Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se variant Delta po qarkullon gjerësisht në Shqipëri.
“Në vend ka një rritje të lehë të numrave të rasteve të reja ditore dhe incidencës një javore,. Por pavarësisht kësaj, vendi vazhdon të mbetet n një situatë të qëndrueshme epidemiologjike. Në Rajon, Europë dhe botë vihet re një rritje e konsiderueshme e rasteve të reja. Siç është bërë me dije, në Shqipëri është vërtetuar zyrtarisht dyshimi për praninë e variantit Delta të virusit në Shqipëri”, tha Rakacolli.
Ndërkohë, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico u shpreh se varianti Delta i COVID është shtrirë në 10 qytete.
“Numri i bashkive ka shkuar në 10 ndërkohë që në raport femra meshkuj, 52 me 48 dhe në shërbimin e sëmundjeve infektive janë të shtruar 9 pacientë. Rreth 500 mijë të vaksinuar me dozën e dytë. Varianti Delta në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastra, Korçë, Peqini, Mati dhe Vlora”, njofton Fico.
Domethënë?
Çfarë thonë këta të paaftë, dhe pa by***?
Vaksinimi është kyçi i suksesit që ekonomia të vazhdojë e hapur, që të hiqen maskat, dhe të vazhdojë jeta normalisht, me gjithë virus.
Virusi nuk ikën. Aq sa ka ikur gripi. Por do jetojmë me të, të imunizuar.
Do dali Varianti Delta, Gama, dhe Xhama, kështu që nuk do rrimë me frikë, dhe nuk është per t’u patur frikë po u vaksinove.
Vetëm katunarët dhe debilat që mahniten nga fyryfyelli Alfred Cako nuk bëjnë vaksinën.
Përndryshe mos u qani po u vunë masa shternguese se vetë do ta keni fajin.