'Duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike', Petro Koçi mbërrin në SPAK

26 Korrik 2021, 11:09Politika TEMA

Ish-zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka mbërritur pak minuta më parë në SPAK, pasi prokuroria nisi verifikimet për denoncimet publike të tij, ku shprehej se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.

Sipas burimeve zyrtare të SPAK pas këtyre deklarimeve janë duke u kryer verifikime për tenderët dhe menaxhimin e financave publike të bashkisë, ndërsa sot do të merret dëshmia e Koçit mbi dijeninë dhe informacionet që ka në lidhje me këtë denoncim që bëri.

Deklarata e Koçit në “Facebook”:

Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji.

Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.

 

Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona.

Organet ligjzbatuese nuk duhet të lej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje