Gjermania premton ndihma për përmbytjet, BE-ja ul flamujt në gjysmështizë

20 Korrik 2021, 16:28Bota TEMA

Në vizitën e saj të dytë në rajonet gjermane të goditura rëndë nga përmbytjet, Kancelarja Merkel premtoi për ndihmë të shpejtë financiare, ndërkohë që në Belgjikë u zhvilluan ceremoni përkujtimore për viktimat.

Ndërkohë edhe flamujt përpara godinës së Komisionit Evropian u ulën në gjysmë shtizë në shenjë solidariteti për të paktën 196 viktimat e konfirmuara deri më tani nga përmbytjet.

Sakaq, puna vazhdon në Gjermaninë perëndimore dhe në Belgjikë për të pastruar grumbujt e mbeturinave të mbuluara me baltë dhe për të vazhduar kërkimin për gjetjen e viktimave të katastrofës së javës së kaluar.

Ndërsa ujërat e përmbytjes tërhiqeshin të hënën, autoritetet vazhduan kërkimet për më shumë viktima dhe intensifikuan përpjekjet e tyre për të pastruar një zonë të gjerë me ujëra të mbledhura në Gjermaninë perëndimore, Belgjikën lindore dhe Hollandë.

Të paktën 196 njerëz kanë vdekur nga shiu i madh që ra në Gjermaninë perëndimore, Belgjikën lindore dhe Hollandë ditët e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje