Partizani mbyll përgatitjet, gati për duelin kundër Bazelit

20 Korrik 2021, 21:24Sport TEMA

Ekipi i Partizanit i ka dhënë fund përgatitjeve për duelin e nesërm kundër Bazelit, i vlefshëm për turin e dytë të Conference League.

Të kuqtë do udhëtojnë drejt Zvicrës nesër në mëngjës me një avion charter, ku do shoqërohen dhe nga një delegacion i vogël.

Ekipi do zhvillojë një seancë stërvitore në orën 20:00 në “St. Jakob -Park”, i cili ka një kapacitet prej 38 mijë vendesh.

Sfida mes Partizanit dhe Bazelit luhet të enjten në oren 20:15.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje