Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën të ditur se menjëherë pas ndërtimit të Teatrit Kombëtar, do të nisë puna dhe për Teatrin e ri të Metropolit.
Teksa uron drejtoreshën e re të Teatrit Metropol, kryebashkiaku Veliaj siguron se Tirana nuk ndalet dhe projekte të reja do të vijojnë.
“Faleminderit Jonida për 6 vite magjike të ringritjes së Teatrit të Metropolit – pa zhurmë e pa tam-tame, u kthye në energjinë e bukur të Tiranës sonë me punë e pasion!
Suksese Armeles – koha të nisim dhe Teatrin e ri të Metropolit pas atij Kombëtar. Tirana nuk ndalet më”, shkruan Veliaj.
Falemnderit Jonida per 6 vite magjike te ringritjes se Teatrit te Metropolit – pa zhurme e pa tam-tame, u kthye ne energjine e bukur te Tiranes sone me pune e pasion!
Suksese Armeles – koha te nisim dhe Teatrin e ri te Metropolit pas atij Kombetar #TiranaNukNdaletMe pic.twitter.com/fWGhZQLYN9
— Erion Veliaj #EYC2022 (@erionveliaj) July 17, 2021
I eshte qepur teatrove ky loqja. Nderkohe qe tirana eshte i vetmi kryeqytet ne bote qe NUK ka emra te shkruar neper stacionet e autobuzeve.