Nga Ajet Delaj
Nuk dëshiroj të bëj historikun e Partisë Demokratike pasi nuk dëshiroj të përsëris vetveten ku se paku përgjatë 20 viteve të fundit kam mbajtur qëndrim kritik , por besoj se Partia Demokratike kurrë nuk ka qenë partia e idealeve tona si studentë të 90-ës.
Nisur nga ky fakt duhet thënë se mungesa e opozitës reale për një periudhë kaq të gjatë në Parlament dhe Institucione, në një vend post komunist si Shqipëria i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm Shqipërisë por edhe tërë atyre që kanë besuar tek lidershipi i Partisë Demokratike por fatkeqësisht do marrë me vete edhe shpresat e mijëra të tjerëve që vazhdojnë të besojnë akoma tek e shkuara e Partisë Demokratike pasi ky formacion politik nuk mund të ketë të ardhme si forcë politike antiamerikane.
Në këtë kontekst dëshiroj të them se fatkeqësisht kombi ynë ka qënë një komb i vonuar me së pakti përgjatë dy shekujve të fundit gjithnjë kur është dashur të kapte trenin e së ardhmes ne jemi vonuar, por ky trend negativ duket se akoma nuk e ka çliruar shoqërinë shqiptare edhe në këto kohë të vrullshme të një revolucioni të vërtetë në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe informimit.
Padyshim që lokomotiva e perëndimit mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për ironi të fatit e majta ish-komuniste shqiptare ndodhet me afër se kurrë më parë në vizion e kordinime politike me partnerin strategjik të Shqipërisë e Shqiptareve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Thashë për ironi të fatit por edhe për meritën e pamohueshme të kryeministrit Rama që ka mundur të bëhet partner i besuar dhe i afërt i politikës Amerikane në Ballkan dhe më gjere ku padyshim krijimi tashme i sistmit të ri të drejtesise me Shqiperi mbetet pika me e larte e kordinimit me institucionet Amerikane. .
Ajo çfarë duhet theksuar është se z. Rama duke shfrytëzuar me mjeshtëri mungesën e së djathtës në Shqipëri arriti të rikuperojë startin jo të mirë të 2016 duke u shndërruar një aleat i afërt dhe i besuar i Amerikës edhe gjatë qeverisjes së republikanëve.
Nuk mendoj se për këtë mund ta fajësojë kush z.Rama pasi Qeveria nuk mund dhe nuk duhet të krijojë opozitën pasi fundja ka ndodhur një herë në kohën e z. Ramiz.
E thashë këtë që askush të mos mendojë se në kushtet e një shoqërie të hapur munden që të marrin peng Shqipërinë duke bllokuar apo marrë peng krahun e djathtë në politikën shqiptare ashtu siç realisht tentuan ta bënin në vitet 2017-2019.
Munden të marrin peng vetëm veteveten pasi shqiptarët si populli më pro amerikan në botë nuk mund të suportojë një formacion politik antiamerikan e aq më tepër pas shout të pështirë që Partia Demokratike bëri javën që kaloi ku e quajti Kuvend Kombëtar por realisht ishte një manifestim tipik komunist, grusht bashkuar rreth Berishës kundër Amerikës.
Nuk besoj se ka të djathtë antiamerikan kështu që klani Berisha që fatkeqësisht ka marrë peng idealet e shqiptareve përgjatë 30 viteve të fundit ka shkuar në fund të misionit të tij falë edhe ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë e shqiptarët me shpalljen e kreut të klanit, z Berisha si person nongrata në Shtetet e Bashkuara.
Ai shqiptar që nuk e shikon shpalljen e Berishës si person non-grata një akt që i jep fund “Katovices” në Shqipëri, ose nuk marr vesh fare nga politika ose janë thjesht anëtarë e përfitues të klanit Berisha.
Për mua klasifikimin e z. Berisha si antiamerikan që rrezikon sigurinë kombëtare të Amerikës ashtu siç realisht ka qenë vazhdimisht është një ndihmë e madhe dhe e drejtpërdrejtë për të djathtën shqiptare për tu organizuar në të njëjtën gjatësi vale me Republikanët Amerikanë duke u shndërruar jo vetëm në opozitë reale e pushtetit të majtë por duke kontribuar njëkohësisht në funksionimin e pluralizmit në Shqipëri.
Duke pasur në konsideratë se “Zoti” i shqiptarëve në tokë është Amerika atëherë tranzicioni në Shqipëri merr fund kur opozita e djathtë të jetë pro-Amerikanse ashtu siç është edhe e majta qeverisëse.
Pra të dy krahët politik duhet të jenë pro-Amerikanë për të bërë që sistemi të funksionojë normalisht. Duke pasur në konsideratë edhe ndihmën e drejtpërdrejtë të institucioneve Amerikane për të krijuar sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri sipas parimeve dhe vlerave të Amerikës atëherë është plotësisht e mundur integrimi Euro-Atlantik i Shqipërisë pasi ka mbetur edhe një hap: krijimi i të djathtës reale pro Amerikane si alternativë e pushtetit.
Një gjë duhet ta kenë të qartë të tërë shqiptarët të majtë apo të djathtë qofshin ata se nuk mund të ketë të djathtë në Shqipëri pa një distancim të qartë e të hapur ndaj Berishës e berishizmit neokomunist.
Në fund dua të them nëse të djathtët nuk arrijnë të krijojnë e konsolidojnë formacionin e tyre politik larg nga “katovica” e berishizmi shakaja e këtij viti se shqiptarët do protestojnë nga vitet 2035-40 “Zaho ik” mund të rezultojë e vërtetë.
Bota është teater njerëzit janë aktorë, mjerë ai apo ata që nuk dinë të luajnë rolin e vet.
I edukuar me mesimet e Partise dhe te sh.Enver,Sali Berisha nuk pajtohet dot me ideologjine e imperializmit amerikan dhe ate te revizionisteve.
Ne vitin 92,kur ai u be president ishte afro 50 vjeç dhe ishte edukuar ne kudhren e Partise si militant komunist.
E si mund te zhbehet nje njeri dhe te behet tjeter njeri ,kur ka kaluar mbi gjysmen e jetes si bolshevik revolucionar.Sido qe te sillet çfardo qe te thote ai ne gjak e urren Imperializmin Amerikan dhe sistemin kapitalist.
Ka qene dhe mbetet nje coftine e ndyre komuniste.
Good job.
Dy shekujt e fundit? Po tani qe kemi udheheqesin historik Sali por edhe ne kOsove binjakun e tij qe thote se Minishengeni eshte armiku? Dele e zeze ka qene dhe do te jemi! Jetojme akoma ne shekullin e 19te si osmanllinj!
Futi ne b*the ato gishta mor komunist i ndyre qe na shkaterove partine…..
Nje korigjim te vogel do beja une: hiqni dore nga “komunizmi” ne peshperitjet tuaj; çdo veprim qe ben partia demokratike, e ashtuquajtura, eshte veprim fashist. Shikojeni me vemendje dhe besoj ja keni degjuar dhe krismat qe nga 1991 e deri me sot: shkaterrim, vjedhje te prones socialiste, krimi njerezor e vrasje, pa drejtesi totale korrupsion dhe dogma duke u mbrojtur se lufton akoma komunizmin! Prandaj u theme: i ashtuquajturi komunizem ka vdekur me kohe, por kollone e kane ata qe ja kane ditur vleren dhe ja kane pire dolline. Merruni me fashizmin se e keni tek dera.
Aman more ju gazetare , nuk mund tju degjoj ma se me vjen me vjell kur ju degjoj te flisni sot kunder Sali Berishes . Nuk ka gazetar , opinonist , moderator , pronar medjash deri tek rojet e portes qe kan fol kunder tij vetem lavdrata ka pasur . Po a shikonit si i ndri fytyra akoma Bledi Fevziut , Arjan Çanit , Nikoll Lesit etj kur e marrin ne studjot televizive dhe e presin e percjellin neper studjo me nje pamje qe u merr fytyra e tyre nje pamje neveritese per gjithe popullin shqiptare . Vetem ne komunistat e Partise Komuniste te Hysni Milloshit sot Qemal Cicollarit , vetem ne nuk kemi lene takim , miting , gazete pa e kritikuar dhe pa e akuzuar per bemat qe i ka bere ketij populli dhe ketij vendi . Vetem ndaj nesh mund te beni ndonje lavdrate , hej çfare them edhe une , Po ku kane guxim ata te lartpermendurit me lavdru ndonje komunist . Ja pra ku po ju them qe ta dije tere populli , Ne qe vazhdojme ne Partine Komuniste jemi njerezit me besnike dhe me atdhetare , sepse ne gjirin tone nuk pranojme asnje ish sekretar komiteti , anetar i Komitetit Qendror e lart . e kemi me statut .
Ju kamunistat e H. Milloshit i dhatë votat tuaja Bashës për të marrë (uzurpuar) bashkinë e Tironës. Harruat?!
“Shqiptari”
Po çfar komunisti ka qene haleja Sali Ram Berisha?
Ai eshte pjelle, eshte rritur, po plaket si nje vemje e peshtire edhe per krimbat e haleve, per njerëzit, po e po.
Sakte e thjeshte,kuptushem per nje diapazon me te gjere trushplaresh berishiste.
Ju Shqipot nuk jeni në rregull nga koka. Çfar keni me UDB-ashin Sali që e akuzoni për PD-në. Ajo është pronë private e tij dhe e familjes së tij, dhe UDB-ashi bën çfar ti dojë ajo bytha e thatë me mallin e vet. E lan, e fëlliqë e fundos, e djeg, e shet, e blen etj etj. Pra ju Shqipo duhet ta kuptoni që në kapitalzem prona private është e shënjtë.
USA para 10 vitesh e vleresonte si burre shteti sal berishen.
More njerez ky fundosi Shqiperine e ju ankoheni se fundosi pd,le te veje kjo parti ne esfel,na plasi by..a,kemi hallin tone se ky e sojsorollopi qe i sillet rrotull na ka shkaterruar kaq keq sa e kemi shume te veshtire te ngrihemi e te marrim vehten,zoti i gjykofte.
Eshte vertet lemeritese qe ashtu si Enver Hoxha per 45 vite e demtoi pa fund kete vend te bukur e popull te mire nje bir I tij qe duhet jete njesoj paranoia ka 31 vite qe po bllokon te ardhmen e vendit.Ka vetem nje zgjidhje,Clara e Sali Berishes para gjykates penale pa asnje vonese.
Zoti Ajet je komplet subjektiv dhe I rendomt ne shkrim ,shume I varfer.Imagjinoje student dhjetori zoteria jote ?vaj medet nese ju do ishit ne drejtim.
Po mirë ja bëri që e fundosi, plaçkën e tij e kishte
Ata qe perkrahin Sali Kermen jane bashkepuntore te tij ne Krim dhe Grabitje dhe ne Antishqiptarizem.Si Person dhe si familje NON GRATA kane marre KUM KE BOVA -Nuk ka shpetim per keta Derdimene.
NQS do shihni intervistat e tij në arkivat ai donte ta shkrinte PD tashti po e merr me vete
Ju zoti gazetar, Delaj, per gjithshka ke te drejte, por ne radhe te pare duhet te jeni realist dhe koshient per dicka. Shumica juaj permendni vazhdimisht termin te majte e te djathte. Fiksojeni mire ne mendje. E djathta u shkaterrua ne vitet 1944-1990. Dhe atehere kur pati shansin te rilindte dhe njehere, atehere grushtin perfundimtar ja dhane pasuesit e Ramiz Alise, Berisha me shoke. Edhe ato filiza qe ishin i corganizuan dhe i eleminuan dhe jemi ne kete situate sot ku opozite te djathte reale nuk ka. E majta ka qene gjithmone e fuqishme ne Shqiperi dhe per hir te trashegimise se viteve 90′, por ardhja e Edi Rames ne pushtet e beri tej mase moderne ashtu si i takon nje partie qe perpiqet per te miren e vendit dhe eshte pro perendimore. Pa diskutuar efektet e globalizmit qe jane reale, pa diskutuar dhe difektet uleritese, e majta shqiptare ka amplituda vlerash shume te medha, pozitive dhe negative. Pozitive jane kembengulja per te bere reformat e duhura, dhe negative jane niveli i korrupsionit dhe lejimi i krimit te organizuar te marre frenat e politikes dhe ekonomise. Por mendoj qe fakti qe Rama eshte kembengules ne keto reforma, do te thote qe eshte koshient per difektet qe ka dhe si mund te eleminohen ato. Prandaj mos na trego perralla me te djathte ne Shqiperi. Keta qe e quajne veten opozite ne Shqiperi nuk jane gje tjeter vec ca njerez pragmatiste qe me ane tarafesh dhe jo si pasoje e vlerave jane ne ato poste ku jane. E djathta ne Shqiperi po te egzistonte realisht sot do flisnim ndryshe.