Nga Dritan Shano
Gjithnjë, mënyrën sesi qeveris Rama, dhe ideologjinë me të cilën ai e justifikon qeverisjen e vendit e kam parë si një sëmundje që ka pllakosur shqiptarët dhe PD si ilaçin që do i shëronte shqiparët nga sëmundja që i ka zënë. Por, besimi se je ti je ilaçi dhe ai është sëmundja, dhe shqiptarët mjafton të të marrin ty si ilaç është besim i rremë.
Një mik i shtrenjtë më ka shpjeguar se nuk është ilaçi ai që shëron sëmundjen, por është doza e ilaçit. Nëse i jep të sëmurit një dozë shumë të koncentruar, i sëmuri vdes; po i dhe të sëmurit një dozë iliaçi të holluar, i sëmuri nuk shërohet kurrë, nuk vdes por mbetet në lëngatë. Pra, që ilaçi të ketë efekt duhet gjetur doza e duhur. Pra, nuk mjafton që të thuhet se PD, ose Basha në vend të PD, siç i pëlqen enturazhit të vet, është ilaçi që i shëron shqiptarët nga sëmundja Rama.
Duhet gjetur doza e duhur e ilaçit PD që shqiptarët ta pranojnë ta pinë dhe të kenë besim se do shërohen. Dhe doza e duhur, efikase e ilaçit krijohet duke kombinuar më së miri ofertën njerëzore në përfaqësim, programin e zhvillimit dhe strategjinë e komunkimit. Në gjykimin tim kombinimi i këtyre të trijave nga Basha asnjëherë në këto 8 vjet nuk ka rezultuar të jetë doza e duhur e ilaçit për t’i shëruar shqiptarët nga sëmundja Rama. Vetë Basha e ka pranuar këtë gjë në 2017. Sugjerimet, kritikat ndaj Bashës, si për ata që kanë ende besim tek ky i fundit, dhe për ata që e quajnë Bashën një zgjidhje të shterruar, synojnë pikërisht gjetjen e dozës së duhur të ilaçit për t’i shëruar shqiptarët nga sëmundja Rama.
Intensifikimi i kritikave ndaj Bashës, pasi i me metoda burokratike i vuri kapakun nevojës për të diskutuar ide të ndryshme dhe siguroi vulën e PD edhe për 4 ose 40 vjet të tjera, në gjykimin tim, vjen për faktin se jo vetëm nuk shihet asnjë reflektim në kompozimin e dozës së ilaçit nga Basha apo kushdo që qëndron pas tij, por nëse vijohet me të njëjtën qasje dhe robërisë ndaj të njëjtëve njerëz e modeleve politike, shqiptarët jo vetëm nuk do shërohen, por do e shohin sëmundjen Rama, si gjëndje normale – të legjitimuar. Të legjitimuar, jo se sëmundja Rama po bën ndonjë gjë që nuk pritet brenda profilaksisë së saj. Thjesht nga mungesa e ilaçit efikas. Dihet që trupi i njeriut përshtatet, dhe pastaj nuk ka nevojë më për ilaçe, Ose më së paku për ilaçin PD/Basha.
Por jo të gjithë e mendojnë si unë këtë. Do ishte e panatyrshme. Njeriu duhet të jetë kurioz, kritik, dyshues.
Sot në mëngjes kuptova se në ndonjë mbledhje të fundit është vendosur që të thuhet me vendosmëri dhe këmbëngulje mediatike se: Kritikët ose armiqtë e Bashës e kritikojnë këtë të fundit nga: 1) smira; 2) mediokriteti; dhe 3) mercenarizmi!
Pra, kushdo që kritikon Bashën e bën për këto tre arsye dhe për asnjë arsye tjetër!
Pra, në asnjë mënyrë nuk e kritikon Bashën për rezultatet e tij politike në këto 8 vjet, dhe justifikimin e tyre me të njëjtat argumenta në 8 vjet, bërjen e të njëjtave zgjedhje dhe zgjidhje, duke demostruar kështu, si një lloj autizmi politik, paaftësinë për të zgjidhur të njëjtin problem si në 2015, 2017, 2019, ashtu dhe ne 2021.
Sipas kritikëve të unifikuar të kritikëve, këta të dytët që janë kritikë dhe armiq të Bashës, përdorin retorika boshe, pa substancë, pa moral; ndërsa Basha përdor retorika plote, me substancë dhe me moral.
Të krijohet ideja se sa më lart të jesh në hierarkinë e PD, aq më pak përgjegjësi ke. Sa për përgjegjësinë, dihet që është e kundërta, dhe shpeshherë e vetmja.
Përkufizimi i kujtdo që kritikon Bashën si njerëz me smirë, mediokër dhe mercenarë duhet t’i bëjë këta të heshtin, duke e lënë kështu Bashën rehat të monopolizojë kritikën dhe opozitën ndaj Ramës. A do heshten këto zëra me metodën e degjenerimit?
Nëse janë të sinqertë, nuk besoj se do heshtin. Prandaj, edhe nuk besoj se ndërsa me fillimin e sezonit të ri politik, Basha dhe grupi parlamentari i përzgjedhur prej tij do ulet në Kuvend do kenë monopolin e opozitës, dhe as sakrificat apo përfitimet që deri tani kanë ardhur nga kjo.
Por, le të jemi dyshues, kuriozë, kritikë, çfarë s’bën vaki.
P.S: Ndërsa vëreja këtë përpjekje të lavdërueshme për të degjeneruar këdo që mendon ndryshe nga Basha m’u kujtua një dialog roman:
lui: Anna, er pupo ha cagato …
lei: Pulisci il culo con due ditta
Duket sikur ky artikullshkruesi paska ngaterruar ilaçet dhe syte i shikojne mjegull, por edhe truri nuk i punon ashtu siç duhet. Mjafton qe te lexosh fjaline e pare te shkrimit dhe e kupton gjendjen shume te mjeruar te ketij “autori”.Mjafton qe ti themi ketij qe shqiptaret nuk mund te presin ndonje te mire nga nje organizate cubash dhe antishqiptare siç eshte PD-ja. PD-ja duhej shpallur me kohe si e paligjshme dhe nje pjese e mire e atyre qe e drejtojne kete grup shpellaresh duhet te ishin tani mbas hekurave te burgut.Te vazhdosh akoma me PD-ne do te thote qe te mos e kesh fare idene se çfare shkruan.
Fajin nuk e kane keta idiote qe shkruajne te tilla idiotesira, por ata qe publikojne keto shkrime pa vlere.
Këta filozofojnë kur u vjen veza dhe përseëri ja fusin kot???
Or tunxh, së pari duhet gjetur diagnoza e pastaj ilaçi.
Ti diagnozën e bën mbrapsht, pasi sëmundja është PD-ja e Berishës.
Me diagnozën tënde, Rama do jetë Kryeministri që do shohë vetëasgjesimin e PD.
Të vdekurit (mbasi ka tundur kemben)Jewish çdo lloj ilaci dhe me siguri nuk ngjallet me.Asnje therapist nuk i Ben efekt.Faktori hohe është vendimtar.Tani të gjithë e kane të qarte se tani ajo është në vdekje klinika dhe mbahet gelled me aparate.
Tunxhi eshte nje metal aliazh.
Eshte perzjerje e aluminit,bakrit,kallajit,bronxit ,tallash etj si puna e P.D hit.
Demokrate,pseudo,balliste,legaliste,fashiste,hajdute,spiune,anarshiste,hajdute.
Nje aliazh bastard njerezor pa kollone veterbale.
Pala a Lulit që i kundërvihet ngaqë i ka lënë jashtë tepsisë imagjinare të pushtetit, edhe pse e urejnë si uzurpues të partisë të deleguar nga Njëshi, edhe pse e dinë që Luli është hajdut me çizme, edhe pse e dinë që është në mos bashkautor bashkëfajtor në vrasjet e bulevardit, edhe pse e dinë që ka qenë e vijon të jetë përfitues si gjobëvënës i atyre që i quan oligarkë deri ditën që arkëton gjobën, edhe pse e dinë që .ori bashkinë me vjedhje të hapur e me dhunë të votave e gjatë asaj kohe vuri para duke fjetur, edhe pse e dinë që lobon me para ruse ose me pastrim parashë, pra edhe pse i dinë të gjitha këto nuk ia përmendin, ia amnistojnë duke i përmendur vetëm paaftësinë. Kjo flet shumë. Kjo do të thotë që kritikët e palës së vetë të Lulit janë në të bëme si ai.
Po mir ja kishte fituar basha Ça do mernim ne? nje mut te madh. Do fryheshin hapur me pare erion isufet, argiata, zeni, jamarbri, e kudo do qelbeshim ne monotonine e pisllikut dhe katrahures. Prit se harova dhe gjin gjonet me shoke Ata mburoja e tyre e perjetshme.
O Shanto,ti je per ilaçe per vete.Qenke rende ,shume rende.
Bashater jo vetem i ka dhene popullit dozen me te vogel te ilacit, po ilac tjeter per tjeter. Ndaj Shano ka gabuar dhe do te gaboje gjithmone se kembet nuk i ka ne koke po ne ajer. Madje Basha nuk u korrigjuar as ne zgjedhjet e fundit.
Fuck you me kete artikull qe ke bere
Sot per sot i vetmi sherim per Shqipetaret eshte Edi Rama dhe qeverisja e tij, No No PD e Luzim Basha me babain e tij Sali (Fuck) Berisha
Por Shqipetaret jane popull dembel dhe Shume llafazane qe nuk lene njeri pa mare neper goje
Prandaj Fuck you me artikullin qe ke bere me ilacin tend te shpiikur