I burgosuri në Spanjë u shpall i vdekur nga mjekët, zgjohet para se t’i bëhet autopsia

26 Korrik 2021, 11:39Bota TEMA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Spanjë, ku tre mjekë kanë shpallur të vdekur të burgosurin Gonzalo Monto Himenez, ndërsa tri ditë pas kësaj dëshmie, teksa pritej t’i nënshtrohej autopsisë ai ka  shenja jete dhe merrte frymë, ndonëse me vështirësi.

Ai ishte mbështjellë në një thes ku u kontrollua sërish nga autoritetet. Këta të fundit dëgjuan tinguj të çuditshëm që vinte nga poshtë thesit dhe aty mësuan se Himenez ishte ende gjallë.

Mjekët kanë thënë fillimisht se shkak për “vdekjen” e tij kishte qenë katalepsia, gjendje e cila bën që organizmi të duket sikur nuk funksionon. Himenez sipas mediave në momentin që është zgjuar ka kërkuar që të takohet me gruan.

Pasi i është plotësuar kjo kërkesë, ai më pas është dërguar sërish në burg, kur do të vuajë dënimin për një vjedhje që ishte përfshirë kohë më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje