"Edhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep pa marrë pluhrat", Dritan Leli thumbon Ramën për mbeturinat

23 Korrik 2021, 22:20Politika TEMA

Video e kryeministrit Rama pak ditë më parë duke hequr mbeturinat në një fushë sporti në Vlorë bëri xhiron e mediave sociale.

Vetë Dritan Leli në një intervistë për Ora Verore thotë se situata e menaxhimit të mbetjeve nuk është më e mira e mundshme por ka progres të vazhdueshëm në këtë drejtim.

Leli mes batutave shprehet se “si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat”.

Leli: Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa fund, sidomos në ditët e pikut, të shtunave dhe të dielave ndonjëherë bëhet e pamundur të përpunosh të gjithë volumin e mbeturinave që prodhon qyteti.Mbetet gjithmonë shumë për të përmirësuar.

Si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat. Për fatin e mirë të qytetit dhe për konsolidimin e të ardhmes falë programit të menaxhimit të rregulluar të mbetjeve që e mbështet qeveria gjermane jemi duke punuar dhe jemi në faza të rëndësishme të zhvillimit të projektit të landfillit të Sherishtës, me të cilin do të kemi një largim përfundimtar të plehrave që pas 30 vitesh janë akoma në qendër të qytetit.

Do kemi zëvendësim të gjithë kazanëve të plehrave në qytet, në zonan turistike dhe historike do të përdorim kazanët e nëndheshëm dhe do të kemi një flotë dhe armë të re të përpunimit të mbetjeve.Si kryebashkiak, thirrja ime do të ishte se nëse 200 mijë qytetarë të Vlorës do të ishin përballë 200 punëtorëve të pastrimit të Vlorës luftën do ta fitojnë qytetarët. Duhet të jemi të kujdesshshëm dhe bashkëpunues në hedhjen e plehrave në vendin e caktuar. Gjatë sezonit të verës trefishohet puna.

12 komente në ““Edhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep pa marrë pluhrat”, Dritan Leli thumbon Ramën për mbeturinat”

  1. Taqi says:

    Bravo Leli.
    Bjeri kokes Satrapit delirant
    Qe ka permbytur gjithe vendin me plehra
    Si kurre ne historine e ketij vendi.

    1. Kryetari paska perfitime me te medha se deputeti says:

      Keshtu eshte me nje njeri qe e mer nga hici,dhe e ben dikushi,fillon ti duket vetja se me te vertete eshte i zoti.
      La zanatin e mjekut per tu vere kryetar,i pelqeu aq shume nga ato qe vidhte sa nuk iku te behej deputet.

  2. Çentrale says:

    Pirdh pirdh o Leli. Ti je thjesht i paaftë. Në Vlorë e dine të gjithë. Edi po vete pas vlonjatëve për ty z. Leli, se e kuptoi që genjeje ditë për ditë.
    Në Vlorë të mbysin qentë si Kuç

  3. Shqiptari says:

    Problemi eshte qe ti nuk je nje nga grate pastertore punetore, megjithate ke disa pika te vlefshme ne ate qe thua. Eshte e vertete se nese qytetaret nuk ndergjegjesohen qe duhet ti hedhin mbeturinat ne vendet e caktuara per to sado te punojne punonjesit e pastrimit qyteti gjithnje do duket pis, Por ka zgjidhje per kete, kamera ose patrulla vezhguese dhe kush kapet duke ndotur ambjentin merr gjobe. Gjithashtu mund te vendosen me shume kosha te vegjel ne rruge, pse jo me ndarjet per materialet e ricikluara dhe keshtu mbahet qyteti paster.

  4. Ditan puna te nxjer ne drite says:

    Dritan askush nuk ju paguan per rromuze. Populli thote fshati qe duket nuk do kallauz. Keshtu dhe puna jote merre vete noten se cfare ke qene ne gjendje te besh per Vloren.Lerini rromuzet e hedhje pritjet me fjale se per keto jemi te dalluar,puna vella ,puna te nxjerr ne drite e te jep emer te mire. Cfare imazhi i jepni popullit? me kesisoj batutash???Mendoje vete se nuk je budalla je njeri i shkolluar.punoni or te uruar per te miren e Vlores dhe shqiperise.

  5. 07 says:

    O Ta-qi
    Ska nevoje per komente per Ty
    Tregon vete emri qe ke o Ta-qi

  6. A E di Edi, që ju E di-ni. says:

    PPSL Leli…
    Nga hiçi erdhe, një hiç bëre.
    Në fakt ky është dështim e EDramës tipike me promovimet që bën.
    Se nga dole ti etj etj veç EDrama Edi.
    Paradoksi është tani se EDrama merret me pushtetin lokal dhe detyrat tuaja të shtëpisë.
    Thua se i ndriti punët e qeverisë.
    Kjo tregon katërcipërisht mos-respektim të pushtetit vendor dhe ndarjes së pushteteve.
    Kuptojmë këtu që edhe ti o Leli (pavarësisht se si) je i zgjedhur.
    Dhe kuptohet që nqs nuk ka skandale, kostoja e të zgjedhurve është veç politike.
    Ti mos prit më të jesh në elenkon e këtij.
    (Për arsye që ti me EDramën e dini se ku i prishët pazaret).
    Dhe duke qenë se kandidatët i zgjedh veç i plotë fuqishmi EDrama kushedi se kë enër do ti bëj qytetit avale herës tjetër.
    Shoh që po pompojnë shumë atë të turrizmit të Pështos që perveçse një koncerti ku përfitues ishte veç kunati i Pështos nuk bëri gjë tjetër për turizmin në zonë.
    Aaaa harrova u zgjodh dhe deputet me 2000+ vota….

  7. Dako says:

    Keto muhabetet me lelin mua me duken sikur kane vetem nje qellim te heqin vemendjen nga plehrat e durresit dhe kavajes qe jan bere si napoli dhe po vdesin njerzit nga ndotja. Turp

  8. Futja qorres says:

    Une pushoje ne vlore dhe Kazanet e plehrave kane jave e muaj pa zbrazur. Leli nuk di cfare behet ne qytet.

  9. Atdheu says:

    A mer z. Leli. Krahasim eshte ky qe ke bere. Se cben ajo zonja jote ne shtepi,i pastron apo jo cepat nuk na intreson fare , sepse ajo zonje e shtepise mbyll deren dhe do ta hap kur te doje ajo dhe po deshi ajo. Por qyteti i Vlores, sidomos ne sezonin e plazhit, i ka dyert gjithmon te hapura, keshtu qe duhet te jete gjithmon dhe kudo ne cdo cepe i paster.

  10. Nari says:

    Ore ju pelqen sju pelqen Leli eshte me i zoti nga te gjithe ata qe ka Rama aty. Ju qe shkruani doni mustaqen qe t ashtu dhe grate dhe tju ngul pallatet per te paguar llumin e flamurtarit.

  11. Vlora 9 says:

    Pamjet e njejta (pas stadiumi, te pishina) qe trasmetojne cdo 2-3 dite te gjitha TV kombetare sipas nje grafiku rigoroz per te goditur kryetarin e bashkise, jane pamjen te nje lagjes Pavaresia, banioreve te se ciles ne cdo pale zgjedhje deputetet e P. S premtojne se do ta rikonstruktojne. Ajo zone eshte pjese e kompleksi sportive qe e ka premtuar kryeministrit qe ne mandatin e pare edhe para mediave. E tille eshte parashikuar edhe ne planin e ri regullues te QYTETIT te Vlores. Mediat qe jane vene be gare se kush I shfaq me shoesh keto pamje duhet ta dine se edhe po te vije nje Dritan tjeter, ajo lagjet ashtu ka per te mbetur. Po keshtu nqs jane megjithmend serioze ne ngriten e ketij problemi te pyesin keshilltaret bashkiak te P. S perse nuk guxojne ta ngreme njeher te vetme problemin e kesaj lagje ne mbledhjet e kashillit bashkiak. Nuk e besoj se per kete nuk i kejon kryetari bashkise sic pretendon se I pengonte per zhvilimin e mbledhjeve te kashillit bashkiak. Kesaj historise I shkon shprehja “Selanik e tatepjete si ka qene ashtu do jete”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje