Nga Ruben Avxhiu
Në vitin 1976, ishte rregulluar që emisioni i përjavshëm satirik, “Saturday Night Live” (Drejtpërdrejt Natën e Të Shtunës) do të filmohej nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë.
President në atë kohë, ishte republikani Gerald Ford.
Për të filmuar sketçin kishin shkruar Lorne Michaels drejtuesi i programit si dhe aktorët komikë, John Belushi dhe Dan Aykrod, dy shokët që më vonë do të luanin filmin e famshëm “Blues Brothers”, si dhe Chevy Chase.
Sipas tregimit nga Michaels, kur vetura mbërriti në derën hyrëse të Shtëpisë së Bardhë, oficeri i rojes u kërkoi dokumentet e vizitës si dhe letërnjoftimet personale (ID). Të gjithë i kishin përveç John Belushit që ngriti supet sikur po i kërkonin diçka të pazakontë.
Lorne Michaels që kishte luajtur shumë gurë për të të siguruar filmimin i iku truri.
“Si ka mundësi të vish në Shtëpinë e Bardhë dhe të mendosh se nuk të duhet letërnjoftimi?” i tha ai duke menduar se planet për skeçin mund të anulloheshin ose duheshin rishkruar.
Mirëpo, oficeri i rojes, pasi futi kokën në makinë dhe i pa me radhë, tha për John Belushin.
“Ky zotëria këtu nuk ka nevojë për letërnjoftim. E njoh se kush është”.
Në fakt, e gjithë Amerika e njihte.
Sigurisht në 1976 nuk kishin filluar ende vendosja e masave ekstreme nga frika e sulmeve terroriste.
Sot nuk do të kishte ndodhur kurrë sado i famshëm të ishte Belushi.
John Belushi ishte djali i dy emigrantëve shqiptarë në Chicago si dhe vëllai i aktorit tjetër të njohur James Belushi.
Vdiq në 1981 aksidentalisht nga një mbidozë droge.
jo dhe aq aksidentalisht…
O bos kur drogohesh nuk esht aksident?
Zonja ose zonjusha Sara e paska gjetur jo dhe aq aksidentalisht,dmth èsht e informuar mir.Njè prej aktorève mè tè mèdhenj ,ndryshe nuk spjegohet se ende flitet dhe shkruhen libra pèr Jon Belushin. Si Jon Belushi nuk bèn mè Nèna,i gjithanshèm me njè vitalitet dhe i guximshèm,nuk ishte e leht pèr njè shqiptaroamerikan ato vite tè luftès sè ftoht tè luante disa role nè teatèr dhe filma .Kush ka lexuar sadopak rreth jetès sè tij le tè kuptoj se ndonjèher deklarohej me origjin greke pèr tè mos thèn nga shipèria (qè ishte njè vend komunist)flasim pèr fundin e viteve 67/8-1980 tè,etj ,,,,Nè shqipèri brènda mundèsive tè pèrktheheshin librat qè i janè dedikuar J,Belushit .Italia èsht e dashuruar me Belushin,nèpèrmjet librave tè botuar,monografive,pèrkujtimet nè Radio Rai 2 , Radio Rai 3 ,televizione
Gjepura ….. si James Belushi , por dhe Jon Belushi dhe krejt familja e tij nuk eshte deklaruar kurre familje me prejardhje greke …..po te lexosh dhe degjosh vete deklaratat e James ne Televizionin Shqiptar do te kuptosh gjithcka …..nje familje patriotike , originale shqiptare qe kure nuk kane patur kompleks originen e tyre ……
Kompleksin e te quajturit greke e kane patur dhe kane greket dhe jo shqiptaret , informou me drejt , greket ngrene flamurin e tyre kombetar vetem neper festa kombetare pastaj e ulin dhe ngrene ate amerikan , kurse shqiptaret prane atij amerikan kane dhe flamurin e tyre kuq e zi , nuk dua te tregoj nje iperpatriotizem , por ky eshte realiteti …..
Me” nese ” nuk shkruhet historia , por nese do jetonte , do te qe nje nder aktoret me madheshtor , te pakten keshtu eshte shprehur vete shoku i tij Robert De Niro , qe ka qene prezent kur Belushi humbi jeten ….dhe qe ka qene i shokuar per humbjen e jetes se shokut te tij per nje kohe te gjate …..e filluam narkotiken per sport , duke iu pershtatur kohes dhe veseve te kohes , shprehet nder te tjerave De Niro , por kur pame qe situata iku nga kontrolli u shokova pa mase nga vete degradimi qe te japin lendet narkotike ……qe prej asaj kohe , me humbjen e shokut tim te ngushte , nuk desha te dija me kurre per perdorimin etyre .., ktheva shpinen nje here e mire , dhe lash pas cdo gje qe kish lidhje me lendet narkotike ……Robert De Niro
Rrespekt per kte Artist me origjine shqiptare ,qe mjerishte e mbylli karieren e tij ne Hollivud
pa e shpalosur ate ne gjuthe permasat e tija ,qe do ishte padyshim nji nder yjet me te Medha
te Hollivud-it te te gjitha kohrave .
Rrespekt per kte Artist me origjine shqiptare ,qe mjerishte e mbylli karieren e tij ne Hollivud
pa e shpalosur ate ne gjithe permasat e tija ,
qe do ishte padyshim nji nder yjet me te Medha
te Hollivud-it te te gjitha kohrave .