VIDEO: Ultrasit fashistë të Lacioz e “kryqëzuan”, Elseid Hysaj përgjigjet në fushën e lojës

20 Korrik 2021, 19:45Sport TEMA

Elseid Hysaj është vënë në qendër të kritikave gjatë ditëve të fundit nga ultrasit e tifozëve të Lazios për shkak të këngës së tij “Bella Ciao” gjatë prezantimit para ekipit.

Pas videos që u bë menjëherë virale, e cila u fshi më pas nga rrjetet sociale të Lazio-s, pati reagime të shumta, madje edhe presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, u solidarizua me shkodranin.

Ndërkohë, Hysaj u është përgjigjur kritikave në fushën e lojës, duke shënuar në ndeshjen miqësore të Lazio-s këtë të martë ndaj skuadrës modeste të Belluno-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje