Qeshi gjatë vizitës në zonat e përmbytura, politikani gjerman kërkon falje: Ishte e papërshtatshme

19 Korrik 2021, 12:55Bota TEMA

Kandidati demokrat për kancelar në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, Armin Laschet këtë të hënë ka kërkuar falje pasi ka qeshur gjatë një vizite në zonat e prekura nga përmbytjet.

Laschet kërkoi falje në ‘Twitter’, duke thënë se sjellja e tij kishte qenë “e papërshtatshme”.

“Më vjen keq për përshtypjen e lënë. Ishte e papërshtatshme dhe më vjen keq për të. Fati i atyre që preken qëndron në zemrën tonë”, shkruan ai.

Në një moment gjatë vizitës së tij në zonat e prekura nga përmbytjet, videoja tregon Laschet dhe bashkëpunëtorin e tij duke folur dhe duke qeshur në sfond, gjë që shumë njerëz, për shkak të seriozitetit të situatës dhe momentit, e panë të papëlqyeshme.

Conservative chancellor candidate Armin Laschet has apologized following criticism online over him appearing to laugh in the background as German President Steinmeier gives somber statement on help for flooding victims. pic.twitter.com/oDz6wz97oh

— DW News (@dwnews) July 17, 2021

1 komente në “Qeshi gjatë vizitës në zonat e përmbytura, politikani gjerman kërkon falje: Ishte e papërshtatshme”

  1. Salianji says:

    Kurse Sala jone thoshte jam shume i gezum qe marr pjese ne hidherim tuaj( dmth qe shkove ne shtepine e re ) dhe prape nuk mori as dhe nje kritike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje