SHKRESA/ Shqetësimi i regjimit në 47-ën: Jo shkatërrimt të librave të vyer të françeskanëve dhe jezuitëve, i përkasin popullit

13 Qershor 2021, 09:39Dossier TEMA

Pas konfiskimeve të bujshme të vititt 1945, sidomos në familjet e tregtarëve të mëdhenj, të kundërshtarëve politikë të regjimit komunist, intelektualëve të njohur  dhe një varg institucionesh  fetare, sidomos ato katolike në Shkodër, qeveria komuniste kishte mbledhur veç të tjerave edhe një pasuri të madhe literature e botimesh të rralla.

Këto pasuri të rralla e të paçmueshme, ishin mbyllur në magazinat e ndërmarrjeve që administronin pasuritë shtetërore (pasuri të krijuara nga shtezimet, konfiskimet e sekuestrimet pas luftës).

Por ndërsa vitet kalonin, këto botime të rralla e me vlera për kulturën kishin nisur të shkatërroheshin nëpër magazina dhe në verën e 1947, një varg shkresash nga  Komiteti i Arteve dhe i Kulturës ngrinin alarmin për shkatërrimin e këtyre bibliotekave të sekuestruara.

Shkresa e mëposhtme ngre shqetësimin për shkatërrimin e librave të rrallë të bibliotekave të sekuestruara nga jezuitët dhe françeskanët në Shkodër, të cilat edhe pse kishin kaluar me shumë se dy vjet nga sekuestrimi i tyre mbaheshin në magazina prej ndërmarrjeve të pasurive shtetërore.

Shkresa e dalë nga Kryeministria urdhëronte në korrik 1947 që librat e këtyre bibliotekave tu dorëzoheshin përgjegjësve të kulturës në qarqe.

“Komiteti i Arteve dhe i Kulturës ju bën të ditur se Ndërmarrjet e Pasurisë Shtetnore vazhdojnë tu nxjerrin  pengesa përgjegjësve të Kulturës në  Qarqe mbi dorëzimin e librave të konfiskuara armiqve të popullit.

Komiteti sjell si shembull Bibliotekat e jezuitëve dhe Françeskanëve në Shkodër, librat e të cilëve po prishen. Për të ruajtur këtë pasuri të popullit dhe për ta vënë në shërbim të tij, lutemi dispononi sa më parë qi librat e konfiskuara tu dorëzohen përgjegjësave të kulturës në Qarqe”. /tesheshi/

3 komente në “SHKRESA/ Shqetësimi i regjimit në 47-ën: Jo shkatërrimt të librave të vyer të françeskanëve dhe jezuitëve, i përkasin popullit”

  1. Agimi says:

    Ishte si ishte Enveri edhe pse ua mori pronat dokukentet mbeten ne kadastra. Por ne 90 pati kadastra qe u dogjen per shkak se pronat po i vidheshin tjetrit

  2. Gimi says:

    Barbaret lindore sllave-komuniste me ndihmen e tradhtareve shqipfoles shkaterruan e dogjen biblotekat shqiptare perendimore.

    1. Scutari says:

      Dhe pervetesuan studimet e franceskaneve duke i paraqitur si pune te tyre e marre me pas tituj akademike!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje