Në vitin 2017, Partia Socialiste fitoi e vetme zgjedhjet parlamentare. Edi Rama e mori i vetëm drejtimin e timonit, duke nxjerrë jashtë loje LSI-në, aleatin që kishte qeverisur për katër vite me radhë.
Marrja e frenave i vetëm të pushtetit kërkonte njëherësh dhe një “spastrim” të administratës që ishte e tejmbushur nga punësimet militantëve dhe që kjo ishte prezente, jo vetëm brenda radhëve të socialistëve, por edhe të njerëzve të aleatit të saj, LSI-së.
Në kuadër të kësaj reforme numri i Ministrive në shtator 2017 arriti në 11 nga 16 të tilla që ishin para zgjedhjeve. Reforma u bë më arsyetimin e një qeverisje të vogël dhe efeciente. Por më vonë me ndryshimet në qeveri u shtuan dhe disa portofole si ministra shteti, duke pasur gjithsej katër të tillë në qeverinë “Rama 2”. Por edhe pse u shkurtua numri i ministrive, numri i punonjësve të administratës mbeti i njëjtë, për shkak se një pjesë e institucioneve iu bashkua ministrive të tjera.
Kështu u shkri ministria e Integrimit, duke ia bashkangjitur administratën Ministrisë së Jashtme, e cila mori edhe fokusin e punës së saj atë të integrimit në BE. U shkrinë ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, posti i ministrit të Pushtetit Lokal, ministria e Ekonomisë apo e Mjedisit, duke krijuar kështu super ministri me shumë kompetenca. U krijua super ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila përfshiu fushat e energjisë, transportit dhe infrastrukturës që në mandatin e parë ishin në ministri më vete.
Pas katër vitesh, sipas burimeve të gazeta “Shqip”, kryeministri Edi Rama po mendon të rrisë numrin e ministrive. Të paktën do të ketë tre ministri më shumë në “Rama 3”.
Mendohet të ndahet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërsa një ide më vete është edhe krijimi i Ministrisë së Ekonomisë me vete dhe e Financave. Sipas burimeve mësohet se tashmë edhe godina e re ministrore për Infrastrukturën është gati dhe se pritet që me ndryshimet e votimin e ministrave në Parlament të ndahet më dysh administrata e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke ia ndarë në mënyrë specifike dhe fushat.
Gjithashtu pritet edhe reduktimi i ministrave të Shtetit, ku mund të shkrihet posti i ministrit të Sipërmarrjes. Më 9 shtator pritet të mblidhet parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Më pas, Edi Rama duhet të paraqesë te presidenti emrat e qeverisë së re, ku pritet të ketë edhe ministri të reja, duke e çuar numrin në 14 të tilla. Kjo sigurisht do të krijojë mundësi Ramës që të kënaqë socialistët e tij që pretendojnë të bëhen ministra në qeverinë e re. Ndërsa mund të plotësojë edhe idenë e hedhur se ministër në qeverinë e tij do të ketë emrat të rinj, si dhe përfaqësues nga 12 qarqet e Shqipërisë.
Ministritë e vitit 2013-2017
Ministria e Brendshme
Ministria e Financave
Ministria e Jashtme
Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Integrimit
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Tregtisë dhe Zhvillimit Ekonomik
Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Kulturës
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Ministria e Mjedisit,
Ministre e Inovacionit dhe Administratës
Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ministër i Çështjeve Vendore
Ministritë 2017-2021
Ministria e Brendshme
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Mbrojtjes
Ministria për Punët e Jashtme dhe Europën
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Ministria e Kulturës
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit
Ministër i Shtetit për Diasporën
Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Ministri i Shtetit për Rindërtimin
Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
mor po bjeri me top tani, e fuindja c’te ka ngelur tjeter pa bere? se mos ke kend te te dali perballe….
Si ska kush ti dali perballe ?? Ka Lulzim Bashen , Lulzimin e rruges se Kombit , Lulzimin e 11 Janarit , Lulzimin e detit Jon dhe koncesionit me fqinjet , Lulzimin Kryetar Bashkie ne Tirane …..keto per rivalin deshtak Lulzim , po te shkojme te kanceri digital , qe per pak meshire strehohet ne Parlament si debil , atehere do te shkruaja me ore te tera dhe skam as nder mend dhe as kurajon te shkruaj per te , cdo gje eshte hapur dhe ske nevoj te kerkosh shume se kush eshte ………
Duan te hane patronazhistet tani. Do vazhdoje baterdia me tenderet. Kesaj here shumezohen me 10.
Nje pjetje kam une se kushtetuta qe mbron Ilir Meta thote se seancen e pare te parlamentit e drejton deputeti me i plakur nga mosho , jo nga mendja. Deputeti me i plakur eshte “NON GRATA” nga Amerika. Si do ja bejme, ma thote dot njeri? Apo do kerkojne ne listen me poshte ne qoftese ai nuk eshte dakort? Njesoj si u be ne parlamentin e kaluar kur dorezuan triskat e frontit pseudodemokratet me leshelite e Jales.
Nuk eshte Sali Berisha, eshte enveristja Luljeta Bozo.
1 ) Minsitria e Mbrojtjes
2) Ministria e Brendeshme
3) Ministria e Jashteme
4) Ministria e Shendetesise
5) Minsitria e Kultures / Arsimit / Sportit
6) Ministria e Ndertimit & Rindertimit
7) Ministria e Bujqesise dhe zhvillimit Rural
8) Ministria e Financave & Ekonomise
9) Ministria e Turizmit & Mjedisit
10 ) Ministria e Energjise Infrastruktures
11 ) Ministria e Punes & Emergjencave sociale
___________________________________________________
Asnji tjeter Ministri ,
por natyrishte te kishte Dikastere / Drejtori , te Zhvillimit ,
te Maredhenjeve me rinine ,Maredhenjeve me Punen , Siguria Teknike ,maredhenjet me parlamentin ,
pra nji Shte pak a shume me Skuader Ministrishe qe arsyeshem perbejne sens ,per nji Qeverri
dhe efektive , nen nji kendveshtrim me idelaist se sa kjo aktuale , qe me shumllojshmerine e Ministrive
shumica e te panevojeshme per situatat qe jemi ,duke shkaktuar keshtu nji Last jo te Vogel mbi Buxhetin e Shtetit
dhe le vend per burokraci e abuzime .
Kto 8-vite ka shume nga kto Minsitri te cilat nuk kan dhene asnji Shenje Jete ne jeten e shqiptareve .
Duke filluar nga ajo e Drejtesise (me ineficientja ,thjeshte rentabel)
Ministria e Diaspores , ( sport per qejf, varavingo )
Ministria e maredhenjeve me Parlamentin ( nji karrige shtese e pakuptimte )
Ministria e Turizmit ( gjithe kohen ne Komma )
Minisria e Kultures ( e fjetur )
Ministria e Miereqenjes sociale & ajo e inovacionit te Administrates ( te paarsyeshme te ngrihen ne rrang Ministrie )
1 ) Minsitria e Mbrojtjes
2) Ministria e Brendeshme
3) Ministria e Jashteme
4) Ministria e Shendetesise
5) Minsitria e Kultures / Arsimit / Sportit
6) Ministria e Ndertimit & Rindertimit
7) Ministria e Bujqesise dhe zhvillimit Rural
8) Ministria e Financave & Ekonomise
9) Ministria e Turizmit & Mjedisit
10 ) Ministria e Energjise Infrastruktures + Transportit ?
11 ) Ministria e Punes & Emergjencave sociale
___________________________________________________
Asnji tjeter Ministri ,
por natyrishte te kishte Dikastere / Drejtori , te Zhvillimit ,
te Maredhenjeve me rinine ,Maredhenjeve me Punen , Siguria Teknike ,maredhenjet me parlamentin ,
pra nji Shte pak a shume me Skuader Ministrishe qe arsyeshem perbejne sens ,per nji Qeverri
dhe efektive , nen nji kendveshtrim me idelaist se sa kjo aktuale , qe me shumllojshmerine e Ministrive
shumica e te panevojeshme per situatat qe jemi ,duke shkaktuar keshtu nji Last jo te Vogel mbi Buxhetin e Shtetit
dhe le vend per burokraci e abuzime .
Kto 8-vite ka shume nga kto Minsitri te cilat nuk kan dhene asnji Shenje Jete ne jeten e shqiptareve .
Duke filluar nga ajo e Drejtesise (me ineficientja ,thjeshte rentabel)
Ministria e Diaspores , ( sport per qejf, varavingo )
Ministria e maredhenjeve me Parlamentin ( nji karrige shtese e pakuptimte )
Ministria e Turizmit ( gjithe kohen ne Komma )
Minisria e Kultures ( e fjetur )
Ministria e Miereqenjes sociale & ajo e inovacionit te Administrates ( te paarsyeshme te ngrihen ne rrang Ministrie )
Zvicra eshte 40000 km hatrird dhe 8.5 milione banore ka 7 ministri…
Mos be paralelizma te tilla dhe jo sidomos me Zvicren ……….eshte nder shtetet e pakta qe ruhet me konventa te vecanta dhe eshte nje politeli e tepruar te kete ministri specifike ……..kjo e para dhe e dyta ministrite e nje shteti nuk krijohen me gjendjen e teritorit ne km katror , por me nevojen e atij shteti se si mund te mbroje dhe sherbeje qytetareve te tij dhe se si mund te krijoj nje funksinim te shtetit sa me te mire me ministrite perkatese ……gjithsesi sekreti i funksionimit normal te nje shteti nuk eshte reduktimi i tyre por rezultati i punes ne to ….
E drejte Ylbero, ne Shqiperi na mungon ministria e debilave te lindur, problem i madh per shqiptaret ky, qe zviceranet nuk e kane.
Zvicra banohet nga zviceriane. Shqiperia nga sharlatane, o Loni.
Ministrite duhet te shtohen,mundesisht nga dy per cdo qark.Ne te kundert ka qejfmbetje,pakenaqesi qe demtojne”Partine”.Mund te jete dikush Drejtor Drejtorie por titulli MINISTER ta mbush gojen,kapadaillekun e portofolin e ke plot.Pas meje u befte qameti.
Pse u dashka të ketë më shumë ministri Kina, India, Rusia apo Brazili sesa ne? Vendet e mëdha duhet të kenë sa më shumë ministri, ndaj them, o Edo, shtojë dhe një pesë a gjashtë, apo dhjetë a dymbëdhjetë ministri të tjera. Le të plasin ata që nuk na duan, bom të bëjnë.