Rreziku që vjen nga konsumi i tepërt i kafesë

24 Korrik 2021, 10:01Lifestyle TEMA

Kafeja mund të jetë perfekte për t’u zgjuar në mëngjes, por një studim i ri sugjeron se konsumi i saj me shumicë, mund të dëmtojë trurin me kalimin e kohës. Një grup studiuesish në Australi zbuluan se konsumi i lartë i kafesë lidhet me volum më të ulët të trurit dhe 53 përqind risk të shtuar për t’u prekur nga dementia.

Ekspertët megjithatë nuk japin shpjegime për këtë lidhje surprizuese, që vjen në vrazhdën e disa studimeve të mëparshme që kanë zbuluar se në fakt pirja e kafesë në mënyrë të moderuar e mban larg dementian.

Studimi i ri, sipas asaj që shkruan DailyMail, ndjek po ashtu shumë të dhëna të mëparshme që tregojnë se konsumi i kafes sjell benefite të shëndetit me kalimin e kohës, për aq kohë sa nuk konsumohet me tepricë.

Ndonëse nuk përcaktohet në mënyrë specifike që kafja e tepërt shkakton dementia, autorët e këtij studimi të ri paralajmërojnë kundër konsumit të tepër të kafesë, që ata e përkufizojnë si më shumë se 6 filxhanë në ditë.

3 komente në “Rreziku që vjen nga konsumi i tepërt i kafesë”

  1. Ndiq midene says:

    Keta qe bejne studime jane per te mos u degjuar. Nje thote te ben mire, e tjetri te ben keq.
    Pse mos themi, qe duhet pire kur na pihet dhe mos e pime si ritual, si takova nje shok dhe me ftou per nje kafe.

    1. Shumë e drejtë says:

      Respekte, Ndiq Midenë. Shumë e vërtetë qe shkrimet kundershtojnë njeri tjetrin.
      Por ka shumë njerëz që nuk e pinë për mide, por për modë, ose shqip, për pordhë. Mbase nuk.e dinë që fasulja t’i shton më shumë.

  2. 17nentori says:

    Sjane vetem studimet qe gjithmone e me rralle bien dakort me njera tjetren por jane edhe keta palacot tane qe e perkthejne vreshtin per uthull … dhe si karagjoze qe jane gjithmone “harrojne” te referohen se nga e kane psonisur kete xhevahir ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje