Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Kroaci, ku një autobus me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa 10 persona kanë humbur jetën dhe 45 persona kanë mbetur të plagosur.
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë përgjumja e shoferit. Sipas mediave kroate, autobusi bënte linjën Frankfurt-Prishtinë dhe në momentin e aksidentit, ishin 60 persona brenda.
Si fillim policia kroate raportoi për tre të vdekur, ndërsa aktualisht numri i viktimave është 10, identiteti dhe mosha e të cilëve nuk është bërë e ditur.
shofera sunite arnauta