Më e fortë PD-ja pas Kuvendit, por më e vogël elektoralisht…

26 Korrik 2021, 10:57Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Pak pikëpyetje kishte para kuvendit të PD-së se ç’do të ndodhte me propozimet e rivalëve të Bashës për ndryshimet rrënjësore në statutin e partisë. Gjithashtu të pakta ishin pikëpyetjet për të ardhmen e tyre politike në rradhët e PD-së. Pikëpyetja e madhe ishte se çfarë qendrimi do të mbante kuvendi, e në veçanti Basha, pas shpalljes se Berishës person non-grata nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Një distancim i hapur publik ndaj Berishës në kuvendin e PD-së do të paralajmëronte përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së në shtator, gjë që do ta linte atë si një deputet të vetmuar…

Por mënyra triumfale sesi u prit Berisha në kuvendin e PD-së dhe ngrohtësia e pamatë që shfaqi Basha ndaj tij e davaritën çdo dyshim për të ardhmen politike të Berishës. Mesazhi nga ai kuvend ishte se PD-ja është grusht çeliku e bashkuar rreth dyshes Basha-Berisha, ndërsa kritikët e Bashës përbëjnë vetëm një bezdi të rradhës për partinë e mësuar me bezdi të tilla ndër vite…

Në qoftë se e kundërta do të kishte ndodhur (pra nëse do të ishte mbajtur një qendrim i ftohtë ndaj Berishës dhe do të ishin pranuar disa nga propozimet e rivalëve të Bashës), elektorati i PD-së rrezikonte të ndahej përgjysëm në shtator. Në fakt, nga një sondazh kombëtar që zhvillova pas kuvendit të PD-së, më rezultonte se numri i atyre që preferonin Bashën si politikan ishte pothuaj i barabartë me numrin e atyre që preferonin Berishën. Me fjalë të tjera, një përplasje e hapur mes Bashës dhe Berishës mund ta ndante elektoratin e PD-së në dy pjesë pothuaj të barabarta. Ndërsa duke vazhduar bashkë, partia bëhet më e fortë.

Por a është aktualisht më e madhe përkrahja ndaj PD-së në elektorat?

Në sondazhin e sipërcituar, rezultonte se vetëm treçereku i të anketuarve që kishin votuar për PD-në më 25 prill zgjidhnin Bashën ose Berishën si politikanin më të preferuar të tyre. Ndërkohë, çereku tjetër i votuesve të PD-së nuk preferonte asnjërin nga 6 politikanët kryesorë të Shqipërisë (ku përfshiheshin Rama, Veliaj, Balla, Basha, Berisha e Meta).

Treçereku i atyre që votuan për PD-në më 25 prill janë shumë pak për dyshen Basha-Berisha, për të filluar betejën e gjatë me Ramën dhe lejtnantët e tij, që i kanë ruajtur kuotat e tyre elektorale…

5 komente në “Më e fortë PD-ja pas Kuvendit, por më e vogël elektoralisht…”

  1. Xhelal says:

    Mire ore, ANAL-ist, ku e shikon “forcen” e HALESÈ ti, sepse po t’e ishte kaq e forte, do kishte fituar…
    Mbase ti mendon se me fitoren e mziut, eshte doli me e forte…don’t know, wise asshole….

  2. Kta te gjitha jane me brisqe ne dor pra me te forte says:

    Me te fort se i kane ngref te gjithe ka-ët dhe u duken si shpata te mprefura.

  3. Kta te gjitha jane me brisqe ne dor pra me te forte says:

    Me te fort se i kane ngref te gjithe ka-ët që u duken si shpata te mprefura.

  4. ce says:

    Ore Analisto grafisto gjeneralisto opinoionisto po si mund te vije ne pushtet nje force politike qe imazhi i saj perceptohet nga dy monstrat me te urryera te planetit_ Naziskini Xhelal mendjeziu me daulle ne dore dhe 10 mije lekesha ne balle qe beri thirrje per ekzekutime pa gjyq ne prag te 25 prillit ne perkrahje te bandes se Gaz Bardhit me uniforma kafe qe bene masaker elektorale ne Elbasan apo Muli horri kryevagabondi qe me naziskinet e mamurrasit dogji me molotov deren e kryeministrise gjate lajthitjes se opozites rrugore. Pa ikur keta dy bandite imazhi i pd se eshte ne piken me te ulet gjate 30 viteve dhe kjo force nuk vjen kurre ne pushtet.

  5. Nje shkrım krejt ı kote pa sontazhe e mendıme te tjera Tı merr parasyshe veten ata qe te shkruajn ty Qe ne realıtet jane tıfozet e Sales dhe te Bashes
    Meketo shkrıme tuaja jane per te corjentuar njerzıt dhe jo per te mobılızuar ato

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje