Presidenti i Francës, Emmanuel Macronn do të mbajë një takim të veçantë me kabinetin në Pallatin Elysee për të diskutuar rreth rastit të spiunimit me softuerin Pegasus.
Sipas Reuters, lajmin për grumbullimin e qeverisë franceze në takim e bëri të ditur zëdhënësi i saj, Gabriel Attal.
”Presidenti do të zhvillojë këtë mëngjes një takim të këshillit të posaçëm të mbrojtjes në Elysee mbi çështjen Pegasus dhe mbi sigurinë kibernetike”, – tha Attal.
Franca po heton pretendimet se Maroku mund të ketë shënjestruar celularët që i përkasin presidentit, Emmanuel Macron dhe 15 ministrave duke përdorur një sistem spiunimi nga kompania izraelite NSO Group.
Prokurorët e një gjykatë penale në Paris njoftuan se do të fillonin hetimet mbi një raport të botuar të hënën se disa gazetarë francezë dyshohet se ishin subjekt i piraterisë nga Maroku duke përdorur mjetet e NSO.
Uebfaqja hetimore Mediapart, gazeta satirike Le Canard Enchaîné dhe grupi Reporterët pa Kufij kishin dërguar ankesa tek prokurorët duke u kërkuar atyre të shikonin çështjen. Hetimi do të shqyrtojë 10 akuza të ndryshme duke përfshirë nëse ka pasur një komplot kriminal, nëse privatësia e dikujt është cenuar ose nëse është në telefonat e tyre është futur sistem spiunimi.