Më 24 maj të 1924-s në Shqipëri do të niste një kryengritje që në histori njihet si Revolucioni i Qershorit apo “Revolucioni Demokrat Antiborgjez”.
Kryengritja u drejtua nga Fan Noli, Luigj Gurakuqi dhe Bajram Curri dhe nisi si rebelim kundër forcave borgjeze dhe feudalëve.
Kjo revoltë shpërtheu disa muaj pas largimit të Ahmet Zogut nga posti i kryeministrit dhe një muaj pas vrasjes së Avni Rustemit.
Më 16 qershor të vitit 1924 në Shqipëri do të formohej qeveria e përkohshme e kryesuar nga Fan Noli.
Por çfarë solli i ashtuquajturi Revolucion dhe Qeveria e Fan Nolit dhe sa rëndësi ka për historinë e vendit tonë? A ishte e parakohshme figura e Fan Nolit për të qeverisur një vend me prapambetje të thellë?
Nëse në vend të Ahmet Zogut do të kishte qeverisur Noli, Shqipëria do të ishte më e mirë apo më e keqe?
Gazeta për të pasur një këndvështrim të sotëm të kësaj ngjarjeje me peshë historike, ka folur me historianë, të cilët sjellin një tablo më të plotë.
Historiani Beqir Meta shprehet se kjo kryengritje nuk ishte në parametrat e mirëfillta të revolucionit.
“Kur kryengritja filloi nuk kishte asnjë program politik, nuk kishte asnjë shtab politik, i cili të kishte një program të përcaktuar për transformime të tilla, madhore, por ishte një konflikt i brendshëm politik, i cili kishte degraduar në një kryengritje të armatosur, kështu që ngjarjet e qershorit të 1924, më së shumti mund të quhen një kryengritje e armatosur antiqeveritare”, shprehet historiani Beqir Meta.
Të njëjtin qëndrim lidhur me faktin nëse kjo kryengritje ishte revolucion apo jo mban edhe historiani Sali Kadria. Sipas tij, ajo ngelet në kuadrin e një lëvizjeje kryengritëse.
“Lëvizja politike që solli në pushtet Fan Nolin, është përcaktuar më herët nga historiografia shqiptare, si ‘Revolucioni Demokratik i Qershorit të vitit 1924’. Në të vërtetë, kjo ngjarje nuk ishte një ‘revolucion’ në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, njëherësh nuk ishte as ‘demokratik’, pasi nuk solli ndonjë ndryshim thelbësor pozitiv në rrjedhën historike të Shqipërisë, por edhe për faktin se shumica e shqiptarëve mbajti një qëndrim apatik ndaj Lëvizjes kryengritëse të Qershorit 1924. ‘Revolucioni i Qershorit’ ishte një lëvizje kryengritëse, e cila u organizua nga drejtuesit e opozitës në bashkëpunim me disa ‘oficerë të pakënaqur’, duke marrë formën e një grushti shteti”, thotë historiani Sali Kadria.
Historiani Meta është disi skeptik edhe sa i përket rëndësisë që ka pasur ky ‘revolucion’ në historinë e vendit tonë.
“Është pretenduar që ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe solli erën e re të ndryshimeve në historinë e Shqipërisë. Në fakt, kjo kryengritje nuk është se kishte një rëndësi të tillë, për faktin se grupet e ndryshme të opozitës të cilat u organizuan ushtarakisht për të përmbysur qeverinë, nuk kishin një program të përbashkët, madje grupet që kishin forca ushtarake nuk ishin asnjëra për të kryer reformën agrare, apo për të sjellë ndryshime të mëdha, por që nuk mund të realizoheshin në rrugë revolucionare siç u tentua, siç është pretenduar të paraqitet kjo ngjarje. I vetmi segment politik që donte ndryshime revolucionare ishte grupi i Nolit që kishte mbështetësit e tij disa politikanë, të cilët kishin qenë më parë, aktivistë të shoqërisë “Vatra” në SHBA dhe organizata Bashkimi, e cila ishte jashtë politikës por që mori pjesë në kryengritje. Por këta ishin segmenti më i parëndësishëm nga pikëpamja e forcës dhe ndikimit politik në vend”, vijon më tej Meta.
Qeveria e Nolit e cila u krijua më 16 qershor të vitit 1924 përcaktonte në programin e saj 20 pika, i cili për kohën është cilësuar perëndimor dhe mjaft ambicioz. Ai parashikonte në vija të përgjithshme, çrrënjosjen e feudalizmit në Shqipëri; çarmatimin e përgjithshëm të popullsisë; vendosjen e demokracisë në Shqipëri; reforma radikale në të gjitha degët e administratës civile dhe ushtarake; përmirësimin e gjendjes së bujkut dhe emancipimin ekonomik të tij; lehtësimin e kapitalit të huaj dhe mbrojtjen e organizimin e kapitaleve të vendit; marrëdhënie fqinjësore me të gjitha shtetet dhe veçanërisht me ato fqinje; dënimin e kundërshtarëve politikë.
Por, përpos programit përparimtar, Meta thotë se ishte një qeveri e përçarë dhe nuk kishte një imunitet politik të brendshëm.
“Qeveria e Nolit nuk kishte një imunitet politik të brendshëm përkundrazi, ishte një qeveri e përçarë, të cilat vinin nga fakti që grupe të ndryshme kishin qëllime të ndryshme, pra ishte qeveri e pafuqishme dhe gjendja politike në vend shkoi në prag të anarkisë”, thotë Meta.
Historiani Meta vlerëson kontributin e Fan Nolit në shumë çështje të vendit, por është kritik ndaj figurës së tij si politikan.
“Noli ka qenë një njeri patriot, një njeri që ka dhënë një kontribut të madh për çështjet shqiptare, kishte dhënë kontribut për Pavarësinë e Shqipërisë, mbrojtjen e territorit të shtetit shqiptar, si letrar, si publicist, një aset i madh për Shqipërinë, por në opozitë ka mbajt një qëndrim në linjën e demokratizimit të vendit, por qenia e tij si kryeministër bashkimi i tij me kryengritjet e qershorit i solli atij minuse në karrierën e vet politike”, thekson historiani Meta.
Ndërkohë, Kadria shprehet se Noli si politikan nuk u përshtatej kushteve të Shqipërisë së asaj periudhe.
“Mendoj se ardhja në krye të Shqipërisë e Fan Nolit ishte e parakohshme, sepse vendi gjatë periudhës së viteve 1920 ishte mjaft i prapambetur dhe me probleme të shumta të brendshme dhe të jashtme. Gjithashtu, kam mendimin se Noli nuk u përshtatej kushteve të Shqipërisë së asaj periudhe. Ai vinte në Shqipëri me mendime liberale moderne që u kultivuan tek ai gjatë qëndrimit në SHBA. Në të vërtetë, Fan Noli nuk ishte një njohës i mirë i gjendjes së brendshme politike të Shqipërisë dhe i mentalitetit të shqiptarëve”, thotë Kadria, ndërsa shton se “Noli në fushën politike nuk shkëlqeu si në fushat e tjera”.
Historiani Meta thotë se në atë periudhë që qeverisi Noli, u provua katërcipërisht se Shqipëria nuk “lulëzoi”.
“Nolit iu dha shansi të qeveriste dhe në ato 6 muaj të qeverisjes ai provoi që Shqipëria ishte katërcipërisht shumë herë më e keqe. Ndërsa Zogu kishte qeverisur si kryeministër nga dhjetori i vitit 1922 deri në mars të vitit 1924, kur dha dorëheqjen. Ai ishte njeriu që kishte vendosur stabilitetin dhe shteti kishte funksionuar në mënyrë pak a shumë normale deri kur kryhet kryengritja e qershorit”, vijon Meta.
“Nuk mund të shprehem nëse Noli apo Zogu do të ishte më i mirë apo më i keq për drejtimin e Shqipërisë, por mund të theksoj mendimin e shprehur nga diplomatë se Ahmet Zogu ishte i lindur nga natyra për t’u marrë me politikë”, përfundon Kadria. (gazetaSI)
Mos na hapni barkun me zorraxhiun e Berishes, historucin Meta,autori i tekstit shkollor te historise,ku 1997 percaktohet si kryengritje komuniste e udhehequr nga sigurimsat,idem sic e kish thene saliu i madh.
Nje beqir e nje kadri nuk mund te cilesojne nje ngjarje kaq te madhe te te madhit Mavromatis St.
Plehrat turke mund te jene rreale vec per pushtuesit turq,kjo pasi jane pasardhesit e sullton Muratit…..
Normal qe nese qeveria e Mavromatit do te kishte me shume suxes nese do te vazhdonte me gjate,mgjs mes nje llumi turkoshqipfolesish haxhiqamilsa ishte teper e veshtire…
E more sumce, nuk te rrihet pa e ngrene dopio rracionin ditor te mutit. Ha, ha se rraca jote mutin e ka gjelle te perditshme.
Popujt barbarë, kanë nevojë për despotë mizorë.(Zogu,Hoxha,Berisha).
HAHAHAh
Revolucioni-bolshevik-demokratiko-anti-borgjez
hahahahaha
Ata qe nuk e kane lexuar akoma librin “Receta pa komb” jane akoma ne vitin 1923.6.
Fakt eshte qe Zogu ne 15 vite qe drejtoj Shqiperin krijoj nje shtet ku Shqiptaret ndjeheshin te barabart para ligjit dhe me dinjitet jashte vendit.
Zogu gjate drejtimit te vendit dergoj me bursa jashte shtetit mbi 900 student .
Prej te cileve mbi 99% u kthyen dhe i sherbyen atdheut.
Fatkeqesisht Zogu i dha burse studimi per jashte shtetit edhe anti Shqiptarit Enver Hoxha.
Taulant bolja, ne kohen e Zogjit nga veriu e deri ne konispol komandonin bandat e maskave te zeza te cilet grabisnin e vrisni fshatare, qytetare e tregetare dhe nuk pyesnin fare per ate shtetin e endrave te tua me sy hapur, ne te njejten kohe Zogji e kishte mendjen dite e nate tek afaret e veta, zhvatjen e cfaredo lloj prone qe i pelqente, nderkohe qe garant per brojtjen e tij ishin forcat Serbe te cilat e sollen ne pushtet. E more vesh mor pusht?
Jo.
Kot fare je, bre.
Osman Gazepi nuk paska me bole se ty. Vetem banda dhe hajdutlliqe nuk ka pas ne kohen e Zogut. Hajduteria filloj ne kohen e komunizmit kur ekonomia shqiptare u shkaterrua. Dhe nuk veje dot nje pale breke per tu thare ne ballkon se dhe ato ti vidhnin.
Zogu nuk mund ta meritonte titullin dhe shtetin prr aq kohe sa e mori me force ne dy raste. Kaq mjafton qe historia ta denoje si bandit.
Si ” Revolucion ” e njohim vetem ne dhe BRSS qe ishte shteti i vetem qe e njohu.
Vendet e tjera e njihnin si grusht shteti qe do ta njihnin e perkrahnin vetem nese do te fitonin ne zgjedhje te lira te organizuara brenda 3 muajve, te cilat Noli nuk i pranoi.
Pra fundi i Nolit ishte percaktuar, sidomos pas fjalimit te tij ne Lidhje te Kombeve qe nxiti keto vende te ” ndihmojne ” ne rrezimin e qeverise Noli.
Noli nuk kishte as mundesi ( ju prene ndihmat nga jashte ) , as aftesi drejtuese per realizimin e perparimit te vendit.
Diskutimi duhet te jete ne ate se ne cfare gjendje dhe pozite do te ishte Shqiprria sot nese fashistet italiane nuk do pushtonin ate dhr te rrezonin Zogun .
do te ishte rrepublika e 7 jugoslave … me governator Zogjin e I, ha ha ha …
Historiani monarkist Beqir Meta, nga ish-sekreatr i PD per Tiranen u katapultua Drejtor i Institutit te Historse,
Prof dhe Akademik nga agjenti i dyshuar i Serbise, Sali Berisha. Revolucioni Demokratik i Qershorit 1924
kishte nje program te qarte qe u shpall menjehere me fitoren e kryengitjes me 16 qershor 1924.
Por Qeveria Noli nuk e zbatoi programin e Revolucionit dhe deshtoi dhe ne fuqi erdhi spiuni i Serbise
Ahmet bej Zogolli i mbeshtetur nga bajonetat dhe parate e Serbise. Urojme qe pas sali Serbit ta marre ne balle edhe zogisti Beqir Meta!
Zogun e risolli ne pushtet shteti serb me forca ushtarake e banda por ndikuan edhe ato shtete, sidomos fqinje qe kishin interes per te shfrytezuar e marre koncesione pa fund ndaj Shqiperise e kufijeve tone Si mundet te jepej Shen Naumi e nji pjese e Vermoshit me nji te rene te lapsit..Fan Nolin atdhetarin tone te madh e izoluan dhe nuk e perkrahen nisur nga interesat e cinizmi i ketyre fuqive..Faktet e mevonshme e treguan te verteten e hidhur.
Po B.qiri fhe Kadri aga nuk e njohin historine,te dy jane pa intelekt, shajne cdo gje pozitive qe ka ndodhur ne kete vend e qe eshte bere nga kundershtaret e tyre politike, pra nga e majta, kane mentalitet feudal, por te prapambetur. Jane teper anadollake, neveri per ta e sojin e tyre .
Termi Revolucion nuk mund te perdoret e te perkufizohet si Demokraci. O njera o tjetra. Ishte nje levizje ushtarake idjote e deshtuar dhe teresisht jasht realitetit shqiptar.
Votimet e dhjetorit 1923. Dolen 102 asambliste. 45 arriti grupi popullor 19 arriti opozita tjeret jashte grupimeve. Me 21 janar hapet asambleja. Grupi popullor formoj nji shumice me 60 asamblista. opozita 26. Ate dite qe do krijohej qeveria me 20 shkurt i behet atentat Kryeministrit Ahmet Zogu. Jep doreheqje dhe krijohet qeveria e Shefqet Verlacit ku dy ministri i jepen opozites.Me 20 prill atentat Avni Rustemit. Vdes e varroset ne Vlore. Opozita gjen rast dhe ben grusht shteti. Me 10 qershor opozitaret nga Shkodra e Vlora me dy reparte ushtarake hyjne ne Tirane . Krijohet nje qeveri me Fan Nolin Kryeminister. Kjo qeveri nuk merr votbesim nga parlamenti pasi nuk kishte shumice vetem 26 deputet. Nuk merr as dekret nga Keshilli i Larte pasi Gjon Coba kish dhene dorheqje, Refik Toptani e Xhafer Ypi iken me qeverine jashte. Ngeli vetem Sotir Peci i cili nuk mund te bente dekretime vetem. Duheshin sepakut dy. Keshtu qe qeveria e Nolit eshte si qeveri ” malit” pa legjimitet.
Qeveria ne mergim e Iljaz Vrionit me Dekret te dy antarve te Keshillit qe ishin jashte emron Ahmet Zogun komandant operacioni per rivendosje te legjitimitetit. Anglia e Franca i thane Serbise te hapi rrugen. Armet u siguruan ne Itali tek firma Pugni nga aty kaluan ne France e pastaj ne Serbi. Ahmet Zogu me rreth 4000 vete, 100 rus ku 15 oficere hyri ne Shqiperi me 24 dhjetor 1924. Parlamenti u mblodh dhe u be prezenca ku ne fund kryetari deklaroj- Shumica eshte prezent seanca hapet. Keshilli Nalte kishte Refik Toptanin e Xhafer Ypin. Prandej quhet Triumf i Legalitetit.
Zogji qe i hurit dhe litarit, dmth i kohes. Noli qe perrendimor.
Zogji me dredhina, hile dhe ndihmen e taljonit e mbajti deri 39. Mandej mbathi opingat se e kish shit vendin tek taljoni te cilin maloket e Kukcit ene turkoshaket e Tirons e priten me lule.
Kaq mjafton
Po te ishte Shqipnia bace me lule ne koh te Zogjit, do kish luftu gjindja, e jo ta priste me lule “pushtuesin” apo “clirusin” nga satropi.
Zogu ishte zgjatina e instalimit Rus ne ballkan, qe kishin qellimin madhor zhdukjen e faktorit shqiptar nga harta. Nuk mund te flitet per zhvillim ne kohen e zogut perveçse gjakpirje e popullit dhe antizhvillim i organizuar ne cdo cep. Zogu si nje zbatues entuziast i urdhrave qe vining na Moska nepermjet Beogradit, jo vetem qe rrenoi ato pak mardhenje feudo-industriale qe egzistonin, por pengoi me te gjitha forcat investimet e huaja dhe krijimin e borgjezise.
Mekembesit e tij ju sulen si lukuni e papare as ne kohen e turkut popullit te vet duke e shfarosur ate ne kuptimin e vertete te fjales. Me gjakun e shqiptareve ndertuan parajsat e veta ne Amerike e gjetke sepse shqiperia ishte toke e djegur.