Të shtëna me armë në SHBA, humb jetën 6-vjeçarja, plagosen 5 të tjerë

17 Korrik 2021, 16:26Bota TEMA

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, ku një vajzë 6-vjeccare ka mbetur e vdekur, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave të armës në Uashington.

Incidenti ka ndodhur në pjesën juglindore të qytetit. Mediat e huaja bëjnë me dije se vajza fillimisht ka pësuar disa plagë dhe është dërguar me urgjencë për në spital, ku për fat të keq, nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të marra

Ndërsa tre burra dhe dy gra mbetën të plagosur, gjëndja e të cilëve është jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani, nuk ka asnjë të arrestuar nga autorët e mundshëm, teksa hetimet ende po vijojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje