OBSH: Kujdes! Mund të përhapen variante të reja të Covid-19

17 Korrik 2021, 14:13Bota TEMA

OBSH bën thirrje për kujdes të shtuar dhe thekson se ekziston mundësia që të përhapen variante te reja edhe me te rrezikshme se ato aktualet në qarkullim.

Aktualisht Agjencia Evropaine e Barnave konfirmon efikasitetin e vaksinave edhe kundër varianteve të reja të shfaqura deri më tani. Sipas EMA këto cikle vaksinash ofrojnë mbrojtje ndaj gjithë mutacioneve përfshirë këtu edhe Deltën, dhe evitojnë hospitalizmin e shfaqjen e sëmundjes me simptoma të vështira.

Por alarmi i ri mbërrin nga zyra e Komitetit të Emergjencës së OBSH që paralajmëron për përhapje të varianteve të reja më të rrezikshme e më të vështira për t’u vënë nën kontroll të Sars Cov 2, duke bërë më të vështirë ndalimin e epidemisë dhe duke e zgjatur në kohë.

Ndërkohë EMA rithekson se ende nuk ka siguri të plotë sesa zgjat mbrojtja nga vaksina dhe nëse do të ishte e nevojshme një dozë e tretë.

1 komente në “OBSH: Kujdes! Mund të përhapen variante të reja të Covid-19”

  1. brukseli says:

    Po kush i perhap variantet e reja kjo u mor vesh !? Tash qe virusin e keni ne dore mbarshtone e perpunone e hidheni ne treg , ne veç po presim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje