Emigrimi shton diferencimin gjinor në arsim, në shkollat shqiptare ka më shumë femra se meshkuj

21 Korrik 2021, 17:44Sociale TEMA

Në Shqipëri lindin më shumë djem sesa vajza, si dhe janë ata që kur rriten emigrojnë më shumë se sa gratë shqiptarë, tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i I statistikave.

Diferencimi gjinor vihet re edhe në ciklet arsimore. Teksa në arsimin parauniversitar pjesëmarrja e djemve është më e lartë se e vajzave, ky raport përmbyset në arsimin e lartë ku pjesa më e madhe e studentëve, mbi 60% e tyre janë vajza.

Të dyja gjinitë janë diplomuar më së shumti në degët e shkencave të biznesit, administrimit dhe ligjit dhe më pas ka një diferencim të ndjeshëm gjinor në fushat ku vajzat apo djemtë kanë studiuar.

Shëndeti dhe mirëqenia është preferenca e dytë e vajzave për studime, ndërsa për djemtë janë degët e inxhinierisë , prodhimit dhe ndërtimit.

Në art dhe shkenca humane ka më shumë vajza të diplomuara rreth 13%, krahasuar me djemtë që përfaqësohen nga vetëm 7% e studentëve. Sakaq arsimtarët janë më së shumti të gjinisë femërore, pasi këtë vit janë diplomuar më shumë se 12% e vajzave në këtë fushë, e vetëm 5% e djemve. Por djemtë preferojnë të studiojnë e diplomohen kryesisht në teknologji informacioni dhe degët e bujqësisë, ndryshe nga vajzat që këto degë i rendisin në fund.

Pjesëmarrja e vajzave dhe djemve në arsim (burimi INSTAT)

Në arsimin e detyrueshëm : 99,9 % djem dhe 94,2 % vajza.

Në gjimnaz: 96.8% djem dhe 90.1% vajza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje