“Kam shumë frikë”, ruante drogën në një garazh, arrestohet shqiptari në Itali

24 Korrik 2021, 14:40Bota TEMA

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Legnanos në Itali pasi u kap me 50 kg marijuanë.

”Unë nuk them asgjë, kam shumë frikë”-ishin fjalët e para të shqiptarit, i cili nuk pranoi të përmendte asnjë emër, asnjë bashkëpunëtor.

Në garazhin në të cilin shqiptari zotëronte kishte çelësat, u gjendën pesëdhjetë kilogramë marijuanë dhe hashash.

“Gjithë atë drogë e kam marrë nga disa bashkatdhetarë që jetojnë në Shqipëri. Mua më kërkuan vetëm ta mbaja në këmbim të 2500 eurove, nuk e di kush do ta kishte rimarrë atë.”- u shpreh 40-vjeçari.

Raportohet se 44 kilogram marihuanë ishte pothuajse e gjitha e kalbur dhe 6 kilogramë hashash ishte mykur brenda ndërtesës, për këtë arsye përgjegjësia e shqiptarit në vazhdim të hetimit mund të ulet.

Me sa duket ishte vetë pronari i garazhdit që zbuloi ‘thesarin e fshehur’ në garazh. Për dy vjet ai nuk ia kishte dhënë me qira askujt, ditët e fundit ai vendosi ta vinte në përdorim dhe para se të publikonte reklama mendoi se ishte më mirë të hidhte një vështrim se si ishte gjendja e tij.

Duke u përballur me në një depo të vërtetë droge, ai vendosi të kontaktojë menjëherë policinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje