5 vjetori i reformës në drejtësi, Soreca: Ishte e domosdoshme, puna për ecurinë duhet të jetë prioritet i prioriteteve

23 Korrik 2021, 11:03Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, vlerësoi arritjet e Reformës në Drejtësi, 5 vite nga nisja zyrtare e saj në Shqipëri.

“Zbatimi i Reformës në Drejtësi ka qenë i vështirë, por jemi bindur që ajo ishte e domosdoshme. Është një mundësi për të rifituar besimin e publikut dhe integritetin e sistemit të drejtësisë”, tha ambasadori i BE-së.

Ai i kërkoi politikës shqiptare më shumë bashkëpunim. “Puna për ecurinë e sistemit të drejtësisë duhet të jetë prioritet e prioriteteve. Reforma në drejtësi është një nga prioritetet kryesore dhe kusht për anëtarësimin në BE”, shtoi Soreca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje