Arben Ristani: Basha është mosmirënjohës, edhe pse e bëra kryebashkiak. Kur drejtoja KQZ-në, shtëpia ime ka qenë e rrethuar nga Policia

20 Korrik 2021, 19:35Politika TEMA

Arben Ristani tha në Euronews Albania se kryetari Lulzim Basha është figurë mosmirënjohëse dhe këtë gjë, shtoi ai, e ka dëshmuar prej kohësh.

“Ai është mosmirënjohës. Absolutisht po. Ai po çon në gropë PD dhe po e rrënon çdo ditë më tepër. PD në këto 30 vite është në opozitë për herë të tretë”, tha Ristani.

Moderatorja e “Raw Politics” Erla Mëhilli pyeti z. Ristani nën cilësinë e ish-kryetarit të KQZ nëse e kishte ndihmuar apo jo Lulzim Bashën të shpallej fitues në garën për kryetar Bashkie të Tiranës në vitin 2011, ndërsa ai u shpreh se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por se thjesht kishte mbrojtur drejtësinë.

Ristani tha se ndihet krenar për vendimin që mori në atë kohë, pavarësisht se votat ishin hedhur në kutinë e gabuar. Sipas tij, ky vendim sot është bërë pjesë e legjislacionit dhe vota e hedhur në kutinë e gabuar është e vlefshme.

“S’kam bërë asgjë në favor të Bashës, por unë kam mbajtur drejtësinë. Aq e vërtetë është kjo, saqë vota në kutinë e gabuar, mbasi unë e zgjidha në atë formë, u bë pjesë e legjislacionit, pra u fut në ligj që vota në kutinë e gabuar është e vlefshme dhe duhet numëruar.

Nuk ishte pjesë e legjislacionit, nuk ishte shkruar, por ishte pjese e interpretimit kushtetues. Qëndrimi im ka qenë kritik në favor të së mirës së PD”, theksoi ai.

Më tej, z. Ristani tregoi momentet e vështira që ka kaluar bashkë me familjen e tij para se të merrej vendimi për t’i klasifikuar si të vlefshme votat e hedhura në kutinë e gabuar, akt ky, i cili më pas solli fitoren e Bashës kundrejt kryeministrit aktual Edi Rama.

“Sa i takon kohës që unë drejtoja KQZ, ajo që unë kam bërë është se në ato situata aspak normale dhe në atë presion aq të madh, unë s’e kam thënë, por ka qenë një…[situatë] rrezik për jetën, sepse kam pasur shtëpinë e rrethuar me forcat e policisë, familja ime qëndronte nën terror gjatë gjithë kohës. Pra, ishte një situatë e vështirë për të mbajtur drejtësinë e për të bërë atë që ishte e drejta dhe e duhura”, shtoi ai.

26 komente në “Arben Ristani: Basha është mosmirënjohës, edhe pse e bëra kryebashkiak. Kur drejtoja KQZ-në, shtëpia ime ka qenë e rrethuar nga Policia”

  1. VFLP says:

    Ristan ti je qen i rrahur . Gjithe jeten legen do mbetesh.

    1. a says:

      ajo qe bere ti ishte e paligjshme,sepse ashtu ishin numeruar ato vota edhe ne zgjedhjet e meparshme,ishte ligji.Por kur te interesonte ty e ndryshove rregullin ne mes te lojes .ti nuk bere drejtesi! shkele ligjin!

      1. Vranakonti says:

        Eh sa gjynahe ke ti more Arben Ristani. Ishe ti ai qe manipuloje votat me urdher te Sali Qenit,ja hiqje PS-te dhe ja jepje PD-ke. Kure ngriheshin socialistet e shkret ne mbrojtje te votes,ti talleshe me ata se kishe mbeshtetje Salin dhe polocine e Saliut.Ty mire t’a beri Basha,pavaresisht se Basha po tregohet bajraktar me ju dhe gjithe partine tuaj.

    2. K says:

      Ristani e ka vendin ne burg! Per vjedhje! Po Saliu me Lulen qe kane vrare dhe prere! Po Tritani qe i futen preshi nga prapa ne Lushnje!

  2. LILOLABJA says:

    Ato gjynahe lane sot or plehre,qe ne lindjen tuaj si parti vetem te shtremberonit vullnetin e popullit keni bere.Prit se nuk keni pare gje akoma!

  3. SPAK says:

    Ristani, ke qene hajdut kur ishe gjyqtar dhe hajdut si krytar i KQZ. Eshte e qarte si drita e djellit se Bashes ja dhe mandatin ne menyre antikushtetuse sepse ky i fundit doli me 13 vota me pak se Rama. Ik ore pijanec se ne te sembes do shkoni ti dhe banda e PDs.

  4. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    RISTANI NË BURG !!!
    MANIPULOI ZGJEDHJET E TIRANËS .

  5. shqeto says:

    Ama duhet ta thuash qe ke shkele kushtetuten, pavaresisht se çfare ka ndodhur me vone dhe per kete duhet te pergjigjesh penalisht se ne kundershti, jo logjike si pretendon ti, 4 vjet Basha fjeti gjume ne bashki me veprimin tend. Duhet te denohesh. Po ç’eshte kjo, arsyetove ti atehere dhe me vone u fut ne ligj. Po ligjin ne ate moment e bere ti! Eshte njesoj si te arsyetoj une sot qe Sali Berisha duhet te varet per krime dhe mbasi e varim, pas nje viti bejme dhe ligjin per varje. Kjo nuk ndodh dhe s’duhet te ndodhe kurre ne demokraci se paraberja e veprimeve me mendimi se ke te drejte, te denon ty.

  6. dardan says:

    O Ristan nuk ka gje ne dore Basha, ty te ka skualifikuar agjentura serbe ne Shqiperi !!!

    1. Këlyshët e Sali Komunistit që po mbysin PD says:

      Saktë Dardan. Respekte.
      Berishovski dhe Bashoviçi morën urdhera qe të spastrohet PD nga demokratët dhe pro-amerikanët.
      Por ka akoma idiotë në të dy krahët e kufirit shtetëror midis Kosovës dhe Shqipërisë që besojne propagandën e Berishovskit, Turkut Kim Mehmet, dhe budallalleqet me okë që nxjerr nga goja Lolo Bashoviçi.

  7. Jim says:

    Te gjithe e dine se asnjehere skishte per ta marre Bashkine Por Ju ja dhate me makinacione qe tani I quan te ligjshme. Pastaj Ju nuk e bete per Lulin e bete se te urdheroi Berisha dhe me vone te dha postin e zv ministrit te Brendshem. Po Ju I kini harruar keto?

  8. Asd says:

    Ne kete interviste zbulohen dy fakte; se pari qe kreu veprim penal si kryetar i anshem i KQZ. Se dyti; tregon dhe rrefen se cfare figure eshte personi Berisha – jo me kot Non Grata.

  9. a says:

    ajo qe bere ti ishte e paligjshme,sepse ashtu ishin numeruar ato vota edhe ne zgjedhjet e meparshme,ishte ligji.Por kur te interesonte ty e ndryshove rregullin ne mes te lojes .ti nuk bere drejtesi! shkele ligjin!

  10. Burreli says:

    Basha është sh mosminjohês edhe plehër por ty ta ka bërë sh mirë se je hajdut paresh edhe aç më keq hajdut votash.

  11. iksi says:

    Po mire more z. Ristani , sipas asaj qe thua ti i bie qe te numrohen dy here te gjitha kutite sepse ti nuk je fallxhor me fite se ne cilat kuti jane hedhur ata vota . Pra ti don me sqaru njerezit por bie brenda dhe sado qe te mundohesh gjoja me shpjegu qe ke vepru drejte ate numrim dhe veprim tendin me urdher te Berishes eshte veprim antiligjor dhe do te vije radha edhe ty te japsh llogori para drejtesise re , sepse si ja dhate votat Lulit e dine tane Shqiptaret sot . E fundit qe ta dine me edhe tash edhe ata qe votojne per here te pare qe P.D ja , nuk ka fitu asnjehere tash 30 vjete , ne 92 shin ja dha Rajersoni ( ish ambasadori amerikan ) sepse ne 91 fitoj bindshem Partia Komuniste dhe Rajersoni tha qe duhen perserit votimet se duhet me fitu Partia Demokratike sepse kjo presupozohet se ka rrezu komunizmin ( socjalizmin se nuk ka qene komunizem ) . Kesaj i thone demokraci e kulluar detyrim me percaktim i themi nje shprehje , e bere kjo nga kampjonja e demokracise . Ndersa vitet tjera sa here ka fitu pushtetin P.D ja i ka marre me vjedhje siç gadi e tha vete Ristani , sepse ata thane nuk paska rendesi ai qe voton por ai qe i numron se keshtu veproj edhe Rajersoni . dhe bene kerdine jo vetem qe vidhnin votat por edhe xhepat e shqiptareve dhe ATE QE ATA KAN BERE VETE JA VESHIN TJEREVE .A e keni vu hesap qe pa u bere zgjedhjet thojne Rama do ti vjedhe zgjedhjet , Rama do beje kete Rama do beje ate .

  12. Zysha says:

    Ik bastard…muter jeni te gjithe…me krye Sale krimin..

  13. faro says:

    Ti e harron, por populli NUK e harron kutinë E SHQYER, që pranove t’ia “numeroje”votat, si jurist I” përsosur ” që je.

  14. Drini says:

    Basha ka bere gjene e duhur duke larguar kete manipulator votash
    Pra e pranon vete me fjalet e tij veporva jashte ligjit por me vone u be ligj. Basha ka bere gjene e duhur me kete largim te ketij manipulatori votash qe kishte nga pas mbrojtjen e Berishes

  15. Arber Iliri says:

    O Ristan o kapedan I dhjere ti je si drejtori I jetimores se filming lulekuqet,u bere I vlefshem per Berishen pasi te futi ne burg.Gjynaf qe akoma del ne tv.

  16. Al says:

    Qe ai eshte mosmirenjohes e dime. Por qe dhe ti je nje koke ra e bythqirit qe shet dhe familjen per nje pjate pilaf edhe ate e dime. Ca po bertet dhe kujt po I bertet mor derdimen?

  17. Igli says:

    O Ristan, o legen. Nuk ke kurajon te thuash qe manipulove rezultatin e zgjedhjeve ne favor te Bashes dhe i dhe mandatin atij. Ligji nuk krijohet nga ty ashtu sic do ti mor palaco. Ta futi Basha sa krahu po s’guxon te thuash se me detyruan te permbys rezultatin se do perfundosh ne burg.
    E ke kuptuar qe ke qene nje vegel e ndyre ne dore te Saliut qe te ka hedhur si limon te shtrydhur.

  18. Eduart says:

    Nuk eshte nevoja per te justifikuar ste qe u PA nga te gjithe ,liro koshiencen se te la ngel ndopak,thuaje troc basha i biri i salihit e morì bashkine si hajdut dhe me ze te l’arte dhe Leri ligjet se ti nuk vlen 1 lek

  19. Avash avash ky do nxjere dhe qyfyre te tjera , jo votat ne kutine e gabuar se dhe me ato Rama doli fitues , por ben mire te thote votat e hedhura ne VENDIN E GABUAR , fugonave te policise qe transportonin kutite , po ja sa t’i fute dhe ndonje dopjo tjeter !
    Sa per gropen qe po e con Luli PD ne , mos u hanko se ate grope Luli e gjeti te hapur prej kohesh , bile dhe ti vete ke punuar per t’a bere me te thelle , aq sa , zor se dilni dot .

  20. Lulushi says:

    O rrot budalli tani qe ta futi rri si sheet kujtoje se do ta dinte nderin gjith jetes ty ordiner

  21. Proshi says:

    Edhe mosmirënjohës, por dhe vota të fituara me “djersë,” janë dy fabula që përplasen dhe njëra duhet rrëzuar. I manipulove Ristan, prandaj dhe zemra shpreh atë që ndjen. Nëse e pohon të parën duhet të kthehesh në subjekt të SPAK-ut. Kështu që më mirë lerja fatit, fatin e lul bashtës.

  22. rexha 10 says:

    Nuke ka se si flete nryshe ,pore kuptohet qarte se c’fare ka bere.Frika se mose i kthehet prape policia ne dere ,tani qe nuke ka me force i takon qe te flase ne kete mynyre.P O ja kerkon haptazi ,me kthe nderin qe te bera kryetare bashkie.Ebere more spurdhjake ,sepse keshtu ishte marveshja mese bandave ,dhe ambasadorit amerikan ARVIZU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje