VIDEO/ "Po ti je numri dy i qeverisë mo, tek ne ankohesh?", Braçe përplaset me qytetarët: Boll e vazhduat këtë këngë, kjo është kulturë e poshtër

25 Korrik 2021, 12:31Politika TEMA

Erion Braçe vijon të publikojë në rrjetet sociale shqetësimin e zhurmës që krijon një kompani ndërtimi poshtë apartamentit të tij.

Në vijim të postimeve, Braçe shkruan se situata nuk është përmirësuar pavarësisht reagimit të tij publik.

“Nuk ka fund; po ngrene vinc ne trotuar, mbi rruge e 7 meter larg dritareve tona! pa asnje kusht sigurie per banore, kembesore e kalimtare qe jane me mijera ne dite ne trotuar e rruge, makina po e po!
Nderkohe, shihni kushtet e sigurise ne pune!

Nuk e di sa peshon vinci qe po ngrene e ka keta punetore poshte! I bindur qe jane edhe te pasiguruar!

Dhe sdua ta lene menjane; Sipas tabeles se lejes se vendosur, afati i punimeve te ketyre ka mbaruar ne Mars!”, shkruan Braçe i cili i ka kthyer përgjigje edhe disa kritikëve:

“Me thene te drejten po u lexoj me vemendje, por ende nuk po e nuk doni ta kuptoni qe nuk eshte hall personal; Ketu jane te gjitha institucionet!

Por kjo eshte kulture e poshter qe eshte rrenjosur ne kete vend. Kjo kulture duhet crrenjosur e per te duhet folur publikisht!

Nje leje ndertimi-ne rastin ne fjale duket edhe jashte afatit, nuk eshte leje per te dhunuar gjithcka e shumicen qe te fitosh ti dhe vetem ti! Interesi publik nuk eshte fitimi i asaj kompania, por rregulli i perbashket qe nuk cenon asgje te shumices, asaj qe eshte publike!

Kaq dhe mos e vijoni me kete kengen: Po ti kujt i ankohesh!

Nuk po i ankohem kerkujt, po merrem me kulturen e neveritshme qe cenon cdo minute interesin publik!”, nënvizon Braçe.(TemA)

10 komente në “VIDEO/ “Po ti je numri dy i qeverisë mo, tek ne ankohesh?”, Braçe përplaset me qytetarët: Boll e vazhduat këtë këngë, kjo është kulturë e poshtër”

  1. Plani 5te pesevjecar says:

    A do veje ndonje ministër aty për të parë punimet? Vetëm atëherë do shikosh punëtorët me helmet pune në kokën dhe bluzat e ndërtimit. Shiritat e zonës ku punohet do vendosen gjithandej. Prandaj Bravo bën mire tu thuash ministrave të duken nga zona dhe jo komente ne fb. Kuptohet që edhe punëtorët do marrin masat per tu dukur nr tv dhe jo se vërtet duan ta dinë për masat e sigurimit në punë. Tung!

  2. Skender says:

    Je z.kryeministri i vendit.
    Je zgjedhur aty per te sherbyer dhe per te vene ne pune instituvionet .
    Per te vene ne vend padrejtesite ti cosh para ligjit po e kane shkelur ate.po se ben dot kerko falje dhe ik
    Turpppppp ke gjithe institucionet ne dore dhe na ankohesh ne

  3. justice says:

    Po ti Brace mos u merr me kulturen dhe as me rrjetet sociale. Zotrote paguhesh mire qe t’i rregullosh keto probleme. Ne fakt ke nja 3 dhjetevjecare qe paguhesh pa bere asnje pune. Prandaj leri pordhet …

    1. Beso says:

      O brace si cun me kulture qe je thuaji gaz demit se ta zgjidh ai

  4. Shiko kush flet!!! says:

    Erion Braçe – o Beu i Divjakës.
    Çfarë kërkon nga njerëzit në Facebook? Apo po kërkon të sulmosh Erion Veliajn për lejet që ka dhënë?
    Që Erion Veliaj e ka bërë baltë me lejet e ndërtimit, kjo kuptohet, por më fal për shprehjen, nuk e zhbën atë mutin që ke bërë në Lushnje dhe Divjakë duke mbajtur nje matrapaz për tre mandate si kryetar bashkie.
    Kush e futi përsëri në listë për herë të tretë?
    Kërkon të zhvendosësh vemendjen, por kjo eshte teknikë e dobët. Nga dëshpërimi po bën gomarllëqe.

  5. Titi says:

    Kulture e poshter kjo e jotja z.Braçe qe denoncon publikisht pa verifikuar nese ka leje te vlefshme apo jo dhe si eshte kjo leje !!! Tallesh me ne ore legen , qe je pjese e krimit ndertimor ne Tirane dhe e keni bere ate te pabanueshme.

  6. sapa says:

    Ky eshte kulmi i talljes.Shikoni sa poshte ka rene ky popull.Popull i mbaruar komplet! Prandaj sundojne maskarenjte dhe leshtu do jete gjithmone!

  7. Shumë shumë zhurmë says:

    Kur u shembën ndërtimet buzë lanës dhe në parkun rinia nuk u bënë më, jo gjë se ndryshoi kultura dhe ju mbush mendja, por meqë veproi shteti. Pra vetëm duke “lëvizur drejtorët” bëhet ajo që do, jo duke lehur si çiuaua nëpër rrjete sociale.

  8. B says:

    Ore ky esht zKM 40 ore ne jave ne orarin kur mbyllet goja dhe behet fresk pastaj edht qutetar nderi dhe ankohet ne fb si dynjaja. Ky o do japi doreheqje per kete tallje qe ben me popullin ose te hesht e mos tna kujtoje nje nga nji milion dhimbjet qe perjotojm cdo dite. I duket vetja realist qe sillet si qytetar kur ka pushtetin per ta bere. Sipas tij fajin e ka kiltura dhe e ndien veten jadht ketij realiteti.

  9. Aleksander says:

    Si votus i Parti Socialiste,
    Kyt rradhe keni nje minus.
    Per ata qe nuk e kan kuptua.
    Une votoj Partin Socialiste.
    Kritika eshte normale ne qofte se do te ecim perpara.
    E kuptove Braçe?
    Kjo kritik nuk vjen nga Shqiperia.
    Vjen nga nje Shqiptar me banim ne Itali
    Qe nga 1991. Dhe votoj Partin Socialiste Shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje