“I poshtër, vrasës”: Një “luftë” me sharje me telegraf mes Esat Pashës e Ismail Qemalit

19 Korrik 2021, 09:38Dossier TEMA

Nga Enver Robelli

Më 1912 Shqipëria u bë e pavarur, por në vend kishte disa pushtete. Në jug qeveria e Ismail Qemalit, në Shqipërinë e Mesme Esat Pashë Toptani, në Shkodër fuqitë e huaja si administratore, në veri malësorët që qeveriseshin vetë.

Rivaliteti mes Ismail Qemalit dhe Esat Pashë Toptanit ishte i madh. Vendi ndodhej para një lufte civile.

Kishte zëra që thoshin se Esat Pasha po favorizonte një turk për t’u bërë princ i Shqipërisë, ndonëse zyrtarisht përbetohej se përkrahte ardhjen e Princit Wilhelm zu Wied si sundimtar.

Më 9 janar 1914 disa forca që mbështesnin Esat Pashën kryen sulme në periferi të Elbasanit për të këputur lidhjet telegrafike mes Elbasanit dhe Vlorës.

Mytesarifi i Elbasanit Aqif Pasha, i cili ishte lojal ndaj qeverisë së Vlorës, i dërgoi një telegram Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit në Vlorë ku paralajmëronte rrezikun nga forcat e Esat Pashës.

Komisioni i Kontrollit ishte njëfarë UNMIK-u që duhej të kujdesej për qeverisjen e Shqipërisë dhe evitimin e kaosit total.

Komisioni dhe qeveria e Ismail Qemalit u mblodhën në Zyrën e Telegrafit në Vlorë për të komunikuar me Aqif Pashën, të cilin e porosisnin të mos dorëzohej, ndërsa Esat Pashës i bënin thirrje të ndalej.

Kështu nisi një luftë me telegrame mes Ismail Qemalit dhe Esat Pashës.

Oficeri holandez Lodewijk Thomson, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të ngritur një forcë efikase policore, ka treguar se shkëmbimi i telegrameve mes Ismail Qemalit dhe Esat Pashës ishte një rast i papërsëritshëm për të studiuar fjalorin e sharjeve në gjuhën shqipe.

Esat Pasha e quante Ismail Qemalin “të poshtër” dhe “aventurier”, Ismail Qemali ia kthente: “grabitës”, “vrasës” etj.

Oficeri Thomson u vra në Durrës gjatë sulmit të fshatarëve të Shqipërisë së Mesme që mbështesnin Haxhi Qamilin.

Fan Noli i kushtoi një poezi Lodewijk Thomsonit (Thomsoni dhe kuçedra).

Te Ura, te Ura

Vraponi, o burra.

Me armë, me topa, me kordhë e me shpata.

Se dolli kuçedra e errët nga nata,

Se ngriti bajarakun e lyer me gjak

Dhe sulet prej Shjakut në Durës me vrap.

Kuçedr’ e Turqisë,

Hyen’e urisë,

E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari

Do gjak të thëthinjë dhe vjen te Shqiptari,

Si gjarpër zavarniset, i sillet përqark,

Me dinin në gojë, me helm në bark.

Përshkrimi i luftës së telegrafëve nga Thomson përmendet në librin Esat Pashë Toptani. Njeriu, lufta, pushteti të publicistit Ilir Ikonomi.

8 komente në ““I poshtër, vrasës”: Një “luftë” me sharje me telegraf mes Esat Pashës e Ismail Qemalit”

  1. Qyterar i zakonshem says:

    Epo ne rregull jemi edhe sot . Nuk ka ndryshuar asgje . Kriminel, hajdut , trafikant , narkoshtet, vrases shtetror, keto jane cilesimet qe perdoren sot nga plitikanet tane edhe te huajt qe verdallosen per te vene disipline.

  2. Kiko says:

    E verteta thote qe Esati eshte ne varrezat Serbe,kjo tregon kush ishte.

  3. spata says:

    Jo tani por shume shekuj me pare verioret nuk kane bashkjetuar me jugoret . Nese doni shembuj thirrni Profesor Xhufin tju sjell fakte historike nga dokumente te huaja . Mos mendoni se nje dite shqiptaret do te jene te bashkuar politikishte per kombin .Jo e jo Evropa por dhe SH.B.A nuk e bejne dote bashkimin kombetar shqiptare .Bishti i qenit do mbetet sic ka qene dhe eshte sot .

    1. ca po thua says:

      …edhe jot eme do mbetet e virgjer gjithe jeten!

      1. spata says:

        O koqe e tredhur .Lexo se do te vdesesh pa marr vesh se ku ke jetuar . Si idiot do besh mire te shikosh faren tende se sa e virgjer eshte .

        1. ca po thua says:

          Uhahahahahaaaaaaaaaa, e virgjer e virgjer, po nje pallosh si ty e beri ama uhahahahahaaaaaaaaaa

  4. George says:

    Personalitetet historike perseriten ne berthamen e tyre.
    Keshtu ndodh edhe sot: Sali Berisha shpif per Edi Ramen: “I poshter” dhe “aventurier”;
    Edi Rama i thote Sali Berishes te verteten:”Grabites” dhe “vrases”…

    1. shqipo says:

      … Saliun do e varrosim ne varrezat serbe ne Beograd!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje