Por, pavarësisht madhështisë në skenë e atyre grimcave rebelimi, nuk mund t’i shpëtonte syve që e ndiqnin në çdo hap, raportimeve, terrorit të kufizimeve diktatoriale, ku edhe artisti më i madh trajtohej si një mjet, për të përçuar një sukses imagjinar të paskuintave komuniste. Dëshirat  e tyre nuk patën asnjë rëndësi për sistemin e aq më pak kontributi.

Vaçja nuk mund të priste komplimentat nga një spiker grek dhe bashkëshortja e tij, pasi kush e di se ç’sekret mund të mësonin ata për Shqipërinë komuniste. Të shëtiste “natën vonë”, as që duhej shkuar nëpër mend. Apo ,të shijonte kënaqësinë e dritës së një ambazhuri a një dhurate, kjo ndjesi e imët kënaqësie, mund të ishte ç’thurje e pamendtë e kësaj artisteje.

Zemërimi i operativëve ndaj Vaçes ishte i madh, edhe rebeles i duhej dhënë një mësim, pse jo ti ndalohej të këndojë jashtë, t’i ndalohet skena. Por jo! E pamundur të ndalosh dashurinë e publikut për zërin e Vaçes, kënga e saj s’mund të pushojë… botës i duhej rrëfyer se ç’artistë të mëdhenj rriti Shqipëria komuniste.(ABC News)

7 komente në ““T’i tërhiqet vëmendja Vaçe Zelës” pse e zemëroi artistja Sigurimin gjatë turneut në Greqi”

  1. Me rrufshi karin says:

    Shi kur te leshohen kamunistet e Temas xha Jaho dhe xha Braho dhe te lavderojne kamunizmin dhe te shajne Vacen.

    1. E hongsh e te befte mire says:

      Gomar analfabet! Vace Zela eshte ARTISTE E POPULLIT, e vleresuar nga shteti komunist ne nivelin me te larte!
      Nuk ka Vace Zele pa Shqiperi komuniste, ashtu sic nuk ka Shqiperi komuniste pa Vace Zele. Te gjitha te tjerat jane idiotizma katunaresh dhe antishqiptaresh. Keto jane shkrime per te ulur vlerat e Vaces dhe te historise shqiptare dhe behen nga antishqiptaret koktrashe, ashtu si ti!
      RESPEKT ne perjetesi per Vace Zelen dhe kohen e lavdishme te Shqiperise komuniste!

  2. Erdogan says:

    Ketu ke te “drejte” o trap me comentin E hongsh qe e Madhja Vace kishte Ze “komunist”.

    1. E hongsh e te befte mire says:

      E hongsh “komunistin” o Erdokar Pisoglendi!

      1. janullatos arxidoglyftis says:

        hahahahaha

  3. lato says:

    Kush eshte aiajo) prdhace qe ka shkruar kete pacavure me Vacue llasticen e Beqo beqirit dhe Hoxhe dullqirit,qe “e paskan terhequr zvarre me terror”.Do e beni dhe Vace llasticen si te llastuarin Ismail Kadare,,TE PERSEKUTUAR???
    Vetem enveri paska mbetur pa u persekutuar.
    Te gjithe ITINERARET e Ansambleve jasht shtetit hartoheshin nga Vacja.Edhe Lista e njerezve me gjithe biografi hartohej nga Vacja.Ku pyeste Vacja per oprerativet?
    Enveri i la Rezidencen e tij ne Zvicer te paguar me parate e depozituar nga Biroja deri sa vdiq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje