Nga Spartak Ngjela
Hetimi i korrupsionit të lartë po vijon.
Askush nga të korruptuarit e lartë, drejtorë, ministra e kryeministra nuk e di se çfarë do të ndodhë kur të plasë.
Këta ende nuk e besojnë se mund të ndodhë, ndërsa ndonjëri, me mendjelehtësinë e provincialit gënjeshtaro-katundar, mendon se ka forcë kërcënuese kundër hetimit.
Asgjë nuk bëjnë dot.
Çfarë do të bëjnë të korruptuarit kur të denoncohen publikisht bëmat e tyre vjedhëse (shpejt do t’i dëgjoni)?
Kjo do të mjaftojë, sepse shqiptarët do të prekin tragjedinë e tyre, e shkaktuar nga vjedhësit e pasurisë së tyre.
Keni për të dëgjuar episode vjedhjesh me karakter antinjerëzor, që hasen vetëm në shoqëritë krejt primitive.
Një shtet i varfër, i vjedhur nga rrjepacakë që erdhën në pushtet si shpëtimtarë: kjo është historia e shqiptarëve në këta 30 vjetët e fundit.
Dhe të gjithë do të pyesin: po, çfarë u kishëm bëra që, me vjedhjen e tyre gjigande, na dëbuan nga Shqipëria?
Çfarë u kishim bërë që na vodhën mundin dhe na grabitën atdheun e na lanë pa atdhe?
Kur të dëgjohen bëmat korrupsionit të lartë shtetëror, sigurisht që do të ketë revoltë të madhe hakmarrëse në Shqipëri, dhe shteti mund të vendoset në një gjëndje shumë të vështirë për t’i mbrojtur, drejt gjyqit.
Një çifti i ikën fëmijët për punë në Perëndim; dhe kanë dhjetë vite që nuk i kanë parë (por këta janë me mijëra); janë ndarë familjet, se nuk kishin me çfarë të jetonin në Shqipëri (edhe këto janë mijëra); kanë ikur familje të tëra që nuk jetonin dot familjarisht në Shqipëri (edhe këto, mijëra janë, që humbën traditën e ngrohtësisë familiare në atdhe).
Të gjithë ata njerëz me moral të lartë, që kanë mbajtur familjet këtu me dollarë për të jetuar, duke punuar vetë dy punë në Perëndim, dhe të gjithë ata që do të kuptojnë të vërtetën e varfërisë së tyre ekstreme në Shqipëri, që ka ardhur nga grabitja që iu ka bërë një lukuni e madhe grabitësish të korruptuar: nënpunës, drejtorë, ministra e kryeministra vjedhës të shqiptarëve – do të krijojnë normalisht urrejtjen e tyre hakmarrëse kundër keqbërësve.
Keni për ta parë.
Dhe, e gjithë kjo tablo, do ta bëjë dënimin dhe shtetëzimin e pasurisë së tyre të vjedhur, një gjë shumë të lehtë, se faktet dhe provat e grabitjes, janë shtypja psikologjike e vjedhësve të kapur në vjedhje.
Dhe këto janë, miliarda e miliarda Euro e Dollarë; janë pallate e vila luksi; janë makina e jahte luksozë; janë mijëra hektarë e mijëra apartamente.
Keni për t’i parë.
Dhe, sigurisht që dë të dëgjoni edhe historitë me makabritet të tyre, duke parë përrreth varfërinë e shqiptarëve…
Spartaku i madh….Spartaku shqiptare i mire…Spartaku zëri i vërtet….dhe padyshim Frrok Çupi…malësori im i ditur dhe njerëzor janë nga të paktèt (mjekè)kunder KORRUPSIONIT K/MINISTROR….
Nuk na duhen kisha dhe xhamija, feja e shqiptarit eshte veç hajnia.
Kemi per ti pare e skemi per ti pare o i vrare…
Taku,ketu jane me mijra,sa spaku nuk di nga tja filloje e ke te fuse ne burg.
Duhen hapur aq shume burgje qe e di me mire se sa shume jane….
Kush ka sherbyer ne administrate,politike e drejtesi jane te gjithe per burg…
Asnje nuk justifikon pasurine e qefet e ketyre 30 vjeteve…
Ne ikem nga shiu bllokut dhe rame ne breshrin e ketyre banditeve qe rane si karkaleci ne arat e grurit….
Keta jane bere sheik pa punuar.
Rjepacak sali shpellari e ilir fshatari me te shoqen tru laraske nuk dine se sa vila e miliona kane.
Kush eshte ky budall qe fluturon me presh ne prapanice?
Te lumte goja e pena o I madhi spartak.iken iken shqiptaret njelloj si ne kohen e osmaneve. Ju a kaluan edhe armiqve te shqiptarve keto politikane maskarenj .
Të lumtë për gjykimin real, o DONI!
Sir, mister, Lord …..very much respected Avokat …. English people would have said to you.
??????
Skartaku ke nje jete te tere qe ben Kasandren e asgje nuk ndodh. Po te pjerdhesh kaq shume sa ti ndonje pordhe edhe mund te degjohet si muzike.
Kur do vijë ajo ditë?!
Drejtesia do te ndryshoje shume gjera. Besimi, se do te behet drejtesi ne kete vend. Do denohen te pandeshkueshmit. Do tremben hajdutet, do i largoemi vjedhjes e tarafllikut dhe do respektohet ligji. Do respektohen vlerat njerzore, i afti do zere vendin qe i takon. Shoqeria do nis te ekuilibrohet. Pas kesaj fillon ngritja.
eshte pak megaloman “avokati” ,po jepi hakun ka te drejte…
kjo eshte rraca e mutit qe po qelb gjithcka shqiperise
politike ,
gjykata ,
tv
medie
Taku edhe tı ke qene pjese e ketıj korrupsını Ke marre pjese ne qeverısjet edhe sı Mınıster e te tjera,Prandaj po fole per veten tende nje here pastaj edhe per te tjeret,
Fjala jote ne vesh te Perendise
BRAVO z. Spartak! Duhet tu biem ketyre rrugaceve dhe mediokerve qe kane vjedhur pasurite e shqiptareve ne keto 30 vjet. Por kemi edhe nje problem tjeter. Mediokriteti ne pushtet nuk po i ndahet Shqiperise. Shikon qe Ministra dhe Zv. Ministra te Shtetit qe jane njerez medioker. Vihen ne pushtet ca cupelina qe, mund te kene deshire per te punuar, por nuk kane aftesine per te drejtuar dhe menaxhuar punet qe u jane caktuar. Shqiperia duhet te behet me njerez te mencur. Nuk behet me njerez gjej-cfare-t’gjesh (GCG) dhe futi ne drejtim. Marrin nje cupuline dhe e vene zv. Ministre. Cfare di kjo vajze e re, apo dhe shume te tjera per administrimin, per drejtimin, per marredheniet me njerezit ne pune, per motivimin e njerezve. Keto pastaj shkojne ne baze dhe nuk i respekton njeri. A kini parasysh; vjen nje cupuline dhe ju flet profesoreve, te cilet kane nje jete ne akademi. Nuk po na ndahet mediokriteti. Si ne kohen e Zogut, Enverit, Sali Berishes, por per fat te keq edhe te Edi Rames. Kisha nje shprese qe Edi Rama do te ishte i ndryshem. Por duke pare qeverine e tij dhe njerezit qe ka marre ne pune, jam plotesisht i deziluzionuar. MEDIOKRITET pa fund! Mire tha Faik Konica: Shqiperi te kam dhjere, s’te kuptova asnje here. Kjo shkon edhe per Edi Ramen: Edi Rama te kam dhjere, s’te kuptova asnje here’.
Zoti Ngjela,ishalla fjala jote shkon ne vesh te perendise. Sali Berisha,Ilir Meta dhe Lulzim Basha,jane hajdutet me te medhenj dhe kerkojn e te bejen ligjin ne vendin ton.U jep fuqi paraja e madhe qe kane vjedhur pasi kane patur te gjitha pushtetet nen kembet e tyre.Prandaj ata duan ter marin pushtetin per te vene edhe njjehere drejtesin nene pushtetin e tyre dhe t’i shpetojn denimit e te trashgojne pasurine e vjedhur.Kure te shkojn keta ne burg,do qetesohet populli.
Perkufizimi ne titullin e shkrimit eshte i qarte,dhe kete shqiptaret e dine si ishin ata qe premtuan gjithshcka e nuk sollen asgje te mire per te bere shtet,shkatruan punen e mundin 45 vjecar te baballarve e nenave tona te vllezerve e motrave tona I mesuan te rinjve te mos benin asgjei mesuan mashtrumin genjeshtren korrupsionin rushfetin mos respektimin e prinderve te tyre i lane te rinjte pa pune e zanat i genjyen e poshtruan ish pronaret dhe per vete u bene pronare per 30 vite duke vjedhur per vete e te afermit e tyre i kenaqen me tendera privatizime e cfar deshen ata e sja udhane cdo gje i dhane.Tashti shtrohet pyetja per ngjelen si avokat dhe bkh e spak,pse nuk hapen dosjet etyre klubi partizani,gerdeci rruga kombit tenderat e pa regullta etj.Populli kete kerkon jo qe erdhe pa brejke dhe per 30 vite kane pasuri prallore.Cfar ja bere institucioni i deklarimit pasurive te pushtetareve llalla me pare e te tjere me rradhe pse nuk thane nje here se saliu meta rama mona lulja etj. qe kan aq pasuri te paluajteshme paga qe kan deklaruar per cdo vit eshte e pa krahsuar me pronat e tyre llogarija eshte e thjeshte rtogen e kamare kaq pronat i kushtojn kaq.Kete po ben kpk per gjyqtaret e prokuroret dhe po bijen nga dega si fiqte qe i ka ngrene kimbi nga brenda po keta qe jan emruar 30 vite prokurore e gjyqtaret per ti mbrojtur nga nasakra qe kane bere pse nuk thote ngjela.?! Ngjela e di se cduhet te thote por nuk e thote.Me kujtohet Edi Rama kur u pyet sa pasuri ka ishte kr.Bashkie thevse kishte ne llogari 3000 usd me erdhi per te qeshur se ai gazetari qe e pyeti nuk i tha pse po tallesh se 3000usd i ka kursime nje puntor krahu e jo nje kr.bashkije.Ngjela si jurist qe eshte duhet thote qe si duhen te hetohen e arrestohen ato qe jane pasuruar duke vjedhur shten dhe popullin dhe kur te gjykohen ti sekuestrohen pasurit e grabitura kete pret populli jo tituj shkrimesh
qe mbeten ne gazeta per 30 vite
Perkufizimi ne titullin e shkrimit eshte i qarte,dhe kete shqiptaret e dine si ishin ata qe premtuan gjithshcka e nuk sollen asgje te mire per te bere shtet,shkatruan punen e mundin 45 vjecar te baballarve e nenave tona te vllezerve e motrave tona I mesuan te rinjve te mos benin asgjei mesuan mashtrumin genjeshtren korrupsionin rushfetin mos respektimin e prinderve te tyre i lane te rinjte pa pune e zanat i genjyen e poshtruan ish pronaret dhe per vete u bene pronare per 30 vite duke vjedhur per vete e te afermit e tyre i kenaqen me tendera privatizime e cfar deshen ata e sja udhane cdo gje i dhane.Tashti shtrohet pyetja per ngjelen si avokat dhe bkh e spak,pse nuk hapen dosjet etyre klubi partizani,gerdeci rruga kombit tenderat e pa regullta etj.Populli kete kerkon jo qe erdhe pa brejke dhe per 30 vite kane pasuri prallore.Cfar ja bere institucioni i deklarimit pasurive te pushtetareve llalla me pare e te tjere me rradhe pse nuk thane nje here se saliu meta rama mona lulja etj. qe kan aq pasuri te paluajteshme paga qe kan deklaruar per cdo vit eshte e pa krahsuar me pronat e tyre llogarija eshte e thjeshte rtogen e kamare kaq pronat i kushtojn kaq.Kete po ben kpk per gjyqtaret e prokuroret dhe po bijen nga dega si fiqte qe i ka ngrene kimbi nga brenda po keta qe jan emruar 30 vite prokurore e gjyqtaret per ti mbrojtur nga nasakra qe kane bere pse nuk thote ngjela.?! Ngjela e di se cduhet te thote por nuk e thote.Me kujtohet Edi Rama kur u pyet sa pasuri ka ishte kr.Bashkie thevse kishte ne llogari 3000 usd me erdhi per te qeshur se ai gazetari qe e pyeti nuk i tha pse po tallesh se 3000usd i ka kursime nje puntor krahu e jo nje kr.bashkije.Ngjela si jurist qe eshte duhet thote qe si duhen te hetohen e arrestohen ato qe jane pasuruar duke vjedhur shten dhe popullin dhe kur te gjykohen ti sekuestrohen pasurit e grabitura kete pret populli jo tituj shkrimesh
qe mbeten ne gazeta per 30 vite Opinioni sa po u dha nga shba arlington city dt22 korrik.2021
Kur !!!!!!!!!
Analize perfekte.Shpresedhense.
BRAVO.NGJELA.
Nuk mund ti shtohet asnje fjale.
Te lumte pena dhe mendja Zoti Ngjela. Respekt per ju dhe gjithcka ben per Shqiperine dhe shqipetaret e ndershem e te varfer, per inteligjencen Shqipetare qe e syrgjynosen rrugeve te botes me qellime dashakeqe. Jo vetem je inteligjent por je nje patriot i shkelqyer. Per kete te falenderojme qe ke kurajon dhe ngre zerin per te gjitha te zezat qe brekegrisurit e rrjepackate si ju i emeroni i kane bere vendit dhe popullit te tyre. Nje falenderim i madh i takon Amerikes qe po ndihmon ne cdo segment te jetes qe te vendosi shtetin ku e ka vendin dhe hajdutet ne banken e te akuzuarve. Faleminderit nga zemra Amerike!!!!
Vazhdo Zoti Ngjela ,cirrua fytyren e shemtuar ketyre oligarkeve qe erdhen ne politike nga rruga pa breke ne b…. e sot kane vila e hotele biznese e para te vena ne emer te vjerres ,kunatit a kunates, motres a vellait,dajes e tezes e gjithe kusherinjve. Keta horra qe i kane pastruar parate e pista me ndertime dhe biznese qe ata i dine si i kane bere pa merite vecse duke vjedhur sa munden sepse nuk kishte shtet, sepse keta lloj njerezish jane me moral te ulet dhe nuk punuan kurre per popullin qe ju dha besimin por vetem per xhepat e tyre personale.. Kembana e drejtesise po bie mjer kush ka shkelur liggjin e ka vjedhur djersen e popullit fukara qe nuk ngre koken nga djemte hajdute ne pushtet per 30 vjet qe kishin dhe kane pushtet dhe mendojne qe askush nuk i prek me. JO JOJOJOJO…..dita po vjen dhe ata nuk do gjejene vrime ku te futen. Ne keto momente teper delikate Shqiperia ka nevoje per me shume personalitet dhe patriote si Zoti Ngjela qe ju dhemb per vendin e tyre dhe popullin e vet.
Soartak.
Je ikona e guximit edhe e se vertetes.
O popull degjojeni kete njeri te urte dhe te mencur se e keni dhurate nga Zoti.
Avukat.Perseritja eshte mema e dijes dhe babai i merzitjes! I perserit gjerat dhe i perseri i perserit!Ne nje vrime i bie fyellit! Tregoje dhe njehere historine e Bonapartit qe e filloi goditjen nga e majta megjithse ishte vete i majte! Teoria dhe praktika e drejteise anglo saksione nuk pi uje ne Shqiperi! Servilizmi shqiptar eshte anarkik!
Moe e nxij deri ketu avokat. Shiko dhe anen e kundert. Ata qe kontribuan me ndershmeri dhe qe hajne pensionin, qofte edhe mizerabel, te qete. Ti duhet t i shkosh gjer ne fund analizes, te fusesesh edhe psikoanalitiken ne arsyetim. Ky ishte njeriu i ri i edukuar nga partia e diktatutres me te tmerrshme ne Europe. Kadareja ne nje nga veprat e tij thoshte, kur te zbulohet korraca e tij do te qale qelbi dhe qelbesira. Njeri pa prone, nuk ka atdhe, nje njeri pa zot ushqehet me liri te pakufizuar e cila sjell kaosin sic e solli.Thirrja e Ramiz Alise kur po dorezonte nje shtet te vdekur ishte per komunistet: merrni pushtetin ekonomik, keshtu do te kini dhe ate politik. Do me? Ka dhe me, po deshe. Keto qe thua ti, jane pasoja.Hip me lart dhe do te shohesh qelbesiren qe nis me 8 nentor 1941. Lindjen e dobices mbarsur nga serbet qe vrau fisniket, te pasurit me pune, bashke me ata qe te sponsorizuar nga perandoria per te vrare e shtypur popullin e vet, per ta lene ate pa shkolle e pa dije te vertete, per ta ushqyer me hipokrizi e genjeshtra.Dhe erdhi nje dite. Interesant kjo vjeshte qe po vjen.A do te mundet Amerika ta ndreq gjendjen. Edhe brezi i ri me kete fryme eshte rritur. Nuk di c te beje me pushtetin, vec tge abuzoje, te pasurohet me nje dote, me ate menyren kap ca t kapesh. Zoti e bekofte kete vend. Po do ta beoje valle kur banoret e tij, kane vrare e torturuar veten me ate te tmerrmen lufte te kllases???
Aman kur do ti shikojmë o Tak!
Se më duket më shumë si një fakt për t’ju dhënë shpresë Shqiptarëve se sa realisht i tillë .
Si dhe kam një pyetje për ty o Tak…
Po ti ku ke qenë këto 30 vite??
Nje pyetje kisha per Ju z.Ngjela:Kurr do e ndodhe ,apo pas ndarrjes nga kjo bote ne me,yre natyrale e perbindeshit Shqipetar kryekrimit e magahajdutit Berishe???????????????????????? Kurre valle do te ndodhe apo si ne ato perallat,”Na ishte nje here”!
Ajo qe ju parashtroni eshte mese e vertete me popullin e debuar nga lukunia fshatareske qe me dy gishtat larte u gdhine qytetare,me dy gishtat larte vodhen,vrane e pervehtesuan pone private e publike sa sot u eshte mbushur mendja se jane pronare te ligjeshem te tyre.Ligji duhet te jete i barabarte per te gjithe duke filluar qe nga pianeci i rrugeve te Vjenes si iniciator i te gjitha ketyre megavjedhjeve e deri tek “ujku i Skraparit” duke i rikthyer nje per nje te gjitha pasurite ketij populli qe me dy gishtat perpjete ne vend te gjente “Lirin-Demokracine” nxori syte e tij duke u verbuar perjetesisht!
Perseris me legjitimitet:Kurr valle kurr do te ndodhe,sepse shpresa po venitet pasi ne 1990 isha 20 vite kur me lane perjashta prones ndersa sot jam 50 vite!Kurr pra kurr! Nese vazhdohet me jerarkine e nisur i bie qe te gjithe megahajdutet e vrastaret e ketij populli te jen ndare nga kjo bote e trasheguesit e vjedhjeve te tyre te ridrejtone kete vend si eterit e tyre.Peshku u qelb nga koka e ajo duhet prere pasketaj bishti siç po nuk ndodh ne fakt.Le tu vije radha eshe kryetareve te kooperativave qe sot quhen kryetare bashkishe,por se pari perpara drejtesise duhet te shkojne megavjedhesit dhe ata qe kane djegur Shqiterine per pervetesime te pasurive perallore te ketij vendi!Apo po i lene te marrin edhe rrezet e diellit te fundit pasi ne qeli do tu mungoje e per rrjedhoje mund te ç’faqin siptoma reumatizme!
Enderra me sirtar. Pikerisht, korupsioni eshte thelbi, ose Pseja e jetgjatesise te kapitalizmit. Perndryshe, biem ne Utopi. Luften e fiton i koruptuari, jo I ndershmi. Prandaj ka luftera pa fund…
Ngjela, po perjeton idealet e prinderve te Tij …te gjitha/e te vdekura/ur. Sorry, to late. Next time.
“too late” , not, “to late”.
Te drejta janë ato që thua për të tjerët. Por….të gjithë ne e dimë që ti je një super maskara e hajdut, që çdo gje që thua, është ajo që ke bërë e ke dashur të bësh vetë, e projektuar tek të tjerët, ata, që nuk të kanë përfillur në jetë. Kjo sepse nuk t’u dha mundësia të shpërfaqje maskarallëkun e hajdutllëkun, që ke në gen. Nuk je ëngjëll. Je një pervers megaloman.
Mesa duket historia perseritet. Rrjepacaket qe vijne ne pushtet si shpetimtare . Kjo ka ndodhur edge me pare Taku.
Te lumte avokat!
Nuk ka për ti gjetur asgje ,llogje ,po nuk u be revolucion ne drejtesi dhe po nuk hyne ne burg nga SB ,LB,FM,AB,ED ,që ti verifikohen pasurite nuk ka per te ndodhur asgje ,ne kemi nga 30 vjet qe punojme me punë të ndershme dhe nuk kemi fuqi te bejme pushime sikur edhe 5 dit ,kurse keta dhe te tjere si keta ,Petagoge,gazetar,drejtora,qe kan vila ne bregdet etj ku i kanë gjetur paratë,Neve dhe tokën qe kemi me komision kthimit kompesimit nuk po na i japin,dhe vendimi i saj eshte qe te na ktheje 10dynym ne bregdet ,dhe nga keto skemi marr nje kacidhe ,kurse pasurine keta horra e kane zaptuar ,fallsifikuar dokumentat,ne emer te fshatrave turistik kane blere vilat ,i di populli mir keto.Kur vegjelia te humbi dhe buken e gojes atehere shpresojme qe keta bejlere te rinj te gjene vend dhe te futen.te tjera bla.bla,bla.
llafi jot ne vesh te perendise (se SPAKUT – akoma nuk ja dime vleren tamam)
Fjalet e tua ne vesh te Perendise Z. Ngjela !
Kryesorja eshtë shtetezimi i pasurive te vjedhura. Ajo mundet t’a zbuste pak gjendjen. Asgjë pa konfiskimin e pasurive te tyre te krimit, pa shtetin te ketyre pasurive dhe pa denimin e hajdutëve qoftë edhe me pune publike pa pagesë ( por ama te denohen qe fëmijtë e tyre hajdute te mos vjedhin si prinderit).
Ora e madhe po vjen. Denim hajdutëve dhe kriminelëve te popullit.
Ej milet, Taku flet per “NGROHTESI FAMILJARE”
Po ne kte rast po pperdor shprehjen e Kryerilindasit
“O ZOT ,O ZOT, O ZOT”
Popull i forte jemi.
500 vjet drejtesine na e bene Turqit.
Pastaj nen Zogun na bene drejtesi Italianet.
Me Enverin ne fillim Jugosllavet e pastaj me rradhe Ruset e Kinezet. Me demokracine u kujdesen te paret Greket qe gjerat te shkojne mire , pastaj Italianet e me rradhe …. gjermanet dhe siç thote avokoti tani e ka marre ne dore Uashingtoni.
E mileti yne i mbushur si asnjehere me pare me shprese derdh gjithe admirimin per kasandren NGJELA dhe thur lavde per “perendine e dtejtesise”
Ameriken.
Hajde popull hajde.
Eshte e cuditshme sa optimist eshte ky njeri kur ne krye te ashtuauajturit shtet jane akoma hajdutet!
O taku keto qe thua i dine te gjithe keshtu qe ne shkrimin e rradhes thuaj dicka lidhur me keto gjyqet qe po humbasin ne arbitrazh meqe e njef mire kete fushe.