Historia tragjike e profesorit nga Vuno: Edhe pse babai kishte qenë shok klase në Liceun e Korçës, Enveri e dënoi me vdekje

29 Maj 2021, 10:22Dossier TEMA
Historia tragjike e profesorit nga Vuno: Edhe pse babai kishte qenë shok

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Foto Balës me origjinë nga fashti Vuno i Vlorës, babai i të cilit, Dhimitri, pasi kishte shërbyer si Rreth-Komandant i Xhandarmërisë në Libohovë dhe Delvinë, në vitin 1924 ai marri pjesë në “Revolucionin e Qershorit” të udhëhequr prej Fan Nolit, (mikut të tij të “Vatrës” në periudhën e emigracionit në SHBA-ve) dhe pas rënies së qeverisë së tij e kthimit të Zogut në pushtet, ai emigroi jashtë për t’u kthyer në vitin 1939 pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, duke u emëruar si Kuestor në rrethin e Vlorës. Shkollimi i Fotos në Licen e Gjirokastrës dhe më pas atë të Korçës, ku ndër shokët më të ngushtë të tij, ishte Enver Hoxha, me të cilin flinin bashkë në një dhomë në shtëpinë e Teto Poliksenit, deri sa u diplomuan dhe të dy fituan nga një bursë shtetëror nga qeveria e Mbretit Zog për të studjuar në Universitetin e Montpeljesë në Francë. Kthimi i Fotos në Shqipëri dhe emërimi si pedagog në Liceun e Tiranës dhe të Korçës ku në vitin 1939, ai pati një debat të ashpër me shokun e tij, Enver Hoxhën, i cili i tha: “Kur të marrim pushtetin ne komunistët, ti Foto dhe gjithë sërës tënde, nuk do t’u zënë këmbët dhe asgjëkundi…”.  Arrestimi i profesor Balës në vitin 1946 me “Grupin e deputetëve” dhe dënimi I tij fillimisht me vdekje dhe më pas në 25 vjet, prej të cilave ai vuajti plot 17 vjet, pasi nuk kishte pranuar t’i kërkonte falje ish-shokut të tij të shkollës, “Komandantit të Përgjithshëm”, Enver Hoxhës, gjatë një vizite që ai bëri në korrikun e vitit 1952 në kampin e Rinasit ku të burgosurit politikë po ndërtonin aerportin e ri!

Nga Dashnor Kaloçi

Ishte fund korriku i vitit 1952. Në Aeroportin e Rinasit me qindra të burgosur politikë që punonin me kazma, lopata e karroca dore në mes asaj vape përvëluese, u njoftuan nga komanda e kampit, se atë ditë do të mbërrinte aty për të parë punimet, vetë Komandanti i Përgjithshëm, gjeneral-kolonel, Enver Hoxha. Një prej të burgosurve, një burrë i gjatë dhe pak i dobët, i cili në kokë kishte vënë një kapele prej letre çimentoje për t’u mbrojtur nga dielli zhuritës që i binte kryq e tërthor asaj fushe pa mbarim që kur lindte e deri në perëndim, ndërsa fshinte djersët që i kullonin çurk përmbi karrocën e dorës të mbushur dëng me dhè, dëgjoi se dikush nga shokët e tij i thirri: “Profesor, profesor, ju kërkojnë në komandë”. Foto Bala ish- studenti i Filozofisë i lauruar në Montpelje të Francës dhe profesor i Liceve klasikë të Korçës e Tiranës, nën vështrimet kureshtare të bashkëvuajtësve të tij të burgosur, u nis ngadalë në drejtim të zyrave të komandës, ku e priste në takim një nga ish-shokët e tij më të ngushtë që tashmë drejtonte shtetin komunist: Enver Hoxha.

Dhimitër Bala, prefekt në Korçë dhe Durrës e Kuesor në Vlorë!

Foto ishte djali i vetëm i Dhimitër Balës, i cili kishte lindur në fshatin Vuno të bregdetit Vlorës, në vitin 1895 në një nga familjet më të mëdha të asaj krahine. Asokohe ai mori pjesë aktive, duke dhënë kontributin e tij në administratën shtetërore të shtetit të sapodalë nga Kongresi i Lushnjes. Kështu ai u emërua si Rreth-komandant i Xhandarmërisë në Libohovë dhe në Delvinë. Në vitin 1924, gjatë kryengritjes së armatosur të forcave antiqeveritare të kryesuara nga Fan Noli, Bajram Curi, Luigj Gurakuqi etj., apo siç është njohur ndryshe nga historiografia dhe propaganda e regjimit komunist të para viteve ’90-të, si “Revolucioni i Qershorit” që çoi në përmbysjen e Zogut, Dhimitër Bala u rreshtua përkrah Fan Nolit, mikut të vjetër që nga koha e “Vatrës” në Amerikë. Pas rikthimit të Zogut në pushtet, Dhimitri emigroi për në Greqi së bashku me shokët e tij Zenel Gjoleka, Haki Tatzati e Spiro Koleka, duke u vendosur në ishullin e Korfuzit e në Zante. Në këto ishuj Dhimitri së bashku me shokët e tij antizogistë, qëndruan deri në vitin 1939, kur Italia fashiste kreu agresionin ushtarak kundra Shqipërisë.

Në atë kohë ata i’u përgjigjën thirrjes: “Atdheu në rrezik”, që Mbreti Zog i’u bëri të gjithë patriotëve si dhe kundërshtarëve të tij që qëndronin në emigracion jashtë Shqipërisë dhe pjesa më e madhe e tyre u kthyen në atdhe. Pas kësaj, në vitin 1940, Dhimitri u emërua si Prefekt në Korçë e në Durrës. Në vitin 1942, ai pranoi detyrën e Kuestorit të Vlorës. Lidhur me këtë veprim të tij, në një letër që ai i dërgonte asokohe familjes, ndër të tjera shkruante: “E di se ju do të çuditeni nga emërimi im në këtë detyrë, por jam nisur që të bëj diçka për Shqipërinë…”. Me mbarimin e Luftës në fundin e vitit 1944, ai u arrestua në Tiranë dhe pas disa muajsh hetuesie, u pushkatua natën e 26 qershorit të 1945-ës, së bashku me rusin e bardhë Mihael Krasenski. Viktor Dosti, njeri nga ata që ka qëndruar pranë Dhimitrit në qeli deri orët e fundit para pushkatimit të tij, midis të tjerash kujtonte: “U afrova pranë tij dhe i dhashë disa fruta për t’i ngrënë. Ai më përqafoi dhe më tha: Eh mor bir unë nesër do të ha dhé…”!

Nga Montpeljeja në Korçë dhe debati me Enver Hoxhën

Ndonëse ishte djali i Dhimitër Balës njërit prej kundërshtarëve politikë aktivë të monarkisë zogiste, Foto Bala mundi që të fitonte një bursë nga Mbreti Zog në vitin 1929 dhe të shkonte për studime në Francë. Ai u regjistrua në Universitetin e Montpeljesë për Filozofi e Letërsi dhe e mbaroi atë në vitin 1934, duke u diplomuar me rezultate të larta. Gjatë viteve që Foto ishte me studime në Francë, krahas shumë shokëve shqiptarë që studionin atje, ai kishte një miqësi të ngushtë edhe me Enver Hoxhën. Kjo miqësi në mes tyre kishte nisur që nga koha kur ata të dy studionin së bashku në Liceun e Gjirokastrës, e më vonë pas mbylljes së tij, në atë të Korçës, ku flinin të dy në të njëjtën dhomë te shtëpia e Teto Poliksenit. Pas diplomimit në vitin 1934, Foto Bala u kthye në Shqipëri dhe Ministria e Arsimit e emëroi në qytetin e Korçës, si pedagog në atë shkollë ku dikur ai kishte qenë nxënës i saj dhe nga ku kishte mundur që të përfitonte bursën shtetërore për në Montpelje.

Gjatë gjithë asaj periudhe kohe që Foto shërbeu aty si pedagog, ai shquhej dhe bënte pjesë në ajkën e elitës intelektuale të qytetit, ku shumica e të cilëve kishin mbaruar shkollat e ishin diplomuar në universitetet më të njohura të Perëndimit, e kryesisht ato franceze. Lidhur me miqësinë e ngushtë që Foto Bala kishte me shokun e tij Enver Hoxhën, e cila kishte filluar që nga bankat e klasave të ulëta të Gjirokastrës, e bija e tij Drita, mes të tjerash kujtonte: “Mbaj mend shpesh herë gjatë bisedave që bëja me babanë, binte fjala dhe për ish-shokun e tij që nga fëmijëria Enver Hoxhën. Babai kurrë nuk shante njeri, kjo gjë ndodhte dhe për Enverin, me të cilin ndonëse i kishin ndarë rrugët e jetës që nga fundi i viteve ’30-të e prej tij babai e kishte pësuar mjaft.

Kështu, ndonëse ata kishin një miqësi shumë të ngushtë me njëri-tjetrin, nga botëkuptimet e pikëpamjet filozofike e politike, kishin shumë gjëra që i ndanin. Babai kishte më shumë pikëpamjet social-demokrate të asaj kohe dhe ishte në rrethin shoqëror të Skënder Muços, Musine Kokalarit, Veli Frashërit etj. Nga këto pikëpamje, shpesh herë ata dhe ishin grindur. Kështu, aty nga fundi i vitit 1939, kur Enveri ishte afruar në rrethet komuniste të punëtorëve korçarë, që drejtoheshin nga Miha Lako, gjatë një bisede politike, në eufori i kishte thënë babait: “Kur ta marrim pushtetin ne komunistët, ty Foto dhe gjithë sërës tënde, nuk do t’ju zënë këmbët dhé asgjëkundi…”! Babai ishte nxehur nga kjo gjë dhe ja kishte kthyer shumë ashpër, duke e ofenduar rëndë”.

Pedagog në Liceun e Korçës dhe publicist në shtypin e kohës

Në qytetin e Korçës ose siç quhej ndryshe asokohe “Parisi i vogël”, Foto Bala u caktua që të jepte lëndët e Filozofisë, Letërsisë dhe atë të frëngjishtes në atë Lice klasik që ishte hapur nga francezët dhe ishte një nga shkollat e mesme më cilësore në të gjithë Ballkanin. Krahas mësimdhënies në atë shkollë, profesori i ri Foto Bala i’u kushtua publicistikës, duke shkruar në disa gazeta që botoheshin në atë kohë siç ishin: “Bota e Re” dhe “Gazet e Korçës”. Në ato artikuj, ai trajtonte kryesisht gjendjen e femrës shqiptare dhe rolin që ajo kishte e duhet të luante në jetën sociale e shoqërore të vendit.

Pasi shërbeu për disa vjet si pedagog në qytetin e Korçës, aty nga fundi i vitit 1939, Foto Bala transferohet që andej dhe emërohet në gjimnazin e Tiranës, si pedagog i Filozofisë dhe Frengjishtes. Në atë gjimnaz ai qëndroi deri nga fundi i vitit 1941, kur do ta emëronin përsëri në qytetin e Korçës, ku do të punonte deri nga fundi i vitit 1944. Gjatë atyre dy viteve të qëndrimit në Tiranë, ai bënte pjesë në rrethet shoqërore më intelektuale të asaj kohe, duke pasur miqësi të ngushtë me Nonda Bulkën (njiheshin që nga koha kur studionin në Francë), Abaz Ermenjin, Hilmi Hysin, Isuf Hysenbegasin, Engjëll Çobën etj.

Dënimi me “Grupin e deputetëve” dhe takimi me Enverin në kampin e Rinasit!

Pak ditë pas zgjedhjeve të 2 dhjetorit të vitit 1945, Profesor Foto Bala arrestohet së bashku me “Grupin e deputetëve” që kryhesohej nga Shefqet Beja, Enver Zazani, Sheh Karbunara etj. Ky arrestim, si për Foton dhe shumë të tjerë që e kishin njohur atë, erdhi krejt i papritur. E para: se ai nuk ishte përzier asnjëherë në politikë në mënyrë aktive, ndonëse kishte përkrahur moralisht pa rezerva grupin me prirje social-demokrate të Musine Kokalarit e Skënder Muços. E dyta: ai kishte qenë në listat e internimit për në Itali si antifashist, dhe kishte mundur të shpëtonte falë ndërhyrjes së babait tij (Dhimitrit) te ministri i Brendshëm, Mark Gjonmarkaj.

E treta: dhe më e rëndësishmja që cilësohej prej shumë njerëzve, ishte fakti që profesor Bala kishte qenë shoku më i afërt i Enver Hoxhës që nga fëmijëria. Duke qenë se Enveri nuk mundi t’ja falte dot babanë, Dhimitrin që u pushkatua, mendohej se për të larë atë gjë, ai nuk do ta arrestonte Foton, mbi të cilin nuk rëndonin faje. “Gjyqi i deputetëve”, me të cilin u gjykua dhe Foto, e dënoi atë në fillim me vdekje dhe më pas me 101 vjet burgim. Pas heqjes së dënimit me 101 vjet (dënimi maksimal u zbrit në 25 vjet) dhe disa amnistive, profesor Foto Bala vuajti plot 17 vjet kampeve e burgjeve të regjimit komunist që kishte në krye, ish-shokun e tij të fëmijrisë dhe studimeve.

Kështu ai provoi Maliqin, Bedenin e Kavajës, Zadrimën, Rinasin etj. Gjatë vuajtjes së dënimit në kampin e Rinasit ku po ndërtohej aerodromi, shkoi për të parë ecurinë e punimeve vetë Enver Hoxha. Atë ditë Enveri e kërkoi në takim ish-shokun e tij Foton dhe gjatë bisedës i tha: “Foto, prano se ke bërë faj e kërko falje, se përndryshe do të kalbesh burgjeve e kampeve”. Pas këtyre fjalëve të Enverit, ai i’u përgjigj tepër gjakftohtë: “Unë nuk kam bërë asnjë faj, dhe nuk kam pse të kërkoj falje”. Enveri, i cili nuk e priste këtë reagim kaq të ashpër të ish-shokut të tij, i’u kthye duke u larguar: “E po mirë mor Foto, dije se këtu do të kalbesh”.

Përshëndet prishjen me sovjetikët në ’61-in

Aty nga fundi i vitit 1961, kur Foto Bala vuante ende dënimin në burgjet e regjimit komunist, vendosi dhe i bëri një letër Enver Hoxhës, ku përshëndeste vendimin e tij për prishjen me sovjetikët. Në mes të tjerash në atë letër ai shkruante: “…Shumë i dashur Enver. Erdhi koha që të drejtohem përsëri kështu. Ky veprim i joti (për prishjen me rusët), i dha të drejtë pikëpamjeve tona dhe vërtetoi ato të nacionalizmit shqiptar. Ne ishim armiq, por sot për hir të çështjes së Shqipërisë, ne duhet të sakrifikojmë, duke lënë mbrapa shumë gjëra, mjaft që të shpëtojë Shqipëria…!”.

Pas kësaj letre, e cila i vajti Enverit në dorë, atij ja internuan familjen nga Tirana (gruan dhe dy vajzat), duke ja dërguar në fshatin Gradishtë të Lushnjes. Profesor Foto Bala mundi të dalë nga burgjet e regjimit komunist më 21 prill të vitit 1963, pasi kishte vuajtur plot 17 vjet. (Disa vjet i kishte fituar me punë). Pasi nuk kishte se ku të rrinte në Tiranë, ai shkoi vullnetarisht pranë familjes në Gradishtë të Lushnjes, dhe më pas u vendosën në qytetin e Korçës, me banim të detyruar. Në qytetin ku kishte kaluar disa nga vitet më të bukura të jetës, atë e caktuan si punëtor në një fermë bujqësore, për të hapur toka të reja, pas direktivës: “T’u qepemi kodrave e maleve, dhe t’i bëjmë ato pjellore si fushat”, që kishte hedhur ish-shoku i tij i fëmijërisë Enver Hoxha, që ishte në krye të shtetit.

Mbasi mundi që të siguronte një raport mjekësor, u largua nga ajo punë dhe u mbyll në shtëpinë e tij, duke ju kushtuar studimeve dhe përkthimeve. Ai vdiq në marsin e vitit 1991 në qytetin e Korçës, pikërisht ato ditë kur po binte ai pushtet, për të cilin i kishte folur ish-shoku i tij Enver Hoxha, që në vitin 1939 dhe i’a kishte bërë realitet atij dhe gjithë shqiptarëve!

25 komente në “Historia tragjike e profesorit nga Vuno: Edhe pse babai kishte qenë shok klase në Liceun e Korçës, Enveri e dënoi me vdekje”

  1. drago says:

    Enveri vrau burrin e motres se tije keta thone vrau shokun e liceut,…..

    1. VFLP says:

      Enveri nuk vrau askend! Pas Luftes pushteti i Enverit ishte i kufizuar, nderkohe qe denimet me gjyq kunder kolaboracionisteve ishin nje praktike normale ne gjithe Evropen e pasluftes. DREJTESIA eshte DREJTESI, pavaresisht se idiote si puna juaj e quajne “krim”. Me siguri edhe kur te denohet Sal Katunari, idiote si ju do thone e denoi Ed Rama, se kaq tru ne koke keni, jeni halabake dhe psikopate.
      Gjyqet kunder kolaboracionisteve te fashizmit u zhvilluan ne gjithe Evropen pas Luftes dhe kolaboracionisatet moren denimin e merituar, sipas fajeve qe kishin bere, nuk ka rendesi kush ishin kunati, shoku, kusheriri, komshiu apo lesh curri…

      1. Beno says:

        1. Tani në këtë demokraturen tonë të gjithë tradhtarët (bashkëpuntorët e fashizmi) na dolën Nerez të mëdhenj ! E bikes Patriotë. Edhe tradhtarë edhe patriot njëherësh nuk mundë të jesh.
        2. Enver Hoxha nuk ka qenë gjykatës as prokuror. Tani na e bëtë Enverin dragua. Edhe kryetar partie, edhe kryetar shteti edhe gjykatës e polic.
        Kjo është e pabesueshme.
        3. Pse me një njeri bën shkollë, bën ushtri, banon në një fshat, punon në një kompani nuk do të thotë se ti ke detyrime të përjetëshme ngaj tij.
        Këto pallavra Alla katundare shqiptare në mbytën tash 30 vite. Enverin shajeni po te doni si diktator por jo si armik e tradhëtar.

      2. gabriel says:

        cfare fakti keni ju qe Foto ishte “kolaboracionist” i? Pasi drejtesia per te gjykuar ka nevoje per prova jo? Enveri nuk ka vrare askend, te japesh urdher qe dikush duhet te vdese eshte i njejti krim, si personi qe shkeh armen. Ju lutem, mos u mungo respek te gjithe viktimave te Enverit.

        1. intriguesi says:

          O Xhebrail, o koqe kandari! Ky Foto ka qene KUESTOR FASHIST ne 1942. E di cfare do te thote, apo s’ja ke idene se c’eshte kuestori?
          Enveri eshte “fajtor” per denimin e kolaboracionisteve te fashizmit pas Luftes, po aq sa jane “fajtore” te gjithe drejtuesit e shteteve evropiane pas Luftes!
          KOLABORACIONISTET E FASHIZMIT
          Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
          Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
          1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
          Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
          2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
          Dinet, Elezët.
          3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
          Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
          4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
          (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
          Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
          “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
          Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan procese gjyqësore ndaj 170 mijë kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
          “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
          Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
          Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
          Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
          Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
          Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
          Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
          Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

    2. The Republic islamic of kosovo says:

      [email protected] jebemti majku or pidhi satmotre ENVERI ISHTE BURRE SHTETI DHE KURRE NUK I VJEN ME KETIJ POPULLI QE NGA 90 E KETEJ KA IKUR PER LESH KARI !!

  2. Nafije dybeku says:

    Dhe keta BALAT E VUNOIT ca nga ta Jan sot nga me antishqiptaret e medhenj ne bot. Jan ushtar te grekut ne himar

  3. Sketerre 2021 says:

    Njerezit kishin Dinjitet dhe Klas nen Mbretin,,shkolloheshin neper Qytetet me te mira te evropes,,dhe nga Pamjet del se edhe xhaxhi Dulla mire qenke veshur dhe nga elitat duket,,,se Pse solli stilin Bolshevik ne nje vend te vogel Mesdhetar vetem ai e di….Xhaxhi Spirua i Edit hengeri dhe vrau plot per 50 vite ,,i nipi na tregon se eshte Picasso edhe pse u rit dhe u shkollua ne Eliten e koleres se Kuqe,,,Me jep nje femije per 8 vite ne shkolle Thoshte Lenin dhe do ta bej Bolshevik perjete,,pra Edi kot na shet pordhe se eshte nje i privilegjuar i koleres se kuqe,,Mjafton te shikoni si nxehet dhe nuk ben dot argument te kuptoni qe eshte shume keq nga llogjika perendimore…Qe nga 29 maj 1944 deri sot Qeverisemi nga Kolonat e kuqe bolshevike qe nderuan Pardesyte e Bardha e filluan me Armani….I vetmi Patriot qe vuajti dhe ishte Burre ishte Mbreti,,te tjeret jane rregulluar mes tyre….

  4. shqip says:

    O Kaliç po mos e *** fare muhabetin o burrë ! Tani edhe kuestor në 42, edhe antifashist sikur nuk del formula. Kuesturat në kohën e pushtimit fashist ishin struktura të mireorganizuara në shërbim të fashos. Që Enveri kishte gabimet e tij kjo është njerëzore. Por gabimet e tij nuk kanë të bëjnë me Balot e Malot. Janë të karakterit ekonomik dhe diplomacisë së jashtme. Jo në të gjithë aktivitetin. Në periudha të caktuara të historisë . Tani këta të permendurit këtu më lartë e kishin ndarë mendjen. Pra kishin dalë hapur kundër . Si thua ti Kaliç ? Ç’mund tu thoshte Enveri gjeneralëve e komandantëve të luftës ? Ju luftuat, ju vranë, ju dogjën, ju internuan, po s’ kemi ç’bejme. E kuptoni o njerëz me cungime të theksuara të intelektit ? Enveri në 45 nuk kishte pushtet absolut siç mendohet. Se të vinte tjetri me një brigade dhe kerciste dyfeku. Mos ja fut kot o njeri . Nuk të dënonte e aq më tepër të pushkatime, vetëm se kishe pikëpamje të ndryshme nga Enveri. Mos harrojmë që bëhet fjalë për 45. Pak muaj pas luftës më shkatërrimtare që kishte parë njerëzimi. Dënime e deri ekzekutime janë bere edhe në perëndim në atë periudhë. Ti i tregon si ngjarje o Kaliç, por nuk i thua të tëra.

  5. AC/DC says:

    Vunoi eshte i HIMARËS, jo i vlores se albanistanit!

    1. Taulant says:

      Eshte Lab mbushur me Progonatas e Kuciot.

      1. Sketerre 2021 says:

        Pse ke hyp ne avion nuk do te thote qe u bere Zog e fluturon,,,progonati dhe kuqi jane njerez per Dhi,,kishte plot nga keta xhaxhi I mbante per kaptera..Vuno eshte fshat i krahines se Himares o loqe qe mesove dhe not ti Lab i dhier qelbesh era Dhi…..mos u mundoni te ndroni kulturen e zonave se keni byth,,tjeter Histori Himara,tjeter Laberia e dhier,,,lereni zonen autoctone se na qelbet me Turbe dhe xhami ju qifte rropt Shqiperia…..

        1. Qytetari says:

          Ti Sketerre vjen si pordha neper breke, ketej do tu besh qejfin grekeve e andej si e si tu besh qejfin te persekutuarve, pastaj vjen rrotull se s´di ku ta fusesh ´q´-ne, qe une te sugjeroj ta fusesh ne b..th. Po gjithmone e ke me Leberit, do te te kene shkerdhy mire Loken tande, qe iu lumte palla..

    2. Dragobia says:

      Avash avash do behet i Fierit

  6. artisti says:

    Ky Kalocja i interpreton si ti doje qejfi materialet e arkives,por eshte aq i erresuar nga mendja e syte sa per te poshteruar ate regjim te kaluar,ben genjeshtra nga ato qe skalojne dot pa u skuqur.Kuestor i facizmit dhe nacionalist e atdhetar.Keto lloj idiotesirash nuk kane bythe ku te qendrojne

  7. iksi says:

    O Dash rrota , ti duke menduar se po e kritìkon Enverin , ti me shoket tuaj ja rrisni vlerat . Ti thua qe si ka mundesi qe Enveri i denoj djalin shokut vet te klases . Pra sipas teje i bie qe Enveri gjate 50 vjeteve nuk duhet te denonte asnje nga shoket e vet , asnje nga femijèt e shokeve te vet , asnje nga njerezit e vet dhe te afermit e tyre , as femijet e femijve te tyre . Pra sipas jush i bie te denojne ashtu kot vetem ata qe nuk i njihte dhe qe nuk benin gje . Hajde rrota hajde , ja çfare mendesh keni dhe ju kan vene kuadro por nuk i keni fajet ju por ata qe ju kan vene dhe ju mbajne aty .

  8. Erdogan says:

    Cfare pret nga turq qe vetequhen Skiptare kur per Hero “te tyre” kane nje Vorio Epirote do thonim te ndare nga Fuqite e Medha Imperialiste.
    Jua hoqi Kombesine Greke gjithe Bregdetin,Skoliot Greke qe i kishin qe nga koha e majmunit.

  9. Niku says:

    Ishte kuestor apo profesor ne kohe te fashizmit? A mund t’i shpjegoni brezit te ri kush ishte nje kuestor?

  10. albanian says:

    Vunoi fshat patriotesh shqiptare 24 karat me prejardhje nga veriu kryesisht mirdita dhe kjo duket nga mbiemrat kol leka ndre nika lazri balaj etj.

    1. vunjoti says:

      Jo vetem Vunoi, gjithe Bregdeti ashtu eshte dhe ato mbiemra ka!

  11. Qytetari says:

    Ti Sketerre vjen si pordha neper breke, ketej do tu besh qejfin grekeve e andej si e si tu besh qejfin te persekutuarve, pastaj vjen rrotull se s´di ku ta fusesh ´q´-ne, qe une te sugjeroj ta fusesh ne b..th. Po gjithmone e ke me Leberit, do te te kene shkerdhy mire Loken tande, qe iu lumte palla..

    1. Sketerre says:

      Po ik ore Labuc i ndyre se nuk fshij loqen me gruan tende dhe me bythen tende te piste…paske mesuar dhe shkrim si keshtu nuk te dergoi Aneja me Dhi…. Beri miza bythe ,,mesoi dhe Labuci te shkruaj…

  12. taso kume says:

    Kesaj i thone per inatin e vjeres do fle me millonain , per katrauren qe beri SHPELLARI do riabilitojme DULLEN, VUNOI eshte fshati me i paster nga indokrinimi greke ne krahasim me gjithe fshatrat e tjere qe qelbin me gjuhen e Gerqise ,mos haroni ne çameri sot ne pronat e çamerve jane HIMARJOTE,PILURJOTE,E PALASIKOTE nuk ka VUNJOTE.

  13. Qe kjofte largu ishte vrases kjo dihet , skizofren NARCISIST i pa meshirshem , çfare te besh ky ishte fati i keq i popullit tone te shume vuajtur . Pa diskutim qe pushtimi komunist ishte edhe ma i keq se pushtimi turk , lind pyetja si ka mundesi , pergjigja eshte fare e thjeshte , do permende vetem nje shembull, pamvaresisht pushtimit turk gjyshi im pati trashiguar disa dhjetra ha toke , me ardhjan e koleres komuniste te gjithe token qe e kishte blere me ar ja moren komunistat ne saje te reformave te djadhit te kuq stalinjan Enver , kujtoj ketu prona eshte ma se e shejte ne te gjitha vendetye zhvilluara te botes ..Tani kam diçka jashte temes , per nje me emer .. (Ça po thua qe nuk ka ide çfare thote ) ne nje koment tjeter pata fole per vuajtjet e fshatareve skllever qe punonin gjithe diten ne shate e lopate , , une nuk pata thane more i semure mendore se duhej te punoja profesor , mbasi edhe mund te isha i tille , por çfare ti besh biografise simas sistemit tuaj te pjerdhur , pra ketij tru bunkerit i duket e tepert nese prsh grate nuk do te perveloheshin ne fusha per nga 40 deri ne 120 lek ne kooperativat e kjofte largut si skllverer pa asnje te drejte , si edhe tjetra te jetosh ne fshat nuk eshte turp shoku hetues ća po thua , turp eshte te futesh tjetrin ne burg per nje fjale goje , pa fole per marrjen e prones , qe ishte nder vepra ma te poshtra te diktatorit , pushkatime varje internime tela me gjemba , e te tjera budalleqe te kohes se perenduar te kjofte largut e pergjithmone e jetes ………

    1. intriguesi says:

      Mos shkruaj kot o koqe kandari Trupeshk. Akush nuk lexon se c’zhgarravit ti, sespe asgje nuk kuptohet dhe nuk lexohet aty, nga niveli i dobet intelektual dhe gjuhesor qe ke. O fshatar analfabet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje