Yuri Kim për 5 vjetorin e Reformës në Drejtësi: Nuk ka qenë e shpejtë, as perfekte, por tani po shohim rezultatet

23 Korrik 2021, 11:02Politika TEMA

E pranishme në ceremoninë për 5-vjetorin e Reformës në Drejtësi, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim bëri bilancin e saj të procesit, i parë nga qasja amerikane.

“Është një moment shumë i rëndësishëm. Reforma në Drejtesi nuk ka qenë e shpejtë dhe perfekte, por tani po shohim rezultatet e të gjitha këtyre përpjekjeve”, tha ajo.

Sipas ambasadores,  “të gjitha institucione e miratura në 2016 janë tashmë funksionale, edhe pse jo të gjithë me organik të plotë, por kanë nisur punën, si Gjykata e Lartë dhe ajo administrative. SPAK dhe BKH janë po ashtu funksionale, dhe po japin rezultate. Prokurorë të korruptuar janë hequr nga sistemi, tani drejtësia po tregon se mund të veprojë me rezultate në emrin e qytetarëve, dhe se ligji është i barabartë me të gjithë, dhe se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht pushtetit që ka”.

Për Kim, shqiptarët po shpresojnë se “është shpresa e shqiptarëve për të siguruar se kemi vepruar drejt me reformën në drejtësi dhe kemi hequr ciklin e pandëshkueshmërisë. Shumë ka ende për të bërë, shumë nuk duan që të bëhet. Është puna e secilit në këtë tryezë për të ekzekutuar dhe vepruar me punën tuaj, në mënyrë që shqiptarët t’iu besojnë”.

Përfaqësuesja e SHBA-së në Shqipëri foli për një epokë të re për Shqipërinë, por edhe për një mbështetje të palëkundur të Uashingtonit.

“Duhet hapur një epokë të re për Shqipërinë, me një sistem ku shqiptarët të kenë shpresë se do të marrin veprimin e duhur nga drejtësia. Është një moment kritik, por SHBA ju inkurajojnë sepse duam të shohim se po bëni një punë të mirë. Ju kemi mbështetur nga fillimi dhe do ta bëjmë deri në fund. Kjo ka ndodhur në administratën Trump dhe do të vazhdojë edhe në administratën Biden”, deklaroi ajo në fjalimin e saj.

“Pas 5 viteve, është koha të festojmë, por është edhe koha të shikojmë ku ishim, ku jemi, të vështrojmë në mënyrë të qartë atë që kemi ber edhe të jemi realist, për t’u përmirësuar, dhe për të diskutuar për 5 vitet e ardhshme”, përfundoi Kim.

1 komente në “Yuri Kim për 5 vjetorin e Reformës në Drejtësi: Nuk ka qenë e shpejtë, as perfekte, por tani po shohim rezultatet”

  1. Vari Janullen! says:

    Reforme ne TV-tallava, se qytetarit nje lesh i ka sjelle dhe ka per ti sjelle, me dhjetramijera dosje qe jane bere mullar dhe qe ska asnje mundesi reale qe te hetohen ndonjehere.
    Edhe arrestimet nga lart qe mund te benin, per te dhene nje mesazh, Asgje! Nje mut i madh!
    Mjafton te shohesh Sali kermen, qe vazhdon i patrazuar dhe ju ben gjyqin te gjitheve nga rehatia e viles se Lalezit.
    Ne vend ta arrestonin, sepse ka njerez qe sdine akoma pse ju vrau prinderit dhe ku ju ka zhdukur kockat, vazhduan telenovelen e peshtire 50 vjecare (20 vjet si komunist+ 30 si pedeist) te bagles se Vicidolit, duke i shtuar nje seri tjeter, ate “te padeshirueshmit” te paprekshem.
    Ne vend te nje Reforme graduale, pa shume zhurme, qe godiste ne fillim te korruptuarit dhe injorantet ne drejtesi, pataj kokat e politikes dhe mafjes, u zgjodh nje nderhyrje brutale, pa strategji dhe mbi te gjitha poshteruese ne arenen nderkombetare per imazhin e popullit shqiptar. Se sa sukses ka Reforma, kur zogjte e drejtesise heshtin dhe bilbilin e ben vrima e bythes, duke tek Sali kerma qe jep verdikte, rrufe e denime.
    Po ti besh cdo shteti kete soj Reforme ne Drejtesi si tek ne, bie gjithe sistemi edhe ne Amerike, lere pastaj Italine apo Greqine! Treguam nje komb qe ka ulur breket, qe e kane marre peng dhe qe pasi e perdhunuan, e diskretituan boterisht si popull hajdut dhe ne fund edhe tallen karin me votat ksenofobe te Frances, Hollandes, Bullgarise dhe apo kujt tjeter ne BE, ka rradhen.
    Reforma me te cilen BEja poshteroi nje vend si ne, qe e mbajne ne koliben e qenit jashte mureve te saj prej 30 vjetesh, ne rezervate indigjenesh, mori gishtin e mezit nga Franca dhe Holanda e BEse, por shqiptaret jane te detyruar te jene te lumtur dhe te mendojne per aq sa duan padronet e venerueshem.
    Kemi nevoje te bashkepunojme me te gjithe, por kjo qe po na ndodh eshte nje perdhunim dhe kam frike se heret apo vone do te shpertheje edhe pse ne aparence dukemi te narkotizuar, te mpire, pa inicjative, pa ndergjegje dhe pa dell reagimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje